Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:ISHTE VETEM ENDERR

Shko poshtë

AGIM GASHI:ISHTE VETEM ENDERR Empty AGIM GASHI:ISHTE VETEM ENDERR

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 29, 2014 11:27 am

AGIM GASHI:ISHTE VETEM ENDERR HqdefaultAGIM GASHI:ISHTE VETEM ENDERR Keshtjellaqikes01

AGIM GASHI:ISHTE VETEM ENDERR New%2BPicture%2B(10)AGIM GASHI:ISHTE VETEM ENDERR 1525152_492218897554156_360677796_n


AGIM GASHI:ISHTE VETEM ENDERR

Një natë të vonshme
Si shumë netë të tjera
Më zuri gjumi duke menduar për Ty
Moj dashuia ime

Dhe ...
Erdhe Ti
Me atë bukuri që ke
E gjatë dhe e hollë
Me faqet e kuqe si mollë
Flokët lëshuar mbi supe
Me sy Hyjneshe
Shpirtin peshë ma çove
E me çukat e ëmbëla në faqe
Me ato buzë si qershi
Gjinjë të bardhë e të fryer
Bel' hollë shtozovjallë
E ëmbëla e jetës
Moj shtozovjalla mike
Moj pëllumbesha ime
Më e bukura e ëndërrave të mia
Më beso se po vdes për Ty

Zbrite nga qielli i kaltër
Me një vel të bardhë
I tejdukshëm në skajshmëri
Bukuri mahnitëse je ti
Vija e trupit si pehrri
Në këtë botë ishim vetëm unë e Ti
Ti ishe Eva e unë Adami
Ngadal i afroheshe shtratit tim
Të prisja o sa me padurim
Pandehja se s'do vije
Por ti erdhe
Hyre në gjirin tim
Atëherë të pëshpërita plot dashuri
Ah pulbardha ime
Të kam pritë një jetë
Vetëm Ty

Buzët tereshin shkrum
Ti s'më le të flisja më shumë
Ma mbylle gojën me puthjen tënde
Bota le të kallet
Ëmbëlsi më je ti
Me duar të njoma
Në prekje digjeshim unë dhe ti
Ngadalë si eshkë
Në zjarrin e dashurisë
As në parajsë s'ka më lumturi
Kur bukuroshën time
E puthi dhe e mbaj në gji
I mbushur me dashuri

E dashura ime
!!!!!
Ma lexove mendjen time
Më the e di
Mos fol më
Sonte do të ngihemi dashuri
E shtrëngova përsëri
Përsëri buzët tona u bashkuan
Zemrat fort u dashuruan
Pa djallëzi e pa tradhëti
Vetëm dashuri dashuri
Unë me atë që e prita një jetë
Sa lumturi

Sa kohë kaluan nuk e di
Në një ishim shkri
Aty në Parajsë qe të dy
Bukuri
Dashuri
Lulëzim Madhështi
Papritmas zgjohem,
Me jorganin tim në gji
Me sa zë që kish bërtita
O Zoti im
Më shkoj jeta në ëndërrime
Botë hiqi
E askujt
Dashuria ime
Ëndërra ime !

08.07.2012
Düren A.G..
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi