Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faruk Tasholli - KËNGË DJALËRISHTE

Shko poshtë

Faruk Tasholli - KËNGË DJALËRISHTE Empty Faruk Tasholli - KËNGË DJALËRISHTE

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 06, 2015 1:15 am

Faruk Tasholli - KËNGË DJALËRISHTE 1517580_695969283755753_1284439633_n

Faruk Tasholli

KËNGË DJALËRISHTE

Kur vdekja e mori Lasgush Poradecin

Faruk Tasholli - KËNGË DJALËRISHTE 1238990_639944619358220_677020827_n

I.
Re e re ne gjumë të qetë
Gjuhëzjarrtë, fjalëkulluar;
Në u mbyll syri përjetë -
Vargu dot s'ka perënduar.
Vargu ngrihet lart e lart
Vëlla poet, vëlla këngëtar,
Përtej vdekjes lëshon shtat,
Rrjedh e rrjedh si sylynjar...


II.

S'u kënduaka elegjia
Kur zbret vjeshta e bie brymë;
Ah! Nosit, buzëve të mia,
Nuk ua dashke elegjinë!
Dhe ia marr ia marr me zë
Hove-hove zemërshkulur,
Djalërisë këngën t'ia lë
Rrëzë fjalës trup-përkulur!


III.

Kith i lëshuar mbi liqe
Seç´m'u bë o ortek bore,
Pikë-peng valëve në she
Për një lule skaj kurore!
Për një lule-lulevarg
Duhet vdekur e ngjallur prapë,
Toka afër. Oh! Kënga larg,
Në të ftohtë o nëpër vapë!



(nëntor, 1987)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi