Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiptarët kërcënojnë kosovarët: Do u presim fytin

Shko poshtë

Shqiptarët kërcënojnë kosovarët: Do u presim fytin Empty Shqiptarët kërcënojnë kosovarët: Do u presim fytin

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 20, 2015 2:14 am

Shqiptarët kërcënojnë kosovarët: Do u presim fytin


Shqiptarët kërcënojnë kosovarët: Do u presim fytin Largea_azil1424370339


Këto ditë mediat gjermane janë të mbushura me lajme për numrin e lartë të shqiptarëve nga Kosova dhe Shqipëria, të cilët po shkojnë në Gjermani për të kërkuar azil.
Por DerWesten raporton për një rast të përplasjes mes shqiptarëve dhe kosovarëve në një nga qendrat e pritjes së azilkërkuesve.
“Konflikti etnik mes shqiptarëve dhe shqiptarëve të Kosovës në ish- seminarin e priftërinjve Querenburg ka sjellë një situatë të ndërlikuar, aq sa u desh ndërhyrja e shërbimit të sigurisë. Skena dramatike ndodhi përpara seminarit”, shkruan gazeta.
Në këtë kamp azilantësh janë vendosur shumica kosovarë.
Por të mërkurën aty ka mbërritur një autobus me rreth 50 azilkërkues nga Shqipëria.
“Dëshmitarët thanë se të ardhurit e rinj zbritën nga autobusi dhe u nisën në drejtim të të pranishmëve duke u bërë shenja me duar. Do ju çajmë fytin, tregonin këto shenja. Kjo nuk kaloi pa u vënë re. Shqiptarët u kthyen sërish në autobus. Ata u dërguan në një kamp tjetër. Autoritetet kanë konfirmuar incidentin, por thanë se ka ndërhyrë menjëherë shërbimi i sigurisë”, thuhet në shkrim.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi