Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Majlinda rrah rusen, shpallet kampione evropiane

Shko poshtë

Majlinda rrah rusen, shpallet kampione evropiane Empty Majlinda rrah rusen, shpallet kampione evropiane

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 24, 2014 7:21 pm

Majlinda rrah rusen, shpallet kampione evropiane Majlindaa_9715
Majlinda rrah rusen, shpallet kampione evropiane


Majlinda Kelmendi ka arritur një tjetër sukses të madh për vetën dhe vendin e saj. Majlinda u shpall kampione në kuadër të Evropianit që po zhvillohet në Francë, duke e fituar medaljen e saj të parë të kampiones në një ngjarje të tillë. Kjo është medalje e saj e dytë madhore, pas titullit botëror të fituar vitin e kaluar.


Majlinda Kelmendi ia ka zdritur fytyrën Kosovës edhe njëherë. Xhudistja pejane ka arritur të shpallet kampione në kuadër të Kampionatit Evropian që po mbahet në Francë.

Kelmendi triumfoi në kategorinë e saj -52 kg, për ta fituar medaljen e saj të parë të artë në një Evropian.

Majlinda u tregua më e suksesshme se rusja, Natalia Kuziutina, në finale, duke e mposhtur atë me pikë.

Ky është suksesi i radhës për Kelmendin, pasi vitin e kaluar e fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror të zhvilluar në Rio.

Kelmendi ka qenë në top-formë këtë vit, duke e fituar medaljen e artë edhe në dy turnet paraprak, në Samsun të Turqisë dhe në Paris, duke vazhduar kësisoj dominimin e saj absolut në xhudon botërore.

Rruga drejt suksesit

Majlinda kaloi direkt në rrethin e dytë të këtij Evropiani, duke qenë me fat në short, teksa aty mposhti rumunen, Alexandra Florian, pa shumë mundë.

Në duelin e saj të dytë në rrethin e tretë, xhudistja kosovare triumfoi përsëri para kohe ndaj xhudistes nga Armenia, Zhanna Stankevich, duke siguruar kualifikimin për meçet finale.

Majlinda rrah rusen, shpallet kampione evropiane Majlinda-kelmendi
Në gjysmëfinale u tregua më e mirë se gjermania Mareen Kraeh, teksa në finale mposhti rusen, Kuziutina.

Paraprakisht në këtë Evropian u eliminuan dy xhudistët tjerë nga Kosova, Akil Gjakova e Distria Krasniqi.

Distria u mposht në duelin e parë nga xhudistja turke, Sumeyye Akkus, teksa Akili u mposht në rrethin e dytë.

Gjakova triumfoi ndaj sllovenit Andraz Jereb, për t’u mposhtur më pas nga ukrainasi, Georggi Zantaraia. 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi