Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI-AH GURBET

Shko poshtë

AGIM GASHI-AH GURBET Empty AGIM GASHI-AH GURBET

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 15, 2014 5:58 pm

AGIM GASHI-AH GURBET 1381329_10152014791119077_1825815580_n

AGIM GASHI

AH GURBET 
(Atyre që po vdesin në gurbet)


Ah kurbet ti qofsh mallkue
Që n´këtë botë po ndjell zi, 
Po naj merr vashat e reja
Po naj merr kta dejmt e ri.


Kemi dal e kem marrë boten, 
N´gurbet bukën me fitue, 
E për n´vdekjen e shkretë mizore
As në mendje sna ka shku.


E randë vdekja e gurbetit
Ku për ne nuk ka vorre, 
Sa shumë burra, vasha e gra
Larg vendlindjes gurbet i more.


Punë ma t´randa tuj punue
Me fitue nji kafshatë, 
Biem nga katet e nga skelet
Thyejme gjymtyrë, mbesim sakt.


Dhe na gjen vdekja mizore
Pa u përshëndet me babë e nanë, 
Nji kujtim në qiell t´atdhuet
Peng Kosoves ia kem lanë.


Lamtumir oj nanë e dashutun
Që dashuni me mu su ngine, 
Tash po vdes pa të pa Ty
Më fal që t ´nxjerra kaq idhnime.


Thuej nuses të martohet
Se ka mbetë hala e re, 
Mbi arkivol t´ma qet duvakun
Ta kam nxet atje nën dhe.


Lamtumir familja ime
Që për ju shkova n´gurbet, 
Tua baj nji kafshatë t´gojes
Tjeter fat atje më gjet.


Lamtumirë lagje e rrugica
Që në juve unë jam rritë, 
Tash po shkoj në vorret tona
Atje ku ma nuk ka dritë.


Amanet o vasha t´reja 
Amanet o ju djem të ri, 
Më mirë i varfër në atdhe
Se i vdekun n´gurbet të zi.


15.03.2014
Düren

AGIM GASHI-AH GURBET 1148751_10152014792319077_830653618_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi