Kambanat e alarmit për sigurinë në Kosovë
Faqja 1 e 1

Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) ka vetëm Shefin e saj, ndërsa Këshilli i Sigurisë së Kosovës është mbledhur vetëm një herë, tre muaj më parë. Këto fakte, si të tilla, janë në shpërputhje të plotë me rreziqet e klasifikuara qartë dhe saktë në Raportin e Departamentit të Shtetit.
Nga Blerim Shala më 04.05.2009 në ora 13:57
Në politikën kosovare mungon dialogu elementar për trajtimin e çështjeve madhore me të cilat përballet shteti i Kosovës, adresimi dhe zgjidhja e të cilave është kusht për mbrojtjen e interesave jetike të Kosovës.
Sa herë që brenda nesh, këtu, në Kosovë, hapet një temë e këtij lloji, menjëherë ajo bëhet pjesë përbërëse e konfrontimeve politike midis Qeverisë dhe opozitës, duke mos ecur asnjë të vetmin hap më tej në përpjekjen që të shqyrtohet kjo temë, para së gjithash, në trajtë të analizimit të saj në komisionet përkatëse parlamentare, për t’u pasuar me një debat në Kuvendin e Kosovës, me miratimin e konkluzave, të cilat tutje do të obligonin Qeverinë e Kosovës për sendërtimin e tyre, gjithnjë me qëllim të ngritjes së cilësisë në marrjen dhe me zgjidhjen e një problemi madhor.
Të vetmet raste që janë përjashtim në këtë kontekst, vijnë nga jashtë, nga adresat e respektuara prej të gjithë nesh, si kur bëhet fjalë për Raportet e Komisionit Evropian, apo, siç ndodhi këto ditë, me Raportin e Departamentit të Shtetit Amerikan, që i kushtohet kërcënimeve të terrorizmit anekënd Botës, ku një kaptinë e veçantë i dedikohet Kosovës.
Të themi menjëherë që sikur ky Raport, me përmbajtjen që ka, do të prezantohej prej një partie opozitare, apo, edhe prej një organizate joqeveritare a ndonjë instituti që merret me temat e sigurisë, ai menjëherë do të hidhej poshtë prej autoriteteve qeveritare, me justifikimet që kemi të bëjmë me një luftë joparimore politike, dhe që gjendja në Kosovë, në këtë lëmi, është shumë më e mirë sesa që zbardhet në këtë Raport. Ndërsa, shkalla e pjekurisë, e maturisë dhe e pragmatizmit politik, si e Qeverisë, ashtu edhe e opozitës në një vend, matet me gatishmërinë që në studimin e problemeve të këtij lloji të mos ketë fare kufi ndarës brenda një skene politike. Kështu, nuk po ndodh në Kosovë. Përkundrazi.
Çfarë na thotë Raporti i Departamentit të Shtetit për rreziqet me të cilat përballet Kosova në këtë fushë tej mase të rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës dhe të rajonit?
Raporti i Departamentit të Shtetit nuk përmban asgjë befasuese për kosovarët.
Aty pohohet që pas 15 qershorit, 2008, kur hyri në fuqi Kushtetuta e Kosovës, Qeveria e Kosovës ka marrë përgjegjësi në rritje për administrimin civil të vendit dhe për zbatimin e ligjit, përfshirë kundërterrorizmin. Pastaj, në këtë Raport përshkruhet gjendja e njohur me misionet ndërkombëtare të UNMIK-ut dhe të EULEX-it, të cilat, siç theksohet, “për arsye sigurie (lexo: të reagimeve të mundshme të elementeve ekstremiste serbe në veri të Kosovës), nuk kanë vepruar në rivendosjen e zbatimit doganor në portat kufitare” (1 dhe 31, në komunat e Leposaviqit dhe të Zubin Potokut, vër. ime).
Vlerësimet më problematike në këtë Raport përkojnë, siç ka mundur lehtë të merret me mend, me kufijtë të thuash inekzistentë në dy vendkalimet e përmendura tashmë, pastaj, me mundësitë e kalimit të lehtë të kufijve të Kosovës, me korrupsionin që ka goditur doganierët që paguhen dobët, fakte këto që në tërësinë e tyre “kanë penguar përpjekjet kundërterroriste të Kosovës”.
Realisht, ky Raport ka domethënien e kambanave të alarmit për autoritetet kosovare, por edhe ato ndërkombëtare në vend, sepse ky përshkrim nuk mund t’i ikë kualifikimit të paralajmërimit të vonshëm për rrezikun me të cilin ballafaqohet shteti i Kosovës në këtë fushë tepër të veçantë, për nga rëndësia, në sigurinë e vendit.
Me këta kufij të pakontrolluar që ka Kosova në veri, është iluzion të pohohet, siç është thënë shumë shpesh, që veriu i Kosovës paraqet “oazë të krimit të organizuar dhe të kontrabandës”. Krimi që depërton lehtë përmes kufijve të një shteti, është si sëmundjet e rrezikshme të një organizmi: Ai nuk lokalizohet vetë prej veti, ai, nuk ndalet në një territor, por ai metastazon dhe merr përmasa shumë të
rrezikshme, që pastaj kërcënojnë mbarë një shoqëri.
Kriminelët nuk janë diplomatë që bëjnë kompromise me një pushtet. Ata janë në armiqësi me rendin dhe me ligjin, me një Rend Kushtetues, ata vendosin rregullat e veta, dhe rëndom, ata, përpiqen që të ndërlidhin krimin e tyre me politika të caktuara pseudo-patriotike, e në rastin e Kosovës, edhe me një politikë që ka Beogradi zyrtar ndaj Kosovës – të kundërshtimit të ashpër të pavarësisë së Kosovës.
Agjendat politike, diplomatike, kriminale janë bërë bashkë në veri të Kosovës, sepse, si ekstremistët serbë, që qëndrojnë prapa rrjetit të krimit të organizuar, ashtu edhe zyrtarët e Beogradit, që janë përgjegjës për rrjetin e strukturave paralele të Serbisë, janë në armiqësi publike me shtetin e Kosovës.
Kjo zatën vjen në shprehje në një dokument të rëndësisë sipërore, të cilin me 2 prill të vitit 2009, e ka miratuar Qeveria e Serbisë, e kjo është “Strategjia e sigurisë kombëtare të Serbisë”. Në faqen 7 të kësaj Strategjie, theksohet: “Kërcënimi më i madh për sigurinë e Republikës së Serbisë është shpallja e paligjshme dhe e njëanshme e pavarësisë së Kosovës dhe Metohisë. (...) Imponimi i zgjidhjes së njëanshme (për çështjen e Kosovës, vër. ime), mund të bëjë që ky territor të bëhet faktor i destabilizimit afatgjatë në rajon”.
Koekzistenca paqësore e shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, është e mundur, sipas “Strategjia e sigurisë kombëtare të Serbisë”, vetëm përmes respektimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e cila, siç dihet, e përcakton Kosovën si njësi autonome në kuadër të Serbisë.
Kjo politikë zyrtare e Serbisë, e dyzuar me strukturat paralele të Serbisë në Kosovës, me ekstremistët serbë në veri të vendit, me kufijtë që nuk kontrollohen në Pikat 1 dhe 31, me mungesën e një strategjie të qartë vendore dhe ndërkombëtare për imponimin e sigurisë dhe të stabilitetit në këto anë të Kosovës, është kërcënim i dorës së parë për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës, dhe krijon rrethana për rënien thelbësore të imunitetit të Kosovës (nëse këtu mund të përdoret kjo terminologji), ndaj rrezikut terrorist.
Si jemi përgjigjur në javët dhe muajt e kaluar ndaj këtij kërcënimi real?
Nis e sos, me deklarime politike, të cilat përbëhen prej kundërshtimeve në relacionet midis pushtetit dhe opozitës, prej thirrjeve drejtuar adresave ndërkombëtare të sigurisë, EULEX-it dhe KFOR-it, prej anashkalimit të kësaj teme, prej mungesës së vullnetit politik për t’u marrë me të në Kuvendin e Kosovës.
Më kryesorja, ky kërcënim, nuk është analizuar fare prej Këshillit të Sigurisë së Kosovës dhe Agjencisë Kosovare e Inteligjencës (AKI-së), dy strukturave që janë të thirrura, në radhë të parë, të bëjnë vlerësimin e situatës së sigurisë në vend, të përgatisin Raporte konfidenciale dhe Analiza publike, të cilat do të shërbenin si bazë për vendimmarrjen politike të autoriteteve më të larta në vend. Pastaj, në vijim të këtyre raporteve dhe analizave, do të duhej të hartohej Strategjia e Sigurisë Nacionale – dokumenti bazë i çdo shteti në këtë fushë aq të rëndësishme për stabilitetin e një shteti.
AKI dhe Këshilli i Sigurisë së Kosovës janë vonuar tej mase në formimin e tyre, dhe gjithçka këtu ka mbetur në atë hapin e parë, të bërë pak ditë para njëvjetorit të shënimit të pavarësisë së Kosovës.
AKI ka vetëm Shefin e saj, dhe duket, asgjë më tepër, ndërsa Këshilli i Sigurisë së Kosovës është mbledhur vetëm një herë, gati tre muaj më parë.
Këto fakte, si të tilla, janë në shpërputhje dramatike me rreziqet e klasifikuara qartë dhe saktë në Raportin e Departamentit të Shtetit.
Kështu, nuk mund të vazhdohet tutje. Kjo porosi na vjen prej Washingtonit.
(Blerim Shala është Nënkryetar i Parë i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës. Kjo kolumne është shkruar enkas për Gazetën Express)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Dalip Greca: Kambanat për diasporën
» Sami Repishti: KAMBANAT BIEN PËR TË GJITHË
» Reduktimi paralel me sigurinë
» NATO garanton sigurinë e Kosovës
» Galluçi: KFOR-i sulmoi paqen dhe sigurinë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi