Rozi Theohari: Shoqata Mjekësore Shqiptaro-Amerikane organizoi ceremoninë presidenciale
Faqja 1 e 1

SHOQATA MJEKËSORE SHQIPTARO-AMERIKANE ORGANIZOI CEREMONINË PRESIDENCIALE
Nga ROZI THEOHARI—Boston
Shoqata Mjekësore Shqiptaro-Amerikane e themeluar më 20 korrik 2008 në Boston, MA, në aktivitetin e saj njëvjeçar ka arritur suksese të njëpasnjëshme, duke zënë një vend nderi në klasën intelektuale të shqiptaro-amerikanëve në SHBA. Zgjedhja e dr.Muradit kryetar nderi i Shoqatës Mjekësore, është nderim për Bostonin, është nderim për mjekësinë shqiptare në të gjitha trojet etnike.
Më 21 mars 2009 në një ceremoni nderimi në Houston, Teksas, dr. Ferid Muradi pranoi zyrtarisht titullin “Kryetar Nderi” të Shoqatës Mjekësore Shqiptaro-Amerikane. Ky titull iu dorëzua nga presidentja e Shoqatës Mjekësore dr. Lindita Çoku dhe bashkëkryetari i shoqatës dr. Sulejman Çelaj. Takimi në Teksas me personalitetin e nderuar Muradi dhe bashkëshorten e tij, zonjën Carol Ann Leopold dhe dorëzimi i pllakatës së kryetarit të nderit, kanë qenë mbresëlënëse për drejtuesit e shoqatës. Dr. Muradi, nobelisti i dytë shqiptar pas Nënë Terezës, premtoi për praninë e tij në veprimtaritë e Shoqatës Mjekësore. Ai firmosi certifikatat e anëtarësimit për drejtuesit e bordit dhe për anëtarët e komitetit drejtues të shoqatës, si dhe certifikatat e anëtarëve të nderit. Doktor Muradi përgëzoi mjekët shqiptaro-amerikanë për arritjet e tyre në studimet shkencore. Presidentja, dr. Lindita Çoku, dhe bashkëkryetari dr. Sulejman Çelaj e falënderuan dr. Muradin për mbështetjen qe i ka ofruar kësaj shoqate profesionale mjekësore, si dhe vlerësuan përkushtimin e tij në fushën e mjekësisë.
Më 16 maj 2009 në qytetin e Nju-Jorkut Shoqata Mjekësore Shqiptaro-Amerikane organizoi ceremoninë presidenciale të dorëzimit të certifikatave të anëtarësimit tek anëtarët e nderit dhe tek anëtarët e “trupit qeveritar”. Presidentja, dr. Lindita Çoku, dhe bashkekryetari dr. Sulejman Çelaj nderuan publikisht anëtarët e nderit dhe “trupit qeveritar” të kësaj shoqate, duke u dorezuar certifikatën e anëtarësimit të firmosur personalisht nga fituesi i Çmimit Nobel në mjekësi dhe fiziologji, dr. Ferid Muradi.
Gjatë takimit, i cili u zhvillua në restaurantin shqiptar “Club A Steakhouse” në Nju-Jork, presidentja, dr. Lindita Çoku dhe bashkekryetari dr. Sulejman Çelaj prezantuan arritjet dhe kontributin në fushën e mjekësisë, stomatologjisë, farmacisë dhe infermierisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikes, për secilin prej anëtarëve që nderohej në këtë ceremoni. Gjithashtu, u kushtuan një sesion të veçantë anëtarëve të nderit të kësaj shoqate, dr. Agim Lekës dhe dr. Anna Kohen, të cilët e vlerësuan dhe e pranuan me respekt certifikaten e “Anetarit te Nderit”.
Anëtarët aktivë që u nderuan personalisht në ceremoni ishin edhe bashkëkryetari i shoqatës dr. Xhevat Sinanaj, dr. Linda Ciu, dr. Ardita Dalipi, dr. Edlira Duro, dr. Marjana Krasnic, infermiere Juliana Mertiri, dr. Skënder Murtezani, dr. Indriti Reso dhe dr. Mentor Sejdiu. Ndërsa për drejtoreshën ekzekutive dr. Manjola Ujkaj dhe dr. Albi Qeli, që nuk mundën të merrnin pjesë në ceremoni per shkak të orarit të punës, certifikatat e tyre u postuan.
Sipas programit, në pjesën e dytë të këtij aktiviteti, presidentja, dr. Lindita Çoku, i bëri një ekspoze ecurisë së deritanishme të kësaj shoqate nëpërmjet prezantimit me aparat projektues. Ajo e cilësoi Shoqatën Mjekësore Shqiptaro- Amerikane si një domosdoshmeri dhe një sukses absolut në aktivitetin e saj prej 10 muajsh. Dr. Çoku tha: "E veçanta e Shoqatës Mjekësore Shqiptaro Amerikane është se ne në një kohë fare të shkurtër kemi arritur të bëhemi një shoqate dinjitoze profesionale. Serioziteti i misionit tonë tashmë është vërtetuar, sepse shoqata është krijuar plotësisht mbi bazat e standarteve bashkëkohore amerikane. Në listën e anëtarëve bëjnë pjesë mjekë, dentistë, farmacistë, infermierë, që janë diplomuar dhe licensuar në SHBA. Shumë prej tyre kanë marrë grada shkencore dhe ushtrojnë profesionin në qendra prestigjioze mjekësore amerikane.”
Anëtarët e regjistruar në Shoqatën Mjekësore Shqiptaro- Amerikane kane arritur deri në numrin 50, duke përfshirë mjekë, dentistë, farmacistë, ndihmësmjekë, infermierë, teknikë, kërkues shkencorë dhe studente në mjekësi në SHBA. Faqja e internetit e kësaj shoqate mund të vizitohet në adresën www.albamedsociety.org, e cila është në kompletim e sipër.
Në fund të takimit u zhvillua sesioni për ngritjen e fondeve të shoqatës. Ky aktivitet u plotësua me sukses në saje të mbështetjes financiare që kjo shoqatë mori ate ditë nga filantropistët shqiptaro- amerikanë vëllezërit Lekë dhe Pashkë Gojcaj ($1,000), dr. Lindita Çoku ($750 permes kompanisë farmaceutike Sanofi-Aventis), z. Palok Nike Rudaj ($500, i cili kishte dhuruar disa muaj me parë $200 për shoqatën), z. Rrustem Çelaj ($500), z. Ylli Çakani ($400), dr. Agim Leka ($300), dr. Anna Kohen ($250), dr. Skënder Murtezani ($200) dhe dr. Ardita Dalipi ($200). Po ashtu, me këtë rast u falënderua z. Vasel Kalaj, i cili kishte dhuruar $200 më parë.
Një dhuratë e paharruar u bë nga studioja fotografike e z. Fadil Berisha, që mbuloi dokumentimin fotografik të këtij aktiviteti. Organizimi dhe marketingu i ceremonisë u realizua nga piktori i njohur i kinematografisë shqiptare z. Astrit Tota.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë uron profesor Peter R. Priftin
» Shoqata e Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane uron prof.Peter R.Priftin
» Njoftim nga Shoqata e Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane per hapjen e një panairi libri
» Lidhja Qytetare Shqiptaro amerikane në Uashington lobon kundër mbylljes se bazës amerikane “Bondsteel"
» Rozi Theohari:B I S E D Ë M E Z E M Ë R “T Ë H A P U R”

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi