Gabimi katastrofik i Putinit me Ukrainën
Faqja 1 e 1
Gabimi katastrofik i Putinit me Ukrainën
Gabimi katastrofik i Putinit me Ukrainën
David Ignatius
The Washington Post– Napoleoni, thuhet se, gjatë një beteje në vitin 1805 ka dhënë këshillën që: “Kur armiku po bën një lëvizjes false, ne duhet të kujdesemi që të mos ta ndërpresim.” Citimi është përkthyer shpesh se “Kurrë mos e ndërprit armikun tuaj kur po bën një gabim.” Sidoqoftë të jenë fjalët e përpikta, këshilla është e dobishme për pikën e fillesës së mendimit mbi situatën në Ukrainë.
Vladimir Putini ka bërë gabim duke pushtuar Krimenë pasi ka përshkallëzuar një krizë për Rusinë, krizë që është përgatitur prej muajsh të tërë. Do të ishte mirë nëse presidenti Obama nuk do ta lejonte Putinin të bënte këtë gabim. Por,
lëvizja e Putinit në Krime duket se buron nga një vlerësim shumë i gabuar mbi mundësinë e korrigjimit të këtij procesi që çoi në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Sa më shumë të futet Rusia në këtë strategji revanshiste, aq më të rënda do të jenë pasojat për të.
Nostalgjia e Putinit për të kaluarën u duk edhe në Lojërat Olimpike të Soçit. Ashtu siç shkroi edhe David Remnick javën e kaluar te ”New Yorker”-i, Putini e konsideron shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik si një ”gabim tragjik” dhe kjo olimpiadë celebroi vizionin e tij për një rikthim të fuqishëm të Rusisë. Ky qëndrim e çoi Putinin, ashtu siç e tha edhe sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry “në aktin e pacipë të agresionit” dhe në “shkeljen e detyrimeve ndërkombëtare”.
Kerry i kërkoi Putinit ta ”zhbënte këtë akt pushtimi”. Lideri rus do t’ia kursente vetes këtë brengë nëse do të ndiqte këshillën e Kerryt, por kjo duket e pamundur. Gabimi i tij në Sevastopol mund të çojë në gabime të tjera gjetiu, edhe pse Putini mund të mënjanojë veprime të pamatura. Por, sa më shumë Putini do të kërkojë të verë në dukje fuqizimin rus, ai vetëm sa do të tregojë dobësinë e saj.
Ndoshta në mënyrë të paevitueshme, duke parë monomaninë politike të Uashingtonit, tema kryesore e fundjavës së kaluar nuk ishte aq sulmi kriminal i Putinit kundër Krimesë sesa nxitja që mund t’i ketë dhënë Obama duke mos treguar mjaftueshëm muskujt. Ka shume kritika të vlefshme për t’iu bërë politikës së jashtme të Obamës, veçanërisht në Siri, por nocioni se sulmi i Putinit ishte një lloj dështimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është pervers.
Për dy muaj, administrata Obama nxiti Bashkimin Evropian që ta merrte më seriozisht krizën ukrainase. Njoftimet amerikane thoshin se Putini tregohej i paduruar me presidentin prorus ukrainas, Viktor Janukoviç dhe kërkonte nga ai që të ishte më i ashpër me protestuesit në sheshin ”Pavarësia” në Kiev. Neveria e Putinit ndaj Janukoviçit ka qenë e dukshme që kur ky i fundit la Kievin, një javë më parë.
Ajo që Putini ka keqkuptuar më shumë është se qendra e gravitetit për ish-Bashkimin Sovjetik ka rrëshqitur drejt Perëndimit. Vendet satelite sovjetike si Polonia dhe Republika Çeke janë anëtarë të BE-së dhe me nivel të mirë jetese. Kombet që përbënin dikur Jugosllavinë u mbijetuan luftërave të tyre të përgjakshme dhe një pjesë e tyre u ringritën si demokraci të konsiderueshme. Ukraina mendohej t’i bashkohej kësaj lëvizjeje drejt Bashkimit Evropian nëntorin e kaluar, por Janukoviçi papritur ndërpreu bisedimet tregtare dhe financiare me BE-në dhe pranoi një kredi prej 15 miliardë dollarësh nga Putini për të qëndruar nën influencën ruse. Në përpjekjet e mijëra ukrainasve të guximshëm, të cilët u përballën me të ftohtin dhe dhunën e policisë, dorëzimi i Janukoviçit ndaj Moskës dukej si një përpjekje për të rikthyer historinë.
Mundësitë për Putinin janë gati të kundërta me vizionet e tij atavike të ribashkimit. Vetëm duke u afruar me Perëndimin, më saktë me Evropën, Rusia mund të dalë nga kurthi i saj demografik dhe politik.
Vit pas viti, sistemi politik i Rusisë po shndërrohet në një despotizëm të korruptuar oriental, me Moskën më pranë Almatit sesa Berlinit. Alternativa për Ukrainën është që të tërheqë Rusinë me vete drejt Perëndimit.
Si ish-këshilltar i sigurisë kombëtare, Zbigniew Brzezinski shpjegon në një libër të botuar në vitin 2008 se “nëse Ukraina lëviz drejt Perëndimit, fillimisht në BE dhe më pas në NATO, mundësia që Rusia të drejtohet nga Evropa është më e madhe… Në këtë rast rusët do të thonë se ”e ardhmja jonë do të jetë më e sigurt, kontrolli ynë kundrejt territoreve në Lindjen e Largët do të jetë më i sigurt… nëse do të ketë një lloj komuniteti atlantik që shtrihet nga Lisbona deri në Vladivostok”.
Rusia e Putinit mund të bëjë ende shumë gabime, për shembull mund të dërgojë trupa në thellësi të territoreve të Ukrainës dhe kështu krijon kushtet për një luftë civile. Këto janë nga ato lloj përllogaritjesh të gabuara që sjellin pasoja katastrofike dhe Obama duhet të jetë mjaftueshëm i zgjuar që të frenojë agresionin rus, por pa specifikuar qartë se cili do të jetë roli i SHBA-së në këtë.
Amerikanët dhe evropianët duhet të bien dakord se kjo ka të bëjë me shkeljen ligjit ndërkombëtar nga ana e Putinit. Unë do të isha i lumtur nëse do të ndërprisnim gabimin e Rusisë, por Putin ende vazhdon të këmbëngulë në kryerjen e gjësë së gabuar.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Preç Zogaj:Gabimi më i keq se krimi
» Rexhep Shahu - GABIMI I STRUPCAVE
» Historia e pabesueshme e nënës së vërtetë të Putinit
» Incidenti i famshëm i Putinit, Merkelit dhe qenit
» Amerika i përgjigjet Putinit me super helikopterë
» Rexhep Shahu - GABIMI I STRUPCAVE
» Historia e pabesueshme e nënës së vërtetë të Putinit
» Incidenti i famshëm i Putinit, Merkelit dhe qenit
» Amerika i përgjigjet Putinit me super helikopterë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi