Skënder Zogaj:Pesë muaj pa artistin, politikanin e atdhetarin Sabit Hykollin
Faqja 1 e 1
Skënder Zogaj:Pesë muaj pa artistin, politikanin e atdhetarin Sabit Hykollin
Skënder Zogaj:Pesë muaj pa artistin, politikanin e atdhetarin Sabit Hykollin
Shkruan: Skënder Zogaj
Sipas Gjeniut popullor, vlera e vërteta të njerit vijnë në pah vetëm pas vdekjes. Gjeniu popullor prandaj nuk ka preferuar që njerëzve t’ua kushtohen këngën për së gjalli, sepse, krijimet e tilla kanë qenë të destinuara të shuhen shpejt në harresë të plotë. Përvoja tregon se perlat e vërteta artistike, krijohen pas ngjarjeve dhe pas vdekjes së figurave të mëdha, që, puna dhe veprat e tyre i ngrisin në panteonin e lavdisë dhe krenarisë.
Sipas këtij parimi del i plotësuar kushti ideal për t’ia kënduar këngën Sabit Hykollit, mësuesit idealist të urtë e mendjendritur, artistit-piktor i talentuar, humanistit të paepur deri në vetsakrifikim, veprimtarit të madh atdhetar e largëpamës, demokratit të devotshëm rugovian, politikanit me formim të mirëfilltë intelektual, tribunit popullor dhe udhëheqësit më të suksesshëm shqiptar në gjithë historikun e komunës së Fushë Kosovës.
Këngëtari popullor Sabit Hykollit ia ka borxh këngën, sepse jeta dhe veprimtaria e këtij atdhetari, janë për hyrje të mërituar në kujtesën historike.
Sot, në 5-mujorin e vdekjes, duke shprushur përmallimin tim për Sabit Hykollin, m’u qas vegimi i ditës së varrimit të tij, m’u shfaq imazhi me Driton Ademin duke lexuar fjalën e ndarjes dhe sytë e përlotur të shumicës së njerëzve pjesëmarrës në varrim. Fjalimi i Dritonit, edhe pse fjalë mortore, mendoj se, e vlene të lexohet, sepse ka të bëjë me një personalitet të lartë, figurë që do t’u interesoj edhe brezave të ardhshëm.
Pjesë nga fjala mortore e Drion Ademit
Teksa qëndroj këtu, para trupit të Sabit Hykollit, e ndjej edhe më tepër afërsinë e tij, afësinë e fjalës e të punës së tij të palodhshme, si bashkëvendës, si mësimdhënës, si veprimtar I LDK-së dhe si bashkëpunëtor , si shembull i mishërimit të përkushtuar për t’iu shërbyer më terë qenien e tij fizike e shpirtërore, kërkesave dhe parimeve të shoqërisë .
Sabit Hykolli ishte themeluesi i nëndegës së LDK-së në fshatin Henc me 1990. dhe kryetari i saj deri në vitin 1997, për të vazhduar me pozitën e sekretarit të përgjithshëm të Degës së LDK-së në Fushë Kosovë. Sabiti ishte një unifikues i zoti, që fshatin Henc e bëri tamam si një familje. Njeri ndërmarrës, plot ide dhe tepër motivues, praktik në veprime dhe i saktë, i qiltër, shumë parimor dhe vazhdimisht kreativ. I urtë, i butë, i ëmbël, fjalëpak por i sakt e kuptimplotë, e thoshte shpesh:
“Nuk duhet vetëm të përshtatemi, por duhet të ecim, punojmë, mendojmë, guxojmë, të mahnitemi, të kapim situatën . të krijojmë opinionin tone, në mënyrë që të shohim e gjykojmë drejtë në kontekst të kohës dhe rrethanave të caktuara, për të nxjerrrë vlerat e pastra dhe të mirëfillta … Ne veprojmë në kuadër të partive politike, por jashtë plitikës duhet të kujdesemi për mirëqenen e qytetarëve tanë, duke i kryer punët tona që na përkasin…”
Ishte gjithënjë në krye të cdo pune, i pari dhe kryesori, i pa-imponueshëm, i ndodhur spontanisht aty ku e kërkonte rendi dhe vendi.
Të paharrueshme janë orginizimet e tubimeve publike, tribunave, organizimi zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, i referendumit të vitit 1992, kur nga mendja, zemra dhe dora e Sabit Hykollit, brusha pikturale e tij e krijoi portretin e parë të Dr. Ibrahim Rugovës që e shfaqi para banorëve të Hencit. Sabiti punoi me netë të tëra, me dhjeta e qindra pano e transparente madhështore, me të cilat u krijua atmosfera solemne e paparë ndonjëherë , pamje që nga Henci dolën dhe morën botën, nëpërmjet fotografive dhe xhirimeve televizive që u shfaqën nëpër ekranet tv amembanë globit. Ky ishte Sabit Hykolli, artisti e veprimtari frymëzues i masave të gjera popullore, i nxënësve, studentëve, intelektualëve…
Sabiti ishte personalitet me ndjenja të thella solidariteti që, bëri shumë në kohë e rrethana okupimi, për të ndihmuar nevojtarët, kudo që ishin. U kujdes për bukën e gojës duke nxitur soliaritet dhe mirëkuptim, hapje zemrash. Henci asaj kohe kishte rezerva mielli, dhe Sabiti, ngado që lëvizte porosiste: “Askush të mos mbetet pa bukë!”
Ishte vëzhgues i mprehtë, dinte të shihte dhe të kapte situatat me një realizën të plotë.
Në kujtesën e hencasve, padyshim që mbetet e paharrueshe paranata në prag të braktisjes së fshatit dhe shpërnguljes për në Shqipëri, kur Sabiti, nën atmosfrerën tmerruese të breshërive të artilerisë serbe, që kishin rrethuar vendin, mbledh në një odë të fshatit të gjithë bashkëfshatët e tij dhe i porositë, që tu mos ligështohen, të qëndrojnë sa më afër njeri tjetrit, të udhëtojnë bashkë dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin në cdo situatë…
E kujton me krenari dhe nuk do ta harroj kurrë castin kur në kampin e Kavajës takova Sabitin me një laps dhe fletë në dorë duke evidentuar njerëzit, gjendjen e tyre, mungesat, kërkesat… “E tash?” e pyeta dhe Sabiti mu përgjegj:
“ Na duhet ushqimi, strehimi, barnat, mësimi… Hajde, ta bëmë punën në mënyrën tonë. Nisja punës me evidentimin e të gjithave dhe të gjejmë zgjidhjet e duhura, nuk mund të rrijmë duarkryq. Jeta duhet të rrjedh… “
Në saje të indicatives së Sabitit dhe në stilin e punës së tij të palodshme, kampi në Kavajë, ku ishin streguar shumica e banorëve të Hncit, bëhet qendra më e dalluar e vetorganizimit të refugjatëve kosovar. Dhe jo vetëm kaq: me punën e jashtëzakonshme të Sabit Hykollit u organizua madje edhe shkollën për nxënësit refugjatë.
Ky është Sabit Hyklli, i cili nuk është më midis nesh, por janë veprat dhe kujtimet e shumta, të paharrueshme në zemrat dhe mendjet tona…
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sabit Rrustemi: Poezi përkushtuese për atdhetarin e shquar, Metush Krasniqin,
» SKËNDER ZOGAJ:UNË JAM DËSHMITARI
» SKËNDER ZOGAJ - EROZIONI
» Përkujtim:6 muaj pa më të dashurin tonë, Skënder Elezaj
» Skënder Zogaj:AUTOPSIA E FJALES
» SKËNDER ZOGAJ:UNË JAM DËSHMITARI
» SKËNDER ZOGAJ - EROZIONI
» Përkujtim:6 muaj pa më të dashurin tonë, Skënder Elezaj
» Skënder Zogaj:AUTOPSIA E FJALES
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi