Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bajramaj me Gjermaninë kampione evropiane

Shko poshtë

Bajramaj me Gjermaninë kampione evropiane Empty Bajramaj me Gjermaninë kampione evropiane

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 11, 2009 11:54 am

Bajramaj me Gjermaninë kampione evropiane

Kemajl Goca, BOTA SOT
Fatmire Bajramaj, është aktivizuar në minutën e 83-të në lojë në vend të Kerstin Garefrekesit dhe për shtatë minuta ka dhënë një kontribut të madh në fushë.


Bajramaj me Gjermaninë kampione evropiane ---fatmire%20b
Fatmire Bajramaj me trofeun e kampionit evropian

Kombëtarja e Gjermanisë në futboll e ka demoluar me rezultat 6:2 Anglinë, në ndeshjen finale të Kampionatit Evropian (femrat), e zhvilluar në stadiumin e futbollit Helsinki në Finlandë. Futbollistja Shqiptare, Fatmire Bajramaj, së bashku më kombëtaren gjermane e ngritën lartë trofeun e kampionit evropian.Bajramaj me Gjermaninë kampione evropiane +bajramaj
Kjo finale është shikuar nga 15.877 adhurues, të cilën u ndanë të kënaqur si më lojë dhe me tetë gola të shënuara. Në çdo aspekt gjermanet ishin më të mira sesa anglezet dhe e merituan titullin e kampiones evropiane. Fatmire Bajramaj, është aktivizuar në minutën e 83-të në lojë në vend të Kerstin Garefrekesit dhe për shtatë minuta ka dhënë një kontribut të madh në fushë. Gjermanet në minutën e 20-të kaluan në epërsi me golin e futbollistes Prinz, duke e dyfishuar epërsinë (2:0) Behringer në minutën e 22-të.
Bajramaj me Gjermaninë kampione evropiane ---ang
Anglezet e ngushtojnë epërsinë në 2:1 me golin e Carneyt të shënuar pas dy minutave lojë. Gjermanet përfitojnë në ritmin e shpejt të lojës dhe me golin e Kulig e ngritin epërsinë në 3:1 në minutën e 51-të. Pa kaluar as katër minuta lojë, 3:2, autore e golit për anglezet Smith. Inka Gringsi, e cila e fitoi edhe epiteten e shënueses më të mirë në evropianë më gjashtë gola, këtë finale shënoi dy herë. Ajo e ngriti epërsinë në 4:2 (62') dhe 5:2 (73'), pastaj në 6:2 futbollistja Prinz në minutën e 76-të. Në përgjithësi gjermanet ishin larg më të mira më lojë dhe dëshmia më e mirë është rezultati bindës. Bajramaj me Gjermaninë kremtojnë titullin evropian përkatësisht të pestin më radhë.

Bajramaj me Gjermaninë kampione evropiane ---presLoga presidenciale: presidenti Horst Köhler, Michel Platini UEFA dhe zonjë Tarja Halonen

Anglia-Gjermania 2:6 (1:2)
Stadiumi në Helsinki.
Gjyqtarë: Dagmar Damkova.
Shënuese: Carney (24'), K. Smith (55') për Anglinë dhe Prinz (20' e 76'), Behringer (22'), Kulig (51'), Grings (62' e 73') për Gjermaninë.
KV: Stoney (Anglia).
Anglia: Brown, Alex Scott, Asante, White, Stoney, Jill Scott, Chapman (Westwood 86), Carney, Williams, Aluko (Sanderson 81) dhe Smith.
Gjermania: Angerer, Bresonik, Krahn, Bartusiak, Peter, Garefrekes (Bajramaj 83), Kulig, Laudehr, Behringer (Da Mbabi 60), Prinz dhe Grings.
Bajramaj me Gjermaninë kampione evropiane 11brd

Bajramaj me Gjermaninë kampione evropiane ---fb
Fatmire Bajramaj me trofeun e kampionit evropian
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi