Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sabit Rrustemi: Poezi përkushtuese për atdhetarin e shquar, Metush Krasniqin,

Shko poshtë

Sabit Rrustemi: Poezi përkushtuese për atdhetarin e shquar, Metush Krasniqin, Empty Sabit Rrustemi: Poezi përkushtuese për atdhetarin e shquar, Metush Krasniqin,

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 17, 2009 11:54 pm

Sabit Rrustemi: Poezi përkushtuese për atdhetarin e shquar, Metush Krasniqin, Image



Sabit Rrustemi: Poezi përkushtuese për atdhetarin e shquar, Metush Krasniqin, N1563102666_699
Sabit Rrustemi
AJO VETË DO TË HAPET

(monolog I datës 15 – XI – 1991)

E bëjmë një punë o Metë Krasniqi
- I biem drejt
E mos sillemi kodër pas bregu
Se përpara e kemi cakun
E as mos ma vër
As nuk po ta vë lakun

A po sheh dhe ti si unë
Apo vetëm mua më është çartur shikimi
He burrë
E s’ po shoh si dua
E s’ po dhemb sall në mua

Ne mund të shkojmë
Kush prej dheembjeje
Kush prej plumbi
Prej të papriturës kush
- po punët si po mbesin
Kosovës derën ku po i a lëmë
Se pa të më nuk bën

Fëmijët në pikë lëndine
Sillen e mbështillen
Në mija shtigje
Brenda s’kanë s’i hyjnë

Erërat e dynjasë i trazojnë
Erërat e dynjasë me ta kalërojnë

Dhe nesër po të na pështyjnë
Ç’t’u themi
Ku të vemi
Me shekuj po zihemi
Për një zot shtëpie
E përsëri nuk e kemi

Ia thyem qafën vetes me lavde të rreme
Me fjalë të krehura
A hasmin as e tremba
As e trembe

Si me ëndje thejmë krande
Ndezim zjarre a mërrdhijmë fare
Vetes assesi t’i bëjmë qare
Për pa e çelë një fushë të re
Për pa e mbjell një mal të ri
Prag më prag n’secilën shtëpi

O Metë Krasniqi
Vdekja në një mënyrë do të na gjejë
Kur e kemi këmishë në trup
- këtë këmishë
T’ua veshim edhe xhebrailëve
Po deshëm vdekjes sonë
T’ia vëmë emrin jetë

Se mos pyet për neve
Po na shkuan këto vdekje kot së koti
Po u ngrys dhe kjo ditë si moti
Po na hëngër dreqi e na qau zoti
Mos pyet për neve he burrë
Se po flas
E po çelem me ty si kurrë

Po dhe mos u çmend prej gëzimit
Nëse këtë shtëpi të nisur që moti
Një ditë e bëjmë me kulm
Në një nga ditët që do të vijnë
Derën s’ke nevojë për ta shtyrë

- Ajo Vetë do të hapet para teje
O Metë Krasniqi…

( E lexuar për herë të parë në 5 vjetorin e përkujtimit për atdhetarin Metush Krasniqi, në Shtëpinë e Kulturës në Rogoçicë, më 15. X. 1991)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi