Brikenda Rexhepi:Gazi i diplomacisë kosovare në UNESCO
Faqja 1 e 1
Brikenda Rexhepi:Gazi i diplomacisë kosovare në UNESCO
Brikenda Rexhepi:Gazi i diplomacisë kosovare në UNESCO
Anëtarësimi në UNESCO, tha shefi i diplomacisë, është ndikuar nga bllokada me gaz lotsjellës që opozita po ua bën institucioneve. Po të bëhej fjalë për anëtarësim në OKB edhe mund të kishte pasur kuptim ky shfajësim. Por, në UNESCO më shumë se tymi i gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit, bën dëm tymi i djegies së qëllimshme të objekteve të trashëgimisë kulturore në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Gjakovë...
“PSE? Pse Japoni? Të lutem voto për!” Këtë pyetje ia ka shtruar Ministria e Jashtme e Kosovës Japonisë në një dokument ku ka evidencuar përcaktimin e 195 shteteve anëtare të UNESCO-s dhe masat që janë marrë gjatë lobimit për anëtarësimin e Kosovës. Komente me qëllimin që të jenë qesharake, janë bërë pothuajse te secili shtet, duke e shndërruar këtë dokument, sado i brendshëm që është, në një tregues joserioziteti si dhe mosdijeje.
Joserioziteti dhe mosdija megjithatë nuk janë më e keqja. Fakti që MPJ-ja nuk e sheh të nevojshme as të ndalet e të mendojë fare pak se pse Japonia ka abstenuar është edhe poshtërues. I tillë është për ne kosovarët dhe për vendin aziatik, i cili prej se ka përfunduar lufta ka derdhur para të mëdha këtu dhe, një muaj pas shpalljes së Pavarësisë, e ka njohur atë duke ia ofruar Kosovës mundësinë ta përfaqësojë veten në Lindjen e Largët.
Përgjigjja pyetjes së MPJ-së është e thjeshtë: E keni nënçmuar vullnetin e mirë japonez, duke ia lënë bosh ambasadën ka një vit. Keni çuar ambasadorë që janë larguar prej atje duke i shpërfillur procedurat. Keni çuar pastaj edhe zyrtarë që janë akuzuar për ngacmim seksual të grave japoneze. Me siguri ka edhe arsye të tjera të cilat i di ky vend.
Pra, po të ndalej MPJ-ja e të mendonte veç pak se pse Japonia ka abstenuar, në vend se ta pyeste, do ta ulte kokën e do t’i vinte turp. E po të mendonte pak më shumë do t’i kërkonte falje që e ka vënë në një pozitë të këtillë. Po të mendonte edhe pak më shumë, do t’i tërhiqte emrat politikë nga lista e kandidatëve për ambasadorë që ia ka dërguar Presidentes për dekretim.
Derisa ajo nuk pranon të bëhet bashkëshkelëse e Ligjit për shërbimin e jashtëm, MPJ-ja insiston të mos respektohet dispozita që përcakton se vetëm gjysma dhe jo tërë kandidatët të jenë të tillë. Motivi i MPJ-së, pra i PDK-së e LDK-së, që t’i rehatojë njerëzit që kanë mbetur pa pozita nëpër institucione, po zvarrit përfaqësimin e Kosovës në botë. Edhe pse emrat politikë që janë dërguar në shërbim diplomatik deri më tani shquhen më shumë për skandale, MPJ-ja nuk mërzitet që po i lë bosh ambasadat në Japoni, Zvicër, Panama, Mal të Zi, Hungari, Kanada, Belgjikë dhe në Konsullatën e Përgjithshme në New York; të lërë ambasadorë me mandat të skaduar në Arabinë Saudite e në Francë.
Pra, sa për angazhimin e MPJ-së në ngritje të raporteve të mira me vendet mike, e aq më pak të atyre që nuk janë mike, Kosova zor se do t’i kishte fituar edhe këto 92 vota pro që i pati në UNESCO.
Qasja që shefi i Punëve të Jashtme i Kosovës dhe ndihmësi i tij patën pas dështimit ishte e pritshme. Ata thanë që UNESCO-ja ishte sukses dhe dështim. Për sukses meritat thanë që i ka MPJ-ja, duke “fituar” përkrahjen e 92 vendeve, tre më pak se që duheshin për t’u anëtarësuar. Nuk kanë elaboruar këtu humbjen e përkrahjes nga vendet që e kanë njohur Kosovën si Japonia, Portugalia, Koreja e Jugut...
Për dështim thanë se fajet i ka opozita. Këtë e elaboruan në stilin e njëjtë si të dokumentit ku e pyesin Japoninë se pse ka abstenuar. E fajësuan kryetarin e Prishtinës për hidhërimin e Kinës me Kosovën për shkak të vizitës së tij në Tajvan. Në vendin nga i cili institucionet e Kosovës, e për më shumë MPJ-ja, do të duheshin të merrnin shkollë se si depërtohet në botë, derisa e ke një fqinj më të madh që nuk të njeh dhe të bllokon.
Kosova e ka Serbinë në betejën diplomatike me të cilën ka pësuar debakël. Tajvani e ka Kinën, e cila megjithatë nuk ia ka dalë ta pengojë atë të bëhet ekonomia e 19-të më e madhe në botë. Është vendi që ka perfeksionuar funksionimin në kushte të pafavorshme, duke kërkuar më shumë nga vetja, e jo duke u arsyetuar se po e bllokon ky apo ai shtet. E kanë njohur 22 shtete, por të gjithë duan të kenë shkëmbime tregtare me të, duke përfshirë edhe Kinën. Është vendi që dëshiron ta mbështesë Kosovën dhe t’i ikë identifikimit, duke iu afruar asaj përmes Bankës Evropiane për Rindërtim e Zhvillim. Qasje kjo të cilën Kosova do të duhej ta shihte si mësim se si të depërtohet, e jo t’ia nxjerrë vetes “veshët e gomarit” pa e pyetur kush.
Se opozita i ka fajet, MPJ-ja ka edhe “argumente” të tjera. Anëtarësimi në UNESCO, tha shefi i diplomacisë, është ndikuar nga bllokada me gaz lotsjellës që opozita po ua bën institucioneve. Po të bëhej fjalë për anëtarësim në OKB, edhe mund të kishte pasur kuptim ky shfajësim. Por, në UNESCO më shumë se tymi i gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit, bën dëm tymi i djegies së qëllimshme të objekteve të trashëgimisë kulturore në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Gjakovë...
Më shumë dëm bën shkatërrimi e varrosja e objektit romak të shekullit të dytë nën asfaltin e autostradës “Ibrahim Rugova” në Poslisht të Prizrenit, nga buldozerët e “Bechtel&Enkas” e me vendim të Qeverisë.
Më shumë dëm i ka bërë lufta që kryetari i dikurshëm i Prishtinës i pati shpallur objektit austro-hungarez në qendër të qytetit. Luftën e hapur e pati humbur, po megjithatë objektit të bukur të fillimshekullit XX i pati hyrë flaka duke ia humbur aftësinë që të klasifikohet më si trashëgimi kulturore. Kryetari i dikurshëm i Prishtinës tash është kryeministër dhe hidhërimi që e shfaq për mosanëtarësim në UNESCO nuk i ka hije, kur njeriu kujton betejën e “Unionit”. Nuk i shkon as akuzimi i Serbisë për racizëm, duke pasur parasysh se vetë është pajtuar që Serbia ta pengojë Kosovën në çfarëdo nismash që nuk lidhen me integrime evropiane. Është dispozitë e Marrëveshjes me Serbinë, të cilën vetë ai dhe partnerët e tij e kanë mbështetur.
Dëm më shumë se vetes askush nuk i ka bërë Kosovës. E përpjekjet për ta hedhur fajin diku tjetër veç tregojnë se udhëheqësit e saj janë të papërmirësueshëm.
Ky fenomen mund të sqarohet me ilustrimin e një psikologeje të fëmijëve. “Kështu mësohen fëmijët, fatkeqësisht edhe sot. Kur i bien tehut të tavolinës me kokë, të rriturit e ‘rrahin’ tavolinën në vend se t’i lënë fëmijët ta kuptojnë që vetë kanë pasur faj”.
brikenda@koha.net
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Brikenda Rexhepi:Shishet
» Rexhepi konfirmon arrestimin e policëve kosovarë nga policia e Serbisë
» Gazi Buxheli: Hipokrizia
» Ismail S.Rexhepi:Për miqt e mi bashk me mikun... Agim DESKU ,Bashkim Kombtar, Ismail Rexhepi, Foto Betim
» Gazi Buxheli: Për Shtatë nga Rrënjët e Kombit
» Rexhepi konfirmon arrestimin e policëve kosovarë nga policia e Serbisë
» Gazi Buxheli: Hipokrizia
» Ismail S.Rexhepi:Për miqt e mi bashk me mikun... Agim DESKU ,Bashkim Kombtar, Ismail Rexhepi, Foto Betim
» Gazi Buxheli: Për Shtatë nga Rrënjët e Kombit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi