Lunaçek: Sivjet s’ka liberalizim vizash
Lunaçek: Sivjet s’ka liberalizim vizash
Lunaçek: Sivjet s’ka liberalizim vizash
Prishtinë, 21 janar - Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, kritikoi institucionet e Kosovës për vonesën e reformës zgjedhore. Ajo tha se me këtë dinamikë të punës nuk do të ketë reformë të vërtetë zgjedhore, edhe përkundër premtimeve të liderëve që kjo të ndodhte pas përfundimit të zgjedhjeve të fundit parlamentare në 2010. Lunaçek theksoi se nuk do të ketë liberalizim të vizave për kosovarët dhe se ky proces mund të zgjas edhe dy tre vite. “Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka bërë që shumë eurodeputet të zbusin qëndrimet karshi Kosovës”, kështu deklaroi raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek. Në një konferencë për media në Prishtinë, Lunaçek foli edhe për vonesën që është bërë në reformën zgjedhore, ani pse sipas saj janë dhënë premtime të mëdha nga institucionet dhe ato janë thyer.
“Sa herë që kam ardhur këtu dhe jam takuar me përfaqësues të qeverisë është thënë se reforma zgjedhore është e rëndësishme. Vetë kryeministri pati premtuar se reforma zgjedhore do të përfundojë para verës dhe kjo ende nuk ka ndodhur. Reforma është dashur të përfundojë deri më tani dhe kam frikë se deri në zgjedhjet e ardhshme, reforma do të jetë shumë e vogël dhe nuk do të jetë reformë e vërtet zgjedhore”, tha ajo.
Eurodeputetja austriake foli edhe për ulëset e rezervuara, duke thënë se një gjë e tillë do të mund të integronte serbët e veriut, por shtoi se vendimi për vazhdimin ose jo të ulëseve të rezervuara duhet të merret nga vet deputetët apo përfaqësuesit partive politike, pa rënë pre e presioneve nga jashtë.
“Kushtetuta e Kosovës garanton 10 vende të ulëseve të rezervuara në Kuvendin e Kosovës. Serbët duhet ta kenë të qartë se me ose pa vende të rezervuara, ata në Kuvendin e Kosovës gjithmonë do t’i kenë dhjetë vende të garantuara me Kushtetutë”, tha ajo.
Raportesuja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek ka zbehur shpresat e qytetarëve të Kosovës për udhëtim pa viza në Evropë gjatë këtij viti. Ajo madje ka theksuar se ky proces mund të marr edhe 2 deri në tri vite kohë.
“Nuk jap data, sepse nuk e di, as Komisioni Evropian nuk e di. Nuk do të bëhet në këtë vit, kjo mund të ndodhë pas një, dy apo tri vitesh, nuk e di se kur. Shpresoj që do të bëhet brenda dy apo tri vitesh”, ka deklaruar Lunacek.
Lunacek përsëriti qëndrimin se Kosova duhet të bëjë me shumë në luftë kundër krimit dhe korrupsionit. Përveç kërkesës për njohje të Kosovës edhe nga 5 vendet anëtarë te BE-së, Lunacek ka drejtuar edhe një kërkesë tjetër për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Liberalizim vizash për Shqipërinë në 2010
» Fratini: Heqje vizash per shqiptaret
» Liberalizim i vizave, Pack debaton në PE
» S'ka liberalizim të vizave, Thaçi: Marre nga ana e BE-së
» ARBANA XHARRA Ja pse s'kemi liberalizim te vizave:

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi