Agim Gashi: Agim Gashi:Vetëm atë e kam dashtë
Faqja 1 e 1
Agim Gashi: Agim Gashi:Vetëm atë e kam dashtë
Agim Gashi:Vetëm atë e kam dashtë
Vetëm atë n´këtë botë e kam dashtë
Edhe atë ti shok ma ke marrë
Fatin tim e kishe pasë dhe ti,
Edhe ty të iku të la në vetmi.
S´jam i lumtur unë e nuk je as ti
Kur është gruja dredharake, nuk ka lumturi.
Për këtë arsye shok pse po vuan kot
Dashurinë e rrejshme mos e qaj me lot,
Se në dashuri jo jo besë nuk ka
Na tradhëtoj te dyve sa keq sa hata.
Nuk ishte për ty s´ishte as për mu
Na tradhtoj te dyve e pa besë nji gru.
E dashta shumë, çka sbëra për te
Ia dhashë shtëpinë, veturë duke i ble,
Ashtu shoku im ta bani dhe ty
Ta mori pasuninë e të la n´vetmi..
Eja shoku im të pimë e mos të vuajmë kot
Dashurinë e rrejshme mos e qaj me lot.
Cila është arsye e tradhëtisë????
Arsyet pse tradhtojmë janë po aq të ndryshme sa dhe arsye pse dashurojmë dhe pse duam ata që duam. Femrat dhe meshkujt mund të tradhtojnë për arsye të njëjta, por mund të tradhtojnë edhe për arsye shumë specifike, që i përkasin gjinisë së tyre.
Si meshkujt edhe femrat mund të tradhtojnë sepse nuk provojnë më dashuri, ndjenjë, tërheqje mes tyre; për hakmarrje kundrejt partnerit (me partner do të nënkuptoj si femrat ashtu edhe meshkujt) që të ka poshtëruar apo që nuk të plotëson nevojat që ke; për të thyer monotoninë apo mërzinë e një marrëdhënieje rutinë; nga nevoja për t'u ndjerë joshës, tërheqës, i pëlqyer dhe i aftë seksualisht, nga mendimi se mund të gjesh ilaçin për të rregulluar mosfunksionimin e marrëdhënieve seksuale, nga humbja e kontrollit, nga dëshira për t'u shkëputur nga një marrëdhënie që nuk funksionon, etj.
Tradhëtia ndodh edhe për arsye të tjera si për të rifituar besimin përballë moshës, që po kalon dhe humbjes së mundësive, për pasojë të zhgënjimeve të vazhdueshme apo mungesa e paqes bashkëshortore apo edhe si pasojë e streseve në punë, kuriozitetit, dëshirës për “aventurë”, etj.
Ka tradhëti rastësore dhe thjesht mishtore (që zakonisht ndodhin nga humbja e kontrollit apo dëshira për të kaluar një gjendje jo të mirë psiko-emocionale), ka tradhti të zemrës, tradhëti të vazhdueshme (me nje person apo persona të ndryshëm) kronike apo akute, etj.
Meshkujt tradhtojnë kryesisht për të rritur vetëvlerësimin e tyre dhe për t'i konfirmuar vetes virilitetin e tyre (të qenët maço), për t'u ndjerë më të gjallë e të fuqishëm apo për të shfryrë një agresivitet të thellë, të brendshëm. Ndërsa femrat tradhtojnë kryesisht për të përmbushur nevojën për t'u dashur, për t'u ndjerë joshëse, të vlerësuara, për të marrë ngrohtësi, embëlsi dhe për t'u ndjerë të lirshme dhe të shpenguara.
Kush tradhton dhe kush toleron më shumë?
Kultura jonë maskiliste (por edhe të tjera) për vite me rradhë ka krijuar mite se meshkujt tradhtojnë sepse janë më impulsivë, janë biologjikisht më të predispozuar, apo tradhtojnë vetëm për seks. Kurse për femrat mendohet që tradhtojnë me ndërgjegje, të bindura për atë që po bëjnë dhe tradhtojnë me zemër.
Më tej kur çifti martohet, udhëzimet e mëtejshme që u jepen femrave janë: “Tani që u martove do e durosh burrin me gjithë të këqijat që ka”, “Për hir të fëmijëve falja gabimet që mund të bëjë se burrë është”. Ndërsa udhëzimet kryesore për meshkujt vërtiten rreth: “Edhe tani mblidh mendjen: s'ka më lart e poshtë”.
Këto mite, në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose tërthorazi, përcjellin mesazhin se tradhtia e meshkujve është më e tolerueshme dhe më pak e dënueshme, pasi gjoja ka një natyrë thellësisht biologjike dhe mashkulli ka “nevoja fizike” më të forta se femra. Kohët e fundit këtyre miteve i janë shtuar edhe mendësi të tjera si: një mashkull që nuk tradhton nuk është një mashkull i vërtetë; është normale që mashkulli edhe mund të tradhtojë se është mashkull, prandaj edhe mund t'i falet, etj.
Duket se morali dhe normat e vetë shoqërisë sonë janë bërë më tolerante dhe e marrin të mirëqenë tradhtinë mashkullore, e cila “ndëshkohet moralisht” më pak se ajo femërorja (mashkulli që tradhton shihet si zoti, i aftë, etj. kurse femra quhet e përdalë). Por e gjithë kjo është thjesht mendësi e një shoqërie maskiliste që e shfaq seksin si eskluzivitet të mashkullit, sipas së cilit mashkulli gëzon çdo lloj lirie ndërsa femra jo. Kjo bën që arsyeja kryesore pse është rritur numri i femrave që tradhtojnë të jetë edhe hakmarrja. Por a është i shëndeshëm psikologjikisht ky qëndrim?
A mund të jetë tradhëtia një arsye e vërtetë për divorc?
Vitet e fundit tradhëtia konsiderohet si një ndër arsyet kryesore të divorcit. Megjithëse në shumë vende ajo zë edhe vendin e parë, në Shqipëri renditet e dyta pas divorcit për arsye të ndryshimeve në karakterin dhe temperamentin e partnerëve. Por gjithashtu shumë prej nesh janë dëshmitarë apo kanë dëgjuar edhe raste që megjithëse partneri ka tradhtuar çifti nuk është ndarë, por ka vazhduar të qëndrojë bashkë.
Si rrjedhim nuk mund të japim një përgjigje të saktë dhe përfundimtare nëse tradhëtia e çon apo jo çiftin në divorc. Sigurisht do të ishte më mirë që tradhtia të mos ndodhte, në të kundërt, nëse çifti do ta vazhdojë apo jo marrëdhënien varet nga një sërë faktorësh personalë, shoqërorë apo kulturorë.
Tradhtia përjetohet nga individi në një mënyrë shumë subjektive dhe unike që lidhet me personalitetin, të shkuarën dhe eksperiencat personale, vlerën që i jep marrëdhënies aktuale dhe sigurisht dashurinë që vazhdon të ndjejë apo jo për partnerin, por edhe edhe nga shoqëria që rrethohet, mjedisi ku është rritur e jeton, profesioni, si dhe kultura që ka.
Çfarë ndodh me partnerin e tradhtuar?
Një shprehje franceze thotë: Zot të lutem bëj që gruaja të mos më tradhtojë, por edhe po më tradhtoi bëj që të mos e marr vesh, por edhe po e mora vesh, bëj që të mos e besoj.
Tradhëtia shkatërron vetëbesimin, vetëvlerësimin, besimin të partneri apo të tjerë, ëndrrat, shpresat, dëshirat, etj. Tradhëtia shkakton krizë për identitetin personal dhe atë seksual. I tradhtuari vë në dyshim gjithçka, që ai/ajo ka menduar si të rëndësishme, joshëse apo tërheqëse te vetja. Tradhëtia si pasojë e humbjes së vetëvlerësimit dhe vetëbesimit shkakton shok, zemërim, indiferencë apo dhimbje ekstreme, ankth, tërheqje emocionale dhe shoqërore, rënie të dëshirës seksuale, ndryshim të regjimit ditor, etj. Pra zhgënjimet emocionale mund të ndikojnë mbi shëndet duke krijuar stres, depresion apo rënie të përgjithshme të imunitetit, që e bën individin më të predispozuar ndaj sëmundjeve.
Meshkujt e përjetojnë tradhtinë si fyerje ndaj virilitetit apo egos së tyre mashkullore, ndërsa femrat përveç fyerjes kryesisht e përjetojnë tradhtinë si humbje të sigurisë, dashurisë, vetëvlerësimit (qoftë fizik apo intelektual), apo edhe statusit social, personal.
Tradhëtia e largon vëmendjen nga partneri dhe marrëdhënia aktuale. Kur tradhëton nuk mund të përkushtohesh njësoj në marrëdhënie si më parë. Tradhtia krijon një trekëndësh, që ushtron presion të trajtohet si i barazvlefshëm. Tensioni bën që vëmendja, përkushtimi, kënaqësia që merret nga marrëdhënia nuk mund të jenë më njësoj. Humbja e vëmendjes sjell rënien e cilësisë së marrëdhënies, e cila sjell pakënaqësi. Kjo pakënaqësi interpretohet si mungesë dëshire për të qëndruar me partnerin dhe rrit justifikimin për ta tradhëtuar. I gjithë ky skenar kthehet në një rreth vicioz, i cili është vështirë të ndërpritet nëse çifti nuk bën përpjekjet e duhura në kohën e duhur.
A mund të falet një tradhti?
Vështirë të jepet një përgjigje. Siç e përmenda më lart përjetimi i tradhëtisë është shumë personal e si i tillë është i vetmi që përcakton të ardhmen e marrëdhënies. Secilit prej nesh i buron impulsivisht përgjigja nëse mund të falë apo jo tradhëtinë, por pak nga ne e dinë sesi do të reagojnë realisht nëse ajo ndodh vërtet. Shumë mund të mendojnë se nuk e falin kurrë, por mund të ndodhë e kundërta si dhe anasjelltas.
Megjithatë të gjithë duhet të dimë që tradhëtia kurrë nuk e forcon dashurinë dhe mbijetesën e marrëdhënies së një çifti. Tradhëtia mund të falet sepse dashuria për partnerin është shumë më fortë sesa dëshira për ta braktisur atë, sepse janë fëmijët në mes, sepse nuk do të humbasësh sigurinë afektive, sociale dhe ekonomike që të jep marrëdhënia, sepse edhe ty të kanë falur dikur por kurrë sepse harrohet apo sepse nuk të bën përshtypje dhe je indiferent ndaj saj.
Tradhëtia shkakton gjithmonë një ridimensionim të marrëdhënies. Tradhëtia dëmton integritetin personal, i cili sjell edhe dëmtimin e integritetit të marrëdhënies. Humbet besimi, qartësia, siguria, mbështetja, shtohen dyshimet etj., të cilat e ndryshojnë qëllimin primar të marrëdhënies dhe bëhen burim stresi, shqetësimi, ankthi, etj.. Tradhëtia tregon pamundësinë e individit për të krijuar një marrëdhënie të afërt me partnerin e zgjedhur – prandaj kërkohet zgjidhja diku tjetër. Tradhëtia plotëson me shpejtësi boshllëqet momentale të marrëdhënies, por nuk i zgjidh problemet mes çiftit. Ajo zakonisht i shton ato.
Pse tradhtojm!!!!
Nëse partneri që tradhëtohet vendos të rikthehet në marrëdhënie, duhet që përveç shqyrtimit të përgjegjësisë së partnerit të shqyrtojë edhe përgjegjësitë e tij. Kur i tradhëtuari bën sikur e fal, por realisht nuk e fal partnerin, apo kur ndërmerr herë rolin e viktimës, herë të superiorit, atëherë çifti do e ketë të vështirë të vazhdojë marrëdhënien. Nëse, përkundrazi, çifti diskuton pasojat që tradhtia ka lënë mes tyre si dhe mënyrën se si mund t'i kalojnë ato, kjo mund t'i hapë rrugë një rifillimi të mbarë të marrëdhënies. Mbi të gjitha ata duhet të përpiqen të japin dhe rifitojnë besimin dhe sigurinë mes tyre dhe jo të keqtrajtojnë, apo të mbajnë mëri njëri-tjetrin. Në raste të tilla fjalët mund të shkaktojnë lëndime të mëtejshme që mund të çojnë në ndarje përfundimtare. Ata duhet të përpiqen t'i shfaqin afeksion të vazhdueshëm dhe reciprok njëri-tjetrit pasi vetëm kështu mund t'i kapërcejnë vështirësitë, që sjell përballimi i situatës së re pas tradhëtisë.
Megjithatë duhet të kemi parasysh se edhe pas vendimit për të rifilluar marrëdhënien, partneri i tradhëtuar mund ta ketë të vështirë të falë dhe çifti mund të bjerë në përsëritje të gabimeve të mëparshme, gjë që mund ta shkatërrojë përfundimisht marrëdhënien. Përballimi i situatës së re lidhet shumë jo vetëm me aftësitë e çiftit për të qënë pranë dhe ndihmuar njëri tjetrin, por edhe aftësitë individuale të secilit partner për të kuptuar, për të pranuar, për të falur dhe për të krijuar një marrëdhënie të re më të mirë se e mëparshmja.
çdoditë
Tradhëtia!!!!!!!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» AGIM GASHI:NUK KAM DASHTË ME TË HUMB
» AGIM GASHI:ME U DASHTË SI VLLAU ME VLLA-Parodi
» Agim Gashi:Për Ty dhe vetëm për Ty!
» Agim Gashi:VETËM KUJTIME
» AGIM GASHI:ISHTE VETEM ENDERR
» AGIM GASHI:ME U DASHTË SI VLLAU ME VLLA-Parodi
» Agim Gashi:Për Ty dhe vetëm për Ty!
» Agim Gashi:VETËM KUJTIME
» AGIM GASHI:ISHTE VETEM ENDERR
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi