Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kimete Berisha:Fati nuk trashëgohet!

Shko poshtë

Kimete Berisha:Fati nuk trashëgohet! Empty Kimete Berisha:Fati nuk trashëgohet!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 06, 2014 9:31 pm

Kimete Berisha:Fati nuk trashëgohet! 403x302157430403x302156904403x302156780403x302156557403x3021562111544584_633936976644213_181538056_n
Fati nuk trashëgohet!

Nga Kimete Berisha

Ibrahim Rugova është i biri i veprave të veta.  Ukë Rugova është i biri i veprave të veta. Çdokush është i biri i veprave të veta! Prej Servantesit që e tha i pari, e deri te më i fundit 'Të gjithë jemi bija e bijë të veprave tona'! Sikur ndodh një 'vdekje e madhe' kur as plaku më i madh nuk gjen fjalë të 'arsyetojë' vdekjen, t'i jap logjikë e ta bëjë të pranueshme për shpirtin e pikëlluar, gati si një 'tragjedi e papritur' u përjetua edhe arrestimi i të birit të Ibrahim Rugovës-Ukës. 
Por askush nuk u mërzit për Ukë Rugovën, por për 'të birin e Ibrahim Rugovës', kushdo që do të kishte qenë ai!

Ibrahim Rugova është i biri i veprave të veta. 
Ukë Rugova është i biri i veprave të veta. 
Çdokush është i biri i veprave të veta!


Prej Servantesit që e tha i pari, e deri te më i fundit 'Të gjithë jemi bija e bijë të veprave tona'! 
Arrestimi i Ukë Rugovës, ka shkaktuar reagime ektreme; derisa një grup i madh janë pikëlluar dhe janë prekur shumë për arrestimin e të birit të Presidentit Ibrahim Rugova, shumë e shumë të tjerë janë gëzuar e kënaqur pa masë për arrestimin e tij, që 'demitizon' deri në asht familjen Rugova, që sipas një tradite shqiptare, duhet dhe pritet nga ajo të jetë 'Familje e shenjtë'!

Nuk ka 'Familje të shenjtë'! 

Nga Ukë Rugova nuk e kemi dëgjuar asnjë fjalë të mirë. Heshtja e tij budiste, nuk mund të keqkuptohet. 

Ne menduan që ai vegjeton në Kuvend, nuk flet, qëndron indiferent-sepse si Don Huani i Castanedës, djali nuk është ulur aty ku përket, por aty ku kanë dashur të tjerët për ta instrumentalizuar, jo si Ukë, por si i biri i Presidentit Ibrahim Rugova. 
Hapin e parë kur e ka bërë drejt Bujar Bukoshit, ka treguar se nuk e ka njohur as babën e tij, lëre ujkun e vjetër! 
Jo pse Bukoshi është i mirë apo i keq për të, por sepse Bukoshi nuk ishte as në anën e babës së tij në çastet më kruciale, se me Bukoshin s'ka lojë, ia doli me mjeshtri të madhe, së bashku me Isa Mustafën, të luaj me paret e 3% dhe të mos përgjigjet asnjëherë për ato pare tmerrësisht të keqpërdorura! 
Ukë Rugova duket se sot e 'theu' mitin e familjes, nderit familjar në të cilin mit mbështetën historikisht shqiptarët! 
Pavarësisht a është fajtor apo i pafajshëm, Ukë Rugova nuk është metri me të cilën matet vepra e Presidentit Ibrahim Rugova.
Presidenti nuk ishte i shenjtë dhe qind për qind nuk ka pretenduar të lë trashëgimtarë 'të shenjtë'! 
Mëkatar, siç është, Ukë Rugova ta rikujton sot të birin e 
Albert Einstein, Eduard-in, i cili vuante nga skizofrenia! Paradoksale se si ka ndodhur që bash i biri i gjeniut të vuaj nga sëmundja e rëndë mendore. 
Në moshën 20 vjeçare, Eduardi iku nga shtëpia, dhe Einstein nuk e pa kurrë më!
Sa herë mendoj për Ibrahim Rugovën, e dëgjoj 'Yesterday', të John Lennon-in, që la trashëgimtar Shon-in, i cili këndon dhe duket i njejtë si i ati i tij Johni, por gati askush nuk e dëgjon!



Fati nuk trashëgohet!


Më së miri 'për fëmijët dhe prindërit e tyre' këndon poezia e Khalil Gibran!
E pse Ukë Rugova arrestohet, e nuk arrestohet për shembull Bajram Rexhepi për: skandalin e pasaportave; vjedhjen e dëshmive të krimeve në 'dhomën e dëshmive'; për vjedhjen e drogës në polici; rrahjen e keqtrajtimin e protestuesve e studentëv, e për skandale të tjera - unë s'di! 
EULEX-i nganjëherë duket si polici private e PDK-së, por edhe e asaj LDK-je në krye me Eqin, të njejtit kur bënin dosje njëqind kilogramëshr kundër UÇK-së!
Kjo nuk është drejtësi! 
Këto janë qërim hesapesh ndërmjet rivalëve politikë, ku fitojnë më të zotët! 
Ata që bëjnë skenare më të mira!/standardi.info
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi