Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faruk TASHOLLI:KËNGË E PAFUND

Shko poshtë

Faruk TASHOLLI:KËNGË E PAFUND Empty Faruk TASHOLLI:KËNGË E PAFUND

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 15, 2014 1:45 am

Faruk TASHOLLI:KËNGË E PAFUND 1517580_695969283755753_1284439633_n

Faruk TASHOLLI:KËNGË E PAFUND

Dua ta bëj këngën e pafund për ty
Ku rrezaton shpirti këtu në Mesdhe,
Një det dashurie më shungullon në gji:
A je ti Euridikë?! A jam unë Orfe?!

Në lyrë të Orfeut gjëmoi dhembja
Ky peng i poetëve nga perënditë,
Të tjerëve dhembjet ua mbuloi heshtja
Poetët drejt qiellit ngritën dashuritë.

Dua ta bëj këngën e pafund për ty
Sa kaltron ky qiell sa valëzon ky det,
Ti je lyra ime e ngjitur në sy
Unë nuk jam Orfe! Unë nuk jam poet!

Unë nuk jam poet as dua të jem gand
Poetët janë shpirtëra të dënuar shqim.
Ti Euridikë e të zbresësh në Had?
Jo! Unë Orfe? Të kulloj pikëllim?

Dua ta bëj këngën e pafund pë ty
Si është e pafund vetë dashuria,
Le t'ia dridh telat kjo mrekulli
Lyrës së jetës me gulshet e mia!


Faruk TASHOLLI:KËNGË E PAFUND 1238210_328525877293714_1948030088_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi