ROZI THEOHARI:DORËZUAR PRIFT NGA AT NOLI
Faqja 1 e 1
ROZI THEOHARI:DORËZUAR PRIFT NGA AT NOLI
ROZI THEOHARI:DORËZUAR PRIFT NGA AT NOLI
Në kishën shqiptare të Shën Mërisë në Worcester, MASS predikon prifti i nderuar me origjine dardhare, Spiro Paze.
Zoti Spiro është shqiptari i fundit në Amerikë i dorëzuar prift nga peshkopi Fan Noli, në vitin 1962. Spiroja më tregonte mbresat nga ajo e diel e paharruar plot emocion, gëzim, por dhe krenari, kur po kurorëzohej nga duart e bekuara dhe zëri lumturues i të përndriturit imzot Nolit. “Gjatë veprimtarisë sime si prift, – thotë zoti Spiro, – jam përpjekur të predikoj e të kryej shërbesën kishtare sipas mësimeve dhe shëmbëllesës së të paharruarit tonë imzot Nolit.” Ai kujton e tregon me humor kur At Noli dorëzonte priftërinj të rinj shqiptarë që nuk e kishin arsimin e nevojshëm.
I përndritshmi Noli i mësonte: “I këndoni lutjet ashtu si dini, shqip, po pastaj lart i rregullon perëndia.” Peshkopi Noli i zgjidhte priftërinjtë e rinj ndër njerëzit e ndershëm e patriotë. Në rolin e mësuesit ai u jepte mësimet e nevojshme teorike dhe si predikues, si të zhvillonin meshën e të lexonin liturgjinë. Zoti Spiro tregon se ishte 35 vjeç kur u dorëzua prift, në vitin 1962. Ai përfundoi shkollën një -vjeçare të teologjisë dhe Fan Noli i propozoi të bëhej prift, mbasi nevojitej një i tillë në kishën shqiptare ortodokse të Filadelfias. “Para se të vinte dita e shugurimit, bëra përgatitjen e duhur, – thotë zoti Paze. – Ditën praktikoja shërbesën kishtare me dy priftërinj shqiptarë, Harallamb Dode dhe at Sotir Dillogjika, kurse natën takohesha me Fan Nolin në apartamentin e tij në Boston, për të studiuar më thellë shërbesën kishtare.
“Çfarë të bëri përshtypje, – e pyes, – në vizitën e parë tek Fan Noli?
“Librat… një dynja me libra që të zinin frymën…, një piano, fletore me nota muzikore…, përsëri libra… Dhe, e dyta,
s’më harrohet humori i imzot Fan Nolit. Unë jam rritur në Amerikë dhe gjuhën shqipe nuk para e dija mirë. Fan Noli u llahtaris kur më dëgjoi në fillim, “Ti llafosesh shqip si një çoban, o Spiro!”, – më tha. Kaluan shumë net kur Noli, si një mësues i mirë i shpjegonte Spiros me durim historinë e gjeografinë e Shqipërisë, i diktonte rregullat e gramatikës shqipe, i jepte për të lexuar librat e shkruar ose të përkthyer nga ai vetë, i tregonte përralla shqiptare deri tek aventurat e Nastradin Hoxhës. Po ashtu i tregonte ngjarje të jetuara kur Noli ishte në Shqipëri.
Arriti dita e fundit e vizitës tek apartamenti i Nolit. Ishte e shtunë në darkë. “Tek i ngjitja shkallët e shtëpisë së Nolit, - kujton Spiroja, – më dridheshin këmbët. Apo, nga që vija i dobët nga shëndeti, i uruari, ma kishte ngjitur dhe nofkën “Cirimingo” e qeshte me lot sa herë më emërtonte me këtë fjalë.” Por atë natë Noli i madh ishte serioz, nuk bëri shakara me dardharin trup-imët. U takuan si burri me burrin dhe Spiroja bëri “konfeshën”—rrëfimin para peshkopit.
“Gjatë rrëfimit Noli i madh më dha një këshillë: “ Dëgjo, Spiro, kur nga disa besimtarë nuk do të dëgjosh fjalë të mira, gëlltiti!… Kur të të shajnë…, gëlltiti!… Mos lufto me njerëzit dhe “continue working”—vazhdo punën tënde.”
Sigurisht, atë të shtunë mbrëma Spiroja nuk fjeti mirë dhe kur erdhi e diela në mëngjes, ai e ndiente trupin e trurin të ngrirë. Por emocionet e tij u shkrinë sapo peshkop Noli hapi ceremoninë. Kisha ishte mbushur plot e përplot me shqiptarë e amerikanë dhe Spiroja dalloi të ulur në rreshtin e parë Anton Athanasin dhe zonjën e tij, Esterin.
Pas dorëzimit prift e pasi u përshëndet me të gjithë besimtarët, në shoqërinë e Fan Nolit, dy priftërinjve të sipërpërmendur dhe Anton Athanasit me Esterin, zoti Spiro shtroi një drekë në restorantin e dëgjuar “Pier 4”. “Por Fan Noli hëngri vetëm zarzavate, – shton Spiroja, – e mua më dukej sikur gjithë shpenzimet shkuan kot. Sepse e doja si baba dhe e respektoja si zotni atë deli burrë që quhej Theofan.”
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Rozi Theohari:B I S E D Ë M E Z E M Ë R “T Ë H A P U R”
» Tregime nga gratë shqiptare
» Rozi Theohari: Rihapet Shkolla Shqipe e Lynn-it, Mass
» R.I.P. VAÇE ZELA-Mbretresha e këngës shqipe
» Rozi Theohari: Shoqata Mjekësore Shqiptaro-Amerikane organizoi ceremoninë presidenciale
» Tregime nga gratë shqiptare
» Rozi Theohari: Rihapet Shkolla Shqipe e Lynn-it, Mass
» R.I.P. VAÇE ZELA-Mbretresha e këngës shqipe
» Rozi Theohari: Shoqata Mjekësore Shqiptaro-Amerikane organizoi ceremoninë presidenciale
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi