AGIM GASHI:THUMBAT E VDEKJES
Faqja 1 e 1
AGIM GASHI:THUMBAT E VDEKJES
AGIM GASHI
THUMBAT E VDEKJES
(Kolumne)
Vdekja nuk është aspak temë e këndshme për të cilën flasin njerzia.Por, heret a vonë secili njeri ka me u përball me vdekjen e dhimbshme. Dhe thumbimi i vdekjes nuk dihet se kur vjen dhe ku thumbon, por e ka dhimbjen më të madhe që mund të jetë në jetë. Vdekja jo që thimbon por edhe shuan jetë.
Asnjëherë njeriu nuk mundet të jetë i pregatitur sa duhet me vdekjen e prindit, fëmiut, bashkëshortes, motres, vllaut, mikut...!
Për një moment të rrokë një smundje apo një tregjedi e cila godet krejt papritur, ose edhe mund të zgjasi për shumë kohë me dhimbje e mundime. Sido që të jetë, dhimbjen që e sjell vdekja është e pa shmangshme dhe sjell rrënime e ndryshon jetëra.
Vdekja e babait tim i cili vdiq para disa vitesh, më goditi rëndë sepse ne kurbetqarët disi e pëjetojmë vdekjen më rëndë se sa ata që gjenden pranӕ tyre. Madje as në varrim smunda ti shkoj.Shkova një ditë pasiqë ishte varrosë. Ata të atdheut nuk na i njofin hallet tona dhe se kur ju vdes dikush, mundohen sa ma para ta heqin nga shtëpia pa mnduar se vajza, djali apo motra e vllau duan ta përcjellin në rrugëtimin e fundit dhe të pakthyeshëm.
Kur shkova atje në atdheun tim, mu dukte se babai nuk ka vdekë. Mu dukte se ai gjendet diku aty dhe se do të më dali para që ta shijoj përqafimin e tij dhe të nënës sime. Por jo, Ai më nuk ishte. Mu dukte se dikush ia kishte vënë çelsin shtëpisë dhe se çelsat i kishte hudhë diku larg. Mu dukte se më sdo të mundem të kthehem në shtëpi, sikur edhe për një moment.S´të mbetet më asgjë përveçse kujtimeve. Ishte formue një realitet i ri.Sado që mundohesh ta mohosh e të mos e pranosh, ngaqë të duket shumë e padrejtë, nuk mund të bësh asgjë. Me vdekjen smund të luaj askush.
Njëmilion herë kam menduar me veten time, si shumë njerz që mendojnë, se si ti gjenden përgjigjet e shumë pyetjeve që na e kaplojnë mendjen tonë se çka pas vdekjes?
Unë për veten time deri vonë kam menduar se me vdekjen nuk është fundi i gjithçkaje.Por dikur zura ti parashtroj pyetje vetes:-Çfarë ndodh me ne kur vdesim? A ka me të vërtetë ndonjë botë tjeter? Kam dëgjuar mijëra përgjigje e fjalime të priftërinjëve, hoxhollarëve e krerikëve tjerë por nuk ma kan mbush mendjen se mund të jetë ashtu si e shpjegonin ata.
Unë kam ardhë deri te përgjigjeja të cilen ia kam servue vetes:-Se, askush nuk mund ta dij me saktësi se çda ndodhe me ne pas vdekjes. Nuk na mbetet asgjë tjeter pos të presim e të shofim!
Dhe prap pyetjet: Të presim e të shohim? A ka ndonjë mënyrë si ta dimë me siguri nëse vdekja është fundi i gjithçkaje?
NJERIU LUFTON PËR PAVDEKËSI
E frikshme është vdekja, e frikshme shumë.E lufojmë ate me gjithë forcen që kemi. Mbase nuk duam as ta pranojmë kur na e rrëmben njeriun e dashur.
Në vrullin e rinisë, njeriu mendon se vdekja nuk do ti trokas kurrë në derë, dhe me këtë shpresë boshe jeton aq sa mundet,.
Të paktë njerz janë që e kan lakmuar pavdeksinë më shumë se faraonët e lashtësisë. Ata dhe mijëra rob e puntorë janë rropatur gati tërë jetën për ta mposhtur vdekjen.Piramidat që i ndertuan, janë dëshmi e kësaj rropatjeje, e njëherit jnë dëshmi e dështimeve të parreshtura.
Edhe perandorët kinez ndiqnin një ëndëtrr të ngjashme për pavdeksinë, ndonëse në një drejtim tjetër-me anë të eliksirit mitik të jetës. Perandori Çin Shi Huang u kërkoi alkimistëve të tij të gjenin një përzierje magjike që do ta mbante larg e më larg vdekjen.Por, shumë nga këto përzierje mbanin merkur toksik dhe se ka mundësi që njëra nga këto ia mori jetën. Duke u munduar ta gjej pavdeksinë, ai e gjeti vdekjen.
Në shekullin e 16-të thuhet se eksploruesi spanjoll Huan Ponse de Leon lundroi nëpër Karaibe në kërkim të ndonjë kroni të rinimit të njeriut.Gjatë rrugës ai zbuloi Floridën në SHBA, por ja që nuk i gjet burimet për rini, por u vra me një përleshje me indianët e atjeshëm.Asnjë burim i rinisë nuk u zbulua ndonjëherë.
Faraonët, perandorët dhe eksploruesit e ndryshëm bënë orvatje të vazhdueshme ta mposhtin vdekjen. Kjo është diçka që edhe sot e duam të gjithë jashtë mase, edhe nëse nuk biem dakord me metodat e tyre.Thellë-thellë, në shpirt e zemër, thuajse asnjëri prej nesh nuk e dëshiron vdekjen.
Shpjegimet e Biblës dhe Kuraanit nuk nuk dua ti komentoj sepse nuk jamë përgjegjës për këto gjëra edhe pse disa shpjegime janë aq idiotike saqë ta gërditin leximin dhe besimin që ke ndaj dikujt. Psh. sipas disa hoxhollarve, në boten tjeter ke me pas shumë gra, hyrija si i thonë ata, dhe se në atë dynja ke me ba sex pa ndal e ske me u lodh fare. Unë nuk mendoj se bota tjeter, nëse egziston, mund ti ngjaj ndonjë pufi siq e përshkruajnë, andaj qëndroj në maksimën time se askush nuk e di dhe se na mbetet të presim. Ka edhe disa mendime nga Kuraani dhe Bibla që mund edhe të ju besohet kur thuhet se vetë Zoti ka vu “përjetësinë” në zemrat tona.
Perëndia premton se fitorja mbi vdekjen do të arrihet dhe se armiku i fundit i njeriut që do të asgjasohet është vdekja.Mbesim me shpresë.Edhe vdekja me shpresa është më e lehtë!
PO NË TROJET SHQIPTARE?
Në trojet tona, në kohën e sotme, politikanët tanë nuk mendojnë që do të vdesin. Ka shumë të tillë që asnjëherë nuk e mendojnë se ka lloj-lloj vdekje, nuk e mebdojnë se ka vdekje më të rëndë se vdekja.
Të vdiset si dëshmor, hero, martir…pastaj i ndershë, bujr, me dashuri njerzore e bamirësi, nuk mund të thuhet se këto janë vdekje të rënda.Këta njerz nuk i harron populli, do ju dergon lule të freskëta, do ju këndoj e shkruaj poezi dhe se këta njerz edhe pse vdiqen, u vranë e u bënë therror, prap jetojnë në zemrate popullit. Ata ranë në gjumin e vdekjes për tu zgjuar një ditë.
Edhe Jezusi kur u tregon dishepujve për vdekjen e Lazarit, u thotë dishepujve se “Lazarin e zuri gjumi dhe se nuk e kishte ndërmend ta zgjonte tani”. Më vonë Ai shkoi që ta zgjonte. Pritet zgjuarja atyre që besuan dhe e atyre që nuk u ndynë me krim e hajni.
Populli shqiptar i ngjan Jezusit sepse njerzit e mirë të kombit ka me i zgjuar një ditë përsëri, ndërsa vrasësit, hajnat, tradhëtarët, gënjeshtarët, spiujt e ndytsira tjera që po luajnë me atdheun, ky popull qëllimisht ka me harrue për me i zgjue ndonjëherë. Këta të fundit do të jenë të denuar nga Zoti, nga ligji e nga populli.
Të mjert ata që i zë mallkimi i popullit dhe i atdheut. Të mallkuarit vdesin përgjithmonë!
27.03.2014
Düren
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Na ka dalë sabahi-Këngë me të cilën falenderojmë familjen Uruçi!Teksti e muzika:Agim Gashi-Këndon:Agim Gashi
» Agim Gashi: Agim Gashi:TË NDERON FTERRA DHE SHQIPËRIA(Mikut tim, shkrimtarit dhe poetit VULLNET MATO)
» http://www.kosovarimedia.com/home/biblioteka/autor-te-ndryshem/163-agim-gashi/4155-po-e-pyet-nanen-fmija-agim-gashi.html
» Agim Gashi: Agim Gashi :KOHA E PAKOHË E VENDIT TIM (Poemë)
» Agim Gashi:Zoti dy here e krijoi njeriun - Agim Gashi
» Agim Gashi: Agim Gashi:TË NDERON FTERRA DHE SHQIPËRIA(Mikut tim, shkrimtarit dhe poetit VULLNET MATO)
» http://www.kosovarimedia.com/home/biblioteka/autor-te-ndryshem/163-agim-gashi/4155-po-e-pyet-nanen-fmija-agim-gashi.html
» Agim Gashi: Agim Gashi :KOHA E PAKOHË E VENDIT TIM (Poemë)
» Agim Gashi:Zoti dy here e krijoi njeriun - Agim Gashi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi