Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fratini: Heqje vizash per shqiptaret

Shko poshtë

Fratini: Heqje vizash per shqiptaret Empty Fratini: Heqje vizash per shqiptaret

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 29, 2009 4:50 pm

Fratini: Heqje vizash per shqiptaret Pix
Fratini: Heqje vizash per shqiptaret Pix
Fratini: Heqje vizash per shqiptaret Pix
Fratini: Heqje vizash per shqiptaret 20090329070825_artikull Fratini: Heqje vizash per shqiptaret E Diele, 29 Mars 2009 Ministri i Jashtem italian, Franko Fratini deklaron se "Shqiperia i ka permbushur kriteret per liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian". Ne diten e pare te samitit te ministrave te Jashtem te BE-se qe mbahet ne Ceki, kryediplomati italian tha para kolegeve te tij se Roma zyrtare mbeshtet heqjen e vizave me te gjitha vendet qe i kane plotesuar kushtet e vena nga evropianet, duke cituar ketu Shqiperine dhe Serbine. Fratini kerkoi nje vullnet me te mire politik per zgjerimin e Bashkimit Evropian drejt Ballkanit. Te njejtin qendrim kane mbajtur edhe anetaret e tjere, pjesemarres ne samit. Dhe ne mbeshtetje te liberalizimit te vizave mes Shqiperise dhe BE-se, vete ministri Fratini dhe homologu i tij slloven, iu drejtuan Bashkimit Evropian pak dite me pare me nje leter, ku kerkonin gjithashtu zgjerimin e BE-se ne rajonin e Ballkanit Perendimor. Ne leter u theksua rendesia e madhe e zgjerimit ne keto vende, perfshi ketu Shqiperine. Nderkohe qe ministrat e Jashtem te vendeve te BE, ministrat e vendeve kandidate te Ballkanit Perendimor, ku ka qene dhe ministri yne i Jashtem, Lulzim Basha, kane nenshkruar nje deklarate te perbashket. Nepermjet te ciles ne krye te heres nenvizohet se cdo i progres i vendeve drejt Bashkimit Evropian duhet te jete e bazuar ne meritat individuale dhe kushtezimi i rrepte, udheheqjen e nevojshme politike dhe reformat ekonomike, ne perputhje dhe me konsensusin mbi zgjerimin e shprehur dy vite me pare. "Duke iu referuar zgjedhjeve te ardhshme ne rajonin e Ballkanit Perendimor, kryesia kujtoi rendesine e te siguruarit te zgjedhjeve te lira dhe te drejta, ne perputhje me standardet nderkombetare dhe angazhimet e marra nga qeverite e vendeve aspirante", thuhet ne deklaraten e perbashket. "Nje regjim i lire i vizave duhet te krijohet me te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor, atehere kur standardet e percaktuara ne planet e liberalizimit te vizave te jene permbushur", thuhet ne deklarate. "Nuk do te kete zgjerim, nese nuk miratohet Marreveshja e Lisbones", tha ministri i jashtem francez, Kushner, gjate takimit te ministrave te jashtem te vendeve anetare te BE-se, ne Hluboka te Cekise. Kjo pikepamje u mbeshtet edhe nga zyrtaret e ministrise se Jashtme te Gjermanise. Nderkohe qe zgjerimi i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit perendimor, eshte i mundshem sipas pikepamjes se kancelares Angela Merkel, vetem nese behet me pare ratifikimi i Paktit reformues te Lisbones. Kjo u be e qarte pas nje takimi te ministrave te jashtem te BE-se, ne Hluboka te Cekise. Nje perfaqesues i qeverise gjermane shtoi, se kjo vlen edhe per Kroacine, e cila pritet qe te perfundoje bisedimet e pranimit kete vit. Kurse ministri i jashtem i Cekise dhe kryesuesi i radhes i BE-se, Karel Shearzenberg foli per nje gabim i madh. Kritikat"S'me me pelqen kur zgjerimi shnderrohet ne nje fushate negative, gje qe per mua eshte populizem i kulluar. Te gjithe e dine se Ballkani Perendimor dhe, ne nje periudhe afatgjate, Turqia i perkasin BE", tha ministri i jashtem i Finlandes, Stubb.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi