Brikenda Rexhepi:Shishet
Faqja 1 e 1
Brikenda Rexhepi:Shishet
Brikenda Rexhepi:Shishet
Mundësitë që kanë qytetarët në zgjedhjet e këtij viti nuk e përfaqësojnë vullnetin për ndryshime që ata e shpërfaqën në zgjedhjet e vjetshme lokale. Fletëvotimi sivjet ofron një grusht partish që kryesisht nuk kanë çka të japin më shumë, madje as edhe në fushatë parazgjedhore të cilën e përgjysmuan
brikenda@koha.net
© KOHA Ditore
Sikur e pive edhe një PDK me AKR, apo e ndërron dhe e merr një PDK me LDK, apo me AAK, apo PDK-në e heq krejt dhe e merr një LDK me AAK edhe ndonjë përzierje tjetër - “rrotë” mbetesh. Janë shishet e njëjta që karikatura e Jemit në ballinën e sotme i ka pasur edhe para tetë vjetësh. “Vetëvendosje” nuk hyn në kombinim për kokteje, sepse është një lloj vaji që nuk përzihet dhe nuk lejon që dikush të përzihet në të, përveç natyrisht nëse nuk është vaj vetë.
Mundësitë që kanë qytetarët në zgjedhjet e këtij viti nuk e përfaqësojnë vullnetin që ata shpërfaqën në zgjedhjet e vjetshme lokale. Ata do ta kishin pasur fare të lehtë po të kishin pasur një apo dy alternativa serioze që gjatë fushatës do t’ua zbërthenin planet prej politikave sociale e ekonomike deri te politika e jashtme. Por fletëvotimi sivjet ofron vetëm një grusht partish që kryesisht nuk kanë çka të japin më shumë, madje as në fushatë parazgjedhore. Ata janë marrë vesh që ta përgjysmojnë për të mos i mërzitur qytetarët dhe për të mos harxhuar pare. Njeriu mërzitet kur dëgjon gjëra të parëndësishme apo kur dëgjon diçka që nuk është e re.
Fushata është një nga elementet e reformës së zgjedhjeve që ka nisur tre vjet më parë e që ka ngecur për arsye të cilat vështirë se tani dinë edhe vetë t’i zbërthejnë. Puna është komplikuar mjaftueshëm për ta bllokuar reformën rrënjësore, dhe për ta miratuar një ligj për zgjedhje me ndryshime kozmetike dhe të interesit partiak, siç është edhe shkurtimi i fushatës. Ideja e reformës ka dalë nga nevoja për t’u ikur manipulimeve dhe për të avancuar përfaqësimin në institucione. Ka qenë kjo me rëndësi për qytetarët, për funksionimin e institucioneve, por jo edhe për partitë politike. Ngjashëm është edhe me datën e mbajtjes së zgjedhjeve.
AAK-ja ka qenë më origjinalja me mocionin për rrëzimin e Qeverisë katër muaj para se t’i kryhet mandati, e së cilës me vite ia ka shpëtuar jetën në Kuvend. Dashuria e Ramush Haradinajt për postin e kryeministrit ia ka qorruar sytë e partisë. Ajo ia ofron postin e presidentit të Kosovës kujtdo që do të hynte në koalicion me të. Ku e ka marrë AAK-ja postin e presidentit ende nuk dihet.
PDK-ja kalkulon duke e futur në kombinim ndikimin e dialogut dhe lëvizjet e brendshme, dhe e shfrytëzon pushtetin për t’ua rritur rrogat të gjithëve, për të kaluar ligje, si atë për veteranët, për të promovuar rrugë, si autostradën për Han të Elezit, si dhe për krijimin e promovimin e FAK-ut, e që është Forca e Armatosur e Kosovës.
Ajo e sheh veten si partneri pas të cilit vrapojnë partitë e tjera. Ka pasur sukses javën e kaluar me joshjen e LDK-së dhe takimin me kreun e saj. Hashim Thaçi doli në “Facebook” me njoftimin për pajtim që zgjedhjet të mbahen në qershor, por nuk e preku statusin e marrëdhënies me Isa Mustafën.
LDK-ja thotë se ndihet e fortë dhe se ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet lokale, por e minimizon goditjen që ka marrë nga humbja e Prishtinës dhe lëkundjet nga klanet e vjetra të brendshme. Edhe pse publikisht flitet për ndryshime, një reformim i vërtetë i partisë veç sa do t’ia nxirrte ndryshkun jashtë. Edhe kjo si AAK-ja nuk është dëshmuar si parti opozitare, duke u bërë shpesh pjesë e kombinimeve në favor të planeve qeveritare në Kuvend. Ajo nuk është dëshmuar as si udhëheqëse e kryeqendrës së Kosovës, të cilën e ka pasur në dorë që nga paslufta dhe të cilën e humbi ashtu siç ua pranoi edhe qytetarëve “me duar në xhepa”.
“Vetëvendosje” është partia e vetme opozitare në Kosovë. Por kjo nuk e bën apriori të mirë. Ideja e saj që në demokraci një gjë mund të ndalet me trup i bën votuesit të imagjinojnë se si do të dukej një parti e tillë në pushtet. Nëse ata do të kishin një mendim ndryshe që pushtetit nuk do t’i pëlqente, çka do ta dallonte “Vetëvendosjen” nga pushteti që kemi sot?
Mesazhi nga i cili kjo parti do të duhej të mësonte vjen nga votuesit e Prishtinës. Çka kanë dashur dhe çka duan ata nga partia që qeveris?
Zgjedhjet e sivjetme janë më të vështirat për AKR-në. Premtimet e Behgjet Pacollit tetë vjet më parë magjepsnin qytetarët. Tani ato s’i merr kush seriozisht. Askush nuk vëren ndonjë ndryshim që ai mund t’i ketë sjellë nga politika.
Me këso lloj ndikimesh shquhen edhe partitë e tjera të vogla, të cilat edhe mund të gjejnë ndonjë të çarë për t’u akomoduar.
Se kur do të japin partitë politike brumë për të diskutuar për programet e tyre konkrete për qytetarët, dhe nëse fare do të na e japin atë, pritet të shohim. Deri më tani qytetari nuk ka qenë në plan të parë, dhe kur kjo të ndryshojë në mendësinë e të dy palëve, mund të ndryshojë edhe karikatura e Jemit.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Brikenda Rexhepi:Gazi i diplomacisë kosovare në UNESCO
» Ismail S.Rexhepi:Për miqt e mi bashk me mikun... Agim DESKU ,Bashkim Kombtar, Ismail Rexhepi, Foto Betim
» Ismail S Rexhepi:E din ti...
» URIMET E DITËLINDJES-Përparim Hysi:Urimi për Ty Agim!
» Agim Gashi:Në vend të telegramit ngushllues!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi