Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI VJEN MERZITSHËM BACA ISË

Shko poshtë

AGIM GASHI VJEN MERZITSHËM BACA ISË Empty AGIM GASHI VJEN MERZITSHËM BACA ISË

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 10, 2015 1:44 am

AGIM GASHI


VJEN MERZITSHËM BACA ISË


AGIM GASHI VJEN MERZITSHËM BACA ISË 10289912_10152959550279077_500436097926039624_n

Sa merzitshëm po vjen ISA, 
Keq më priti Mitrovica, 
Jam fliju me trimni t‘ mia
Për shkolla plot, jo për xhamia.


Pasha tokë, pasha këtë dhe
Milionerët po më shtin n’dhe, 
Zemren, shpirtin sot ma kalle
Ti o popull me sa shumë halle.

Unë po i shof sot shumë spiuj
Hyp në kali më imitojnë, 
Mos lejoni o njerz të dashtun
Luften time të ma poshtnojnë.

Lotë për faqe Baces Isë
Spaska ma as Mitrovicë, 
Ner kambë t‘shkaut trojet e mia
Plot komita nga Serbia?!

O pasha tokë e atë flamur
Se ka pritë Isa këtë kurr, 
Para eshnave, te funerali,
Të poshtrohet kshtu Gjenerali.

Vinë me rend plot karaxhoza
Që vodhen popullin e atdheun, 
Thurrin lavede me plot krekosje,
Qahet toka e qahet dheu.

N’Boletin po pret vorri
Mbi Zveçan flamur Serbie, 
Si n’tokë t’huej flen Gjenerali
Hero i popullit, Hero Arbnie.

09.06.2015
Kosovë

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi