Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Imami: Gratë është haram t’i afrohen kastravecit e bananes

Shko poshtë

Imami: Gratë është haram t’i afrohen kastravecit e bananes Empty Imami: Gratë është haram t’i afrohen kastravecit e bananes

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 11, 2014 9:00 pm

Imami: Gratë është haram t’i afrohen kastravecit e bananes Dscn3829


Një imam anonim i cili jeton në Evropë deklaroi se është haram që gratë t’i afrohen kastravecit dhe bananes, pasi këto kanë asociacione për seksin.
Imami është intervistuar në lajmet e el-Sensous, ku citohet të ketë thënë se nëse femrat dëshirojnë të hanë kastravecë ose banane, burri ose babai duhet t’ua presë ushqimin në copa. Imami po ashtu tha se edhe disa pemë e perime tjera i përngjajnë penisit dhe mund të eksitojnë gratë dhe i shtyjnë ato të mendojnë për seks, shkruan faqja turke e internetit bikyamasir.com.
Përveç kastravecit dhe bananes, sipas imamit është haram të hahen edhe fiqtë dhe kungujt e vegjël sepse po ashtu janë të rrezikshme për mendime, haram. Imami po ashtu tha se gratë duhet mbajtur nën kontroll kur të dalin jashtë për të blerë pemë e perime dhe se në atë moment ato i ruan vetëm Allahu.
Këtë intervistë e cila ka nxitur reagime kontroverse dhe zemërim tek shumë myslimanë të cilët thonë se imamë të tillë janë turp dhe japin imazh të shtrembëruar për islamin. Shumë myslimanë kanë komentuar se mu këto deklarata vetëm se tërheqin vëmendjen e grave edhe më shumë!. /Telegrafi/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi