Murat Jashari pret ndryshimin e strukturave udhëheqëse për shtet funksional
Murat Jashari pret ndryshimin e strukturave udhëheqëse për shtet funksional
Murat Jashari pret ndryshimin e strukturave udhëheqëse për shtet funksional
Prishtinë, 16 shkurt – Murat Jashari pret ndryshimin e strukturave udhëheqëse për ndërtimin e një shteti funksional, teksa thotë se në 6 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, qytetarët e vendit po përballen me pakënaqësi të mëdha. Jashari ka bindjen se ka mundur të bëhet më shumë.
Në një intervistë për “lajmi.net”, Jashari ka thënë se 6 vjetori e gjen Kosovën me ideale të papërmbushura. Njëri nga përfaqësuesit e Familjes Jashari thotë se gjendja aktuale në Kosovë mund të përshkruhet me dy anët e medaljes. Sipas tij, ana pozitive e medaljes përmban përmbushjen e aspiratave të qytetarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi, ndërsa ajo negative tregon për kërkesat e papërmbushura për një shtet me funksionalitet të plotë.
“Konsideroj që kemi mundur të bëjmë shumë më shumë dhe nuk janë realizuar të priturat e qytetarëve. Kemi një pakënaqësi të madhe të qytetarëve. Nëse shohim të gjitha raportet ndërkombëtare për Kosovën, tregojnë një gjendje jo të mirë”, thotë Jashari për këtë portal.
“Për vite të tëra ka pasur besnikëri ndaj familjes, ndaj atdheut, moral më i fortë. Mirëpo, e kam një përshtypje se kemi filluar t’i humbim këto, gjatë këtyre viteve”, ka shtuar më tej ai.
Murat Jashari pret që në zgjedhjet e radhës të ketë ndryshim të pushtetarëve, që, sipas tij, nuk duhet të qëndrojnë në pozita për më shumë se një mandat.
“Nëse nuk mundohemi që të krijojmë një shtet të së drejtës tani, atëherë këto probleme do t’i bartim te gjeneratat e reja dhe gjithmonë do të kemi pushtetarë që do të jenë të përfolur në media për korrupsion. Mendoj që gjatë këtyre zgjedhjeve duhet ndërruar pushtetarët, pasi që në çdo vend një klasë politike që qëndron më shumë se 2 mandate, nuk është e dobishme. Ndërrimi i pushtetit për çdo mandat është proces demokratik”, është shprehur ai.
Jashari, po ashtu, shprehet i brengosur për mungesën e vullnetit për ndërtimin e një shteti funksional nga strukturat udhëheqëse.
“Nëse deri tash ka qenë patriotizëm të luftojë për vendin, tash është shtet-formimi, ku secili do të duhej ta kryente punën me pasion dhe me nder. Përderisa kemi pasur vullnet të luftojmë kundër armiqve të cilët kanë qenë shumë më të fortë se ne, unë them se nuk është e pamundur edhe të krijohet një shtet i mirëfilltë, por duhet të vullnet punë”.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Murat Jashari:TITISTAT DHE SHPIONAT-Letra Nr. 8 e shenjtë!
» MURAT JASHARI - BACA-INTERVISTE
» Murat Jashari: FARK-u të drejta sa UÇK-ja
» Murat Jashari:104 pyetje për Azem Sylen
» Murat Jashari: Kosova drejt humnerës
» MURAT JASHARI - BACA-INTERVISTE
» Murat Jashari: FARK-u të drejta sa UÇK-ja
» Murat Jashari:104 pyetje për Azem Sylen
» Murat Jashari: Kosova drejt humnerës
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi