Sali Berisha:Imami është fajtori, i vodhi “Dhjetorin” Ramës!
Faqja 1 e 1
Sali Berisha:Imami është fajtori, i vodhi “Dhjetorin” Ramës!
Sali Berisha:Imami është fajtori, i vodhi “Dhjetorin” Ramës!
Të dashur miq, në këtë shkrim nuk kam ndërmend të sjell kujtime nga dhjetori i vitit ‘90-të, por thjesht do të hedh dritë për arsyet që shtynë Ramën të festojë, këtë vit, 8 Dhjetorin.
Edi Rama këtë vit si asnjëherë më pare, festoi 8 Dhjetorin me zyrtarë të tij dhe tre katër ish-studentë të dhjetorit ’90, si dëshmitarë të një ngjarje, që e ndjek atë si një hije që i nxin jetën. Madje Rama vet, vitin e kaluar, për studentët e dhjetorit apo dhjetoristët ’90, shprehu përçmimin e tij kur tha se, janë bërë si traktoristët e Enver Hoxhës, me portretet e të cilit festoi pak ditë më pare, me sa duket në “nderim” të dhjetorit.
Rama, kryetar Bashkie dhe më pas Kryetar i PS, nuk festonte kurrë Dhjetorin ’90. Në të shumtën e rasteve, në javën e dytë të dhjetorit, ndryhej në Pezë ose largohej nga Shqipëria. Por kësaj rradhe, me një skenar të studjuar, bëri gjthçka që të paraqitej si dhjetorist. Madje, ishte veshur si çunak dhe foli i shtirë plot emocione si ish dhjetorist, u prezentua vet dhe nga mediat e kontrolluara prej tij, si ish-pedagogu i ri i arteve, protagonist i atyre diteve dhe shkoi aq larg, sa ju kërkoi mediave ta paraqisnin edhe si një ndër themeluesti e PD. Nga show i tij me 8 dhjetor jo të pakët ishin ata që u gajasën me bllofin e tij të rradhës, që një miku im do të më shprehej se - i kujtoi dhëndurët e moshuar të dikurshëm që, për t’u rinuar lidhnin në qafë një shami pionieri. Të tjerë menduan se, pas festimit, pak ditë më parë me protretet e Hitlerit shqiptar të Pas Luftes, ai u përpoq, siç thotë populli, të lante m.... me sh... .
Disa dhjetoristë më shkruan se fallsifikimi i historisë është trashgimia e Ramës nga etërit e tij, madje shprehen ata, kjo ishte thjesht një përpjekje tjetër e tij si ajo që bëri duke krahasuar 23 qershorin 2013 me 22 marsin e vitit 1992, duke përdorur edhe të huaj si dëshmitarë të rremë.
Kurse unë vetë mendova se ai u vetshpall dhjetorist këtë vit për të pudrosur aktet e tij antishtet, antiligj, antikushtetuese. Por duket se të gjithë gabuan. Vetëm Elda, një ish studente e Arteve, guximtare, energjike por edhe tërheqëse dhe aktiviste e zjarrtë e atyre ditëve, tani specialiste e shquar në psikoanalizë, duket se e zgjidhi rebusin. Elda, si shumë e shumë studentë të atyre viteve, kishte emigruar në Paris, me shpresën se do të bëhej artiste e madhe, por siç ndodh rëndom ndërroi rrugë sepse u apasionua dhe studjoi psikoanalizë, e më pas arriti të punësohet si asistente ne njërën nga klinikat më në zë të psikoanalizës në Paris. Me Eldën shkëmbenim urimet e Vitit të Ri dhe prej shumë kohësh nuk e kisha takuar. Pak javë më parë kishte ardhur e ftuar nga Rama në takimin me mjekët që punojnë jashtë dhe kërkoi të më takonte. Psikoanaliste e aftë, më së shumti biseduam për drejtimet dhe rezultatet e sotme të kësaj terapie në botë dhe asnjë fjalë për ish-mikun, pacientin e dikurshëm të saj, Rama. Elda, ishte ndjerë e ofenduar që i ishte përgjigjur ftesës, mbasi fjala dhe qëndrimet e Ramës ishin pa dhjetoristë. Por këto ditë, në një koment të postuar ne Facebook-un tim, Elda më shkruan: "Përshëndetje Doktor dhe urime, pas 23 vitesh Rama më së fundi u bë dhjetorist, u bashkua me ne, festoi edhe ai 8 dhjetorin". Më poshtë ajo vazhdon se, shkaku i vërtet i këtij akti bizar nuk qendron tek respekti që ai ka për dhjetoristët e aq më pak dhjetorin, muaj të cilin Rama e urren në pafundësi. Unë jam ish studente e Ramës dhe e kam njohur atë në Tiranë, por më afër në Paris. Rama, pohon Elda, nga ditët e dhjetorit mbeti i plagosur rëndë. Ato katër ditë të paharruara të dhjetorit ’90, që u bënë dhe ditët më të veçanta të jetës sonë, nuk ishin të tilla për Edin. Jo. Ato ishin ditë tersi të vërtetë për të. Unë e di se ju mund të mendoni se ato ishin ditë skëterre për të, sepse humbi pushtetin e etërve. Jo, jo Doktor, nuk është ashtu, sepse ai vetë, ato ditë për ngadhnjimin e tij, do të ishte dakord t’i piqte ata në furrë. Ato ishin dhe mbeten ditët më të zeza të jetës së tij, sepse në vend të tij, protagonist për artet dhe botën e arteve, nuk u bë ai, nuk ishte ai që do të dilte si një ndër liderët e lëvizjes së atyre ditëve, por ishte dikush tjetër, një pedagog i tij, Arben Imami. Ajo që të mungon, të verbon më shumë se çdo gjë tjetër. Ramës i mungon Dhjetori. Ai është dhjetorist pa Dhjetor. Rama, në të gjithë psiqikën dhe qënien e tij, beson se Imami i vodhi atij Dhjetorin! Që nga ajo kohë, u krijua tek ai, kompleksi Imami nga i cili vuan shumë, madje jo rrallë eksplozionet nga ky kompleks i ka më të fuqishme se ato të kompleksit të Edipit që e mbërtheu vitet më të para të jetës, për të mos ju ndarë ndonjëherë. Më fal, po flas si psikoanaliste, por ju jeni mjek dhe e kuptoni, shtoi ajo. Edi xhindoset, dizekuilibrohet sa herë që shikon foto apo dokumentarë të atyre ditëve që tregojnë se, Imami dhe jo Rama, ishte ndër protagonistët kryesorë të lëvizjes studentore, qytetare, paqesore më të fuqishme në historinë tonë kombëtare, lëvizje që në 4 ditë ndau historinë dhe përmbysi epokat. Madje, vazhdon Elda në postimin e saja në FB tim, për shkak të Imamit, dhjetori për vite të tëra ka mbetur muaj i eksplodimeve hënore psiqike dhe çrregullimeve më të thella në trurin e tij, muaj që ai e urren sa vet Imamin.
Jo në pak raste, në rreth të ngushtë, ai humbiste kontrollin dhe shtrihej në dysheme dhe i pushtuar tërësisht nga obsesioni i vdekjes, pothuaj në konvulsione, ulërinte në kupë të qiellit: "Aty isha unë, unë, unë dhe jo ai i tillë dhe i atillë". Dhe ai nuk shtirej aspak jo, jo, por kështu i thoshin atij zërat e brendshëm të tij. Prandaj dhe Imami është i pashpresë, mbyll Elda komentin e saj psikoanalitik dhe jo politik në FB tim.
Komenti i Eldës, bëhet dhe më i besueshëm po të kemi parasysh akuzat dy vjeçare të Ramës ndaj Imamit për pronat, trafikimin e armëve, përgjimet, tokat, tenderat e Ministrisë se Mbrojtjes. Urrejtja dhe fiksimet ndaj Imamit ishin përcaktuese në përzgjedhjen e ish-nënrkyetares së Bashkisë, njeriut më konfident të Ramës për postin e Ministrit të Mbrojtjes. duke lënë me gisht në gojë Ruçin, Majkon, Blushin, etj., që u ofruan të linin mandatin për karrigen e Ministrit të Mbrojtjes. Jo ai post kurrë nuk mund ti jepej tjetër kujt, përveç Mimi konfidentes së gatshme për të pranuar skllavërisht çdo porosi për Imamin. Zhvillimet e pas 8 Dhjetorit në marrëdhëniet Rama -Imami dhe keqpërdorimin e ish nënkryetares së bashkisë Kodheli në këto marrëdhënie, faktuan se Rama nuk gaboi në përzgjedhjen e saj. Mimi, që u emërua si pasardhëse e Imamit, u dëshmua e gatëshme të thyente çdo rregull e ligj, po të lypsej deri në fallsifikim, për të faktuar akuzat e groposjes së Imamit. Pas tre muaj shqyrtimi me auditin e ministrisë, të më shumë se 7200 dokumentave të firmosura nga Imami, Mimi, konfidentja, u bë helm e vrerë kur gjeti se, të githa akuzat dy vjecare ndaj paraardhësit të saj, ishin boshe dhe nuk qëndronin në asnjë pike. Mirëpo, për Ramën, Imami duhej groposur me çdo kusht, me çdo çmim, ndaj dhe vendosën së bashku që dosja Imami të hapej, përpunohej nga ekipi hetuesve specialë i ngritur në selinë e PS-së njëlloj si dikur në K.Q.P.P.SH. Meqënëse në MM nuk kishte dijeni asnjëri për dosjen, u vendos që zëdhënësja e Ramës, Kodheli, të shpallë fajtor Imamin nga Selia e Kryeministrisë. Pasi u vulos dosja, u mbyll dhe u nis në Prokurori. Kryekreu në faqen e FB të tij shkruajti: Të ndëshkohet ish-Ministri Imami, armiku që më vodhi Dhjetorin e artë. Lideri dhjetorist i arteve jam unë, do të shfrynte Rama. Imami në galerë, të kalbet në qeli.
Imami përsëri është fatlum se Rama shkruajti, firmosi: Të ndëshkohet dhe jo të shoqërohet me një plumb mbas koke apo të pushkatohet siç shkruante në kësi rastesh ati i tij shpirtëror, Enver Hoxha, portretin e të cilit vetëm pak ditë më parë ai e shpërndau në FB, në mbarë botën. Duke falenderuar Eldën për versionin dhe interpretimin e saj për ceremoninë e dhjetorizimit të Ramës, apo dhjetoristit pa dhjetor, kompleksin Imami të tij, dua të theksojë se për ato ditë dhe lëvizjen studentore, janë publikuar shumë libra e memorje nga persona dhe protagonist të asaj kohe, dhe në asnjë prej tyre nuk gjendet emri i zotit Rama si pjesëmarrës në ngjarjet që ndanë kohrat. Vite me parë vet Rama në një nga librat e tij bajat, shkruan për të pohuar të vërtetën apo për t’u justifikuar se ai ato ditë, nuk ndodhej në Shqipëri, por në Korfuz i ftuar nga një kushuriri i mamasë për të hapur një ekspozitë pikturash. E verteta por dhe respekti për ata që në dhjetorin ‘90 sollën pluralizmin dhe themeluan PD, më detyrojnë të pohoj se Edvin Rama nuk ka qenë i pranishëm kurrë në asnje çast, në asnjë vend, në asnjë aktivitet ne asnje vendim të asaj lëvizje, të atyre ditëve të dhjetorit që gjunjëzuan diktaturën dhe themeluan PD-në. Edi Rama, nuk ka qenë kurrë themelues, as dhe antar i PD, qoftë dhe një orë të vetme. Por, dua të theksoj se, ato ditë por edhe në vazhdim, Artet ishin një nga pikmbështetjet më kryesore të levizjes studentore. Pedagogët e Arteve, A. Imami, E. Budina, V. Furxhiu, C. Plasari dhe të tjerë, ishin ndër me aktivët, kurse Edi Rama nuk ishte i pranishëm në asnjë aktivitet.Pas themelimit të PD, hartimit të programit të saj, zgjedhjes së Komisionit Nismëtar, në mbledhjen e këtij komisioni, të mbajtur tek Klubi i Qytetit Studenti, hapet dera dhe hyn Edi Rama. E ftuam të ulej. Një nga drejtuesit më kryesorë të PD e pyeti pse erdhe? Rama u pergjigj - më thanë të vija. Mendova se e kishte ftuar ndonjeri nga drejtuesit e zgjedhur, por askush nuk pohoi një ftesë.
Më pas, kolegu ynë e pyeti - ku ishit gjithë këto ditë? Dhe Rama me prepotencë u pergjigj - nuk isha në Shqiperi, biseda u acarua kur Rama deklaroi se ne po tregohemi të butë me Ramiz Alinë dhe se sipas tij, ne pa humbur kohë duhet të sulmonim me dhunë bllokun. Kjo do thoshte që të ndiqnim një skenar gjakderdhje nga i cili PD vetem sa mund të dilte jashtë ligji por jo të fitonte. Ky skenar na sugjerohej çdo ditë nga individë provokatorë. Ne, natyrisht, ndiqnim rrugën që kishim zgjedhur. Kolegu ynë i kërkoi Ramës të dilte jashtë nga salla dhe ai u largua.
Disa ditë me vonë, Rama erdhi me një mikun e tij në një miting proteste që organanizoi PD në atë që sot quhet Sheshi Italia. Pasi unë kisha folur, kërkoi të merrte fjalën mbasi sipas tij, unë kisha qenë i butë në fjalën time dhe se duhet të kërkoja varjen në shesh, ne shtylla të të gjithë anëtarëve, kandidatëve të byrosë politike dhe të Komitetit Qëndror dhe anëtarve te PPSH. Mirëpo kjo nënkupton që të varet edhe babai i yt - i ktheva unë, a jeni ju dakord me këtë? Po, po u pergjigj të varet i pari ai. Asokohe nuk kisha dijeni për disa probleme të tyre të brendshme. Ne nuk jemi parti e varjes, jemi parti demokratike, ju shkoni dhe themeloni partinë tuaj të varjes – iu përgjigja unë. Në fjalën e tij, kërkoi varje dhe pjekje në furra etj., etj.
Rama, pas këtyre përplasjeve, po ato ditë, bëri përpjekje të hapura për të kthyer Artet kundra PD-së. Në një takim të organizuar për këtë qëllim në sallën e Akademisë së Arteve, ai u kërkoi studentëve dhe pedagogëve të mos mbështesin PD. Mbas ndërhyrjeve energjike të Arben Imamit dhe të ndjerit Vangjush Furxhiu salla u kthye kundër Edi Ramës dhe Artet mbetën një nga bastionet më të forta të PD. Fill mbrapa, ai organizoi refleksionet në të cilat shante njëlloj PPSH dhe PD. Më vonë, nga fillimi i shkurtit ’91, ne zhvilluam një takim me intelektualët e Tiranës, në një nga sallat e Bibliotekës Kombëtare. Ne kete takim paraqitem plarformen tone, po shkonim drejt zgjedhjeve, kerkuam mbeshtetjen e intelektualeve. Z. Rama u ngrit nga fundi i sallës, kritikoi dhe sulmoi haptas qëndrimet tona dhe insistoi për një qëndrim radikal deri në dhunë ndaj rregjimit, Se bashku me z. Imami ju pergjigjem se ne ishim te percaktuar kunder dhunes dhe gjakderdhjes dhe marrjes pushtetit me dhune. Une jam i bindur se nje nga meritat kryesore historike te PD qendron ne shmangien e konfliktit civil dhe gjakderdhjes ne shoqerine me te indoktrinuar dhe polarizuar te Europes . . Rama mbeti i izoluar dhe në tërësi intelektualët mbështetën qëndrimin tonë.
Po në atë kohe, pasi u konvertua në të krishter të ritit roman, Rama themeloi së bashku me avokatin Ngjela, Partinë Kristiano-Islamike, KIS, parti jetëshkurtër që u shkri brenda pak javëve. Këto ditë, një person që asokohe jetonte në krye të kupoles hoxhiste deklaron se, Nexhmija dhe Ramizi kishin përcaktuar që të mbështesnin Nanon për të marrë kreun e PS dhe Edi Ramen për të marrë kreun e PD. Ndofta, kolegu ynë që nxori jashtë Edi Ramën nga mbledhja kishte nuhatur, dicka. Por ai nuk më tha ndonjë herë një gjë të tillë. Përkundrazi kur e pyeta vecas pse i kerkove Edvinit të dilte jashte nga mbledhja, ai me tha – i kërkova sepse qelbej erë, ishte i palarë dhe nuk durohej. Në të vërtetë, i larë apo i palarë nuk mund të them por Rama në mbledhje erdhi leshtak, si për stërvitje ushtarake, me kepucët ushtarake të zborit, çorape leshi të bardha të kthyera mbi kambalet e këpucëve të rënda, triko leshi të trashë të bardhë me gajtane dhe i mbështjellë me amerlluk (pallto ushtarake me stof të leshtë të trashe). Lavdi Zotit, sot Rama ka ndryshuar shumë, ai është ndër më të paktët politikanë e jo politikanë në rajon që vishet nga Brioni, të cilin e merr me helikopter special për të marrë masat dhe bërë provat e kostumeve të tij gjithnjë mbi 12-20 mijë euro. Por, megjithë këtë, kompleksi Imami është bërë tek ai gjithnjë e më i fortë. Vështirë se Mimi do ta shërojë atë prej tij. Edhe Elda më shkruante se, Rama ishte tashme i pakurueshëm, pra i pashpresë.
Zoti e mëshiroftë! sb
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Berisha për shtatoren e Rugovës: Ky është turpi i Edi Ramës
» Rexhep Qosja: Pse Sali Berisha është dhe sillet si Muamar Gadafi
» Zef Bala u shkruan Kryeministrit Berisha:I nderuari Ekselenca Juaj Z.Kryeministër Sali Berisha!
» Ky është Imami që u duhet shqiptarëve
» Imami: Gratë është haram t’i afrohen kastravecit e bananes
» Rexhep Qosja: Pse Sali Berisha është dhe sillet si Muamar Gadafi
» Zef Bala u shkruan Kryeministrit Berisha:I nderuari Ekselenca Juaj Z.Kryeministër Sali Berisha!
» Ky është Imami që u duhet shqiptarëve
» Imami: Gratë është haram t’i afrohen kastravecit e bananes
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi