GANI AZEMI:DITA E PAVARËSISË SË KOSOVËS
Faqja 1 e 1
GANI AZEMI:DITA E PAVARËSISË SË KOSOVËS
DITA E PAVARËSISË SË KOSOVËS
Nga GANI AZEMI*
17 shkurt 2008. Parlamenti i Kosovës sapo shpalli pavarësinë.
Brohoritje dhe britma të fuqishme gëzimi ushtojnë nëpër rrugët e Prishtinës. Si mijëra të tjerë, edhe unë thirra me shpirt: “Rroftë Republika e Kosovës”!
Në gjithë atë atmosferë të pabesueshme ngazëllimi dhe brohoritjesh, futem në një valle dhe kapem përdore me shqiptarë të ardhur nga e gjithë bota për të festuar këtë ngjarje të madhe historike.
Në mendje më kalojnë sakrificat e pafundme të brezave që luftuan për këtë ditë dhe mallëngjehem nga fytyrat e të rinjve që shndrisin nga lumturia.
Flamuri i ri i Kosovës, flamujt shqiptarë, amerikanë dhe evropianë valviten në qiellin e lirë të Kosovës. Qielli ndriçohet nga fishekzjarret e panumërta. Rrugët tunden nga thirrjet e brohoritjet me falënderime për Evropën dhe Amerikën.
Deputetë evropianë, parlamentarë belgë dhe miq e dashamirës të vendit tonë gëzojnë me ne. Në ekranet gjigante të televizioneve gazetarët njoftojnë për njohjet e para të Republikës së Kosovës: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Turqia, Belgjika..., Ato brohoriten nga mijëra qytetarë të Kosovës.
Në një prej ekraneve shoh shqiptarë të diasporës në Belgjikë që festojnë pavarësinë e Kosovës. Jam shumë i prekur, sepse për tridhjetë vjet rresht nga ai vend unë pata mundësinë të punoj e ëndërroj për këtë ditë. Ndiej një mirënjohje të thellë për shtetin dhe qeverinë belge, e cila, ishte nga të parat që njohu pavarësinë e Kosovës. Shumë disidentë shqiptarë, ndërmjet tyre dhe unë, u mirëpritëm nga mbretëria e mbretit Boduin pas Luftës së Dytë Botërore.
Jam i emocionuar kur kujtoj të gjitha rastet, kur Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova është pritur në Bruksel me të gjitha nderimet që i takojnë një kryetari shteti nga Kryeministri Guy Verhofstadt, ministrat e Punëve të Jashtme Luis Michel e Karel De Gucht, kryetarët e senatit Armand De Decker dhe Anne- Marie Lizin e shumë përfaqësues të tjerë.
Lumturia jonë s’mund të përshkruhet me fjalë e do të donim që kjo natë feste të mos mbaronte kurrë.
Katër ditë më vonë serbët i vunë flakën ambasadës së SHBA-së në Beograd. Njëkohësisht ata sulmuan edhe ambasada të vendeve të tjera që mbështetën pavarësinë e Kosovës.
Nëntëmbëdhjetë vjet pas protestave masive të serbëve kundër shqiptarëve të Kosovës dhe histerizmave të Millosheviçit për masakra ndaj vendit tim, ulërimat raciste dëgjohen sërish në Beograd. Por këtë herë kjo urrejtje nuk drejtohet vetëm kundër shqiptarëve, por edhe kundër amerikanëve, francezëve, britanikëve, gjermanëve, sllovenëve.....
Do të doja të dija ndjesitë e qytetarëve të këtyre vendeve kur ju sulmoni ambasadat e tyre. Këta popuj na mbështetën me ushtarët e tyre në Kosovë për të çliruar koloninë e fundit në Evropë. Ata kanë kuptuar se sa herë që demokracia triumfon në Evropë e në botë, janë demokracitë e tyre që forcohen e konsolidohen më tej.
Për fat, tashmë një kufi ndan, më në fund, vendet tona. Tërë jetën time ia kam kushtuar vendit tim dhe tani po shoh ëndrrën time të realizuar. Pas një shekulli të pushtimit serb, Republika e Kosovës është bërë një shtet sovran i njohur nga fuqitë perëndimore dhe shumë vende të tjera. Ajo ka tashmë vendin e saj në mesin e kombeve të lira evropiane."
--
*Nga Libri i Diplomatit e Veprimtarit Gani Azemit "Letra Fqinjit tim serb" publikuar në gjuhen frenge ("Lettres à mon voisin serbe") dhe italiane ("Lettere al mio vicino serbo")

GANI AZEMI
VOAL-ONLINE
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Vdes Gani Azemi, këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Bruksel
» Faruk TASHOLLI:GANI AZEMI, ZËRI MË AUTENTIK I KOSOVËS NË EUROPË
» Ambasada e Republikës së Kosovës në Bruksel-Mbledhje komemorative për kolegun Gani Azemi
» Në Auckland (Zelandë e Re) u festua dita e pavarësisë së Kosovës
» Kozeta Zavalani:Nga dita e shpalljes se pavaresise se Kosoves në Prishtinë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi