Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fehmi Ajvazi:Lexues të nderuar!

Shko poshtë

Fehmi Ajvazi:Lexues të nderuar! Empty Fehmi Ajvazi:Lexues të nderuar!

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 09, 2009 7:23 pm

Lexues të nderuar!

Përfaqësues të mediave!



Doli në shitje KALENDARI LETRAR (nr.9), gazetë ekskluzive për Kulturë, Letërsi dhe Arte.

Në faqet e këtij numri mund të gjeni shkrime studiuese, recensione, tregime, ese, poezi, analiza, intervista...



1. ALBANOFONIA - nga Mentor Tahiri/ Cili është roli i gjuhës...? Si ta realizojmë zhvillimin e përbashkët të gjuhës dhe të kulturës sonë ? A jemi inferior karshi nevojave kolektive - nacionale për “tregun albanofon” …? ( fq. 3 )



2. INDIFERENCA - Eli Vizelin/ Leksione të mijëvjeqarit/ fq. 5 )



3. NDËRTIMI I TESTAMENTIT ANTOLOGJIK–nga Xheladin MJEKU/ Recension: Milaim Berisha: ,,Testament për Shqipërinë”, zgjodhi e përgatiti Akademik Rexhep Qosja, botoi SHB ,,Faik Konica” - Prishtinë, 2008. (fq. 7)



4. INTELEKTUALËT-VEPRIMTARË KUNDËRKONFORMISTË

ME VIZIONE IDEALISTE – nga Dr. Zyhdi Dervishi/ Studim/ Në shoqërinë shqiptare fjala “intelektual”, veçanërisht në periudha tranzicioni ka patur dhe ka fat tragjikomik: është mbivlerësuar si fjalë me fuqi gati hyjnore dhe njëherazi është zhvlerësuar skajshëm nga inflacioni i skajshëm. Sidomos gjatë fushatave zgjedhore drejtuesit e partive politike i paraqesin në publik si “intelektualë shumë të shquar”, si “intelektualë brilantë”, si “njerëz me gjen intelektuali” të gjithë kandidatët për deputetë, për kryetarë bashkie e komune dhe deri ata për kryepleq lagjesh në qytete ose në fshatra. Në situata të tilla politike e psikoshoqërore karakrizimi “intelektual” përdoret me dendurinë më të lartë, si diçka që i jep dritë personalitetit të kandidatit, që ia pastron atij të kaluarën edhe nëse është ndotur me njolla korrupsioni e të krimeve të tjera, që rrit efektivitetin e veprimtarisë së tij etj. Natyrshëm shtrohen pyetjet: Sa përkojnë përfytyrime të tilla të shqiptarëve për intelektualin me konceptet më të përhapura në vendet më të urbanizuara të Perëndimit? Nga se përcaktohen përafrime e dallime të tilla dhe çfarë problemesh sociale e piskokulturore krijojnë ato etj? Gjatë shekullit XX, dhe veçanërisht pas Luftës së Dytë Botërore, në literaturën sociologjike dhe përgjithësisht në atë sociale, është trajtuar intensivisht edhe problematika shumëdimensionale, mjaft komplekse e grupimit shoqëror të inteligjencies, të intelektualëve, sidomos çështjet e statusit dhe të rolit të tyre për funksionimin e shoqërive moderne shumë të industrializuara ose pasindustriale. Mjaft prej këtyre trajtesave kanë synuar të përcaktojnë edhe konceptet "inteligjencie", "specialist me arsim universitar ose pasuniversitar" dhe veçanerisht "intelektual"…( fq. 8- 9 - 10 ).



5. BALLKANASIT I BASHKON LEGJENDA / Teatër/ “Besa e vëllait të vdekur", një spektakël ndërballkanik në 5 gjuhë, realizuar nga regjisori grek Sotiris Haxaqis, ka filluar tashmë në Athinë turnin ballkanik të shfaqjes…( fq. 12 )



6. POEZIA E JETËS/MALLIT–nga Flamur Maloku/ Fragment studimi/ Poezia e Kujtim M. Shalës lexohet në sistem të veçantë shkrimi-ligjërimi. Sistemi i menduar gjithnjë shënjon figurën. Diskursi i figuruar krijon shumësi kuptimesh. Kështu, nëpërmjet gjuhës së konotueshme, krijohen idetë jetësore/universale. Andaj, shenjat, si sistem strukturash funksionojnë përherë në diskursin e poezisë, duke shprehur gjithnjë brendinë e gjërave personale. Nga përjetimi personal, diskursi/poezia e Kujtim M. Shalës, formon sistemin e figuruar të jetës/poezisë. Pra, jeta bëhet figurë në poezi, e poezia bëhet jetë. Nga kjo empiria personale argumentohet nga shpirti/trupi. Shpirti/Trupi shtrihet në rrafsh të figurës personale…(fq. 14 )



7. PROCESI DELIKAT I ZHVILLIMIT TË IDENTIETIT FETAR – nga Fehmi Ajvazi/Studim/- Si u krijuafenomeni i Kriptokatolicizmit ? Si erdhi deri te ky fenomen…? Si ka ndodhur që me qindra e qindra familje në regjionin e Karadakut( në Gjilan, Shkup, Kumanovë, Ferizaj, Viti etj.), ta ruajnë ndjenjen e besimit të krishterë, afërsinë, ritin, besimin…? ( fq. 20 – 21)



8. Dhe shumw shkrime tjera...



· KALENDARI LETRAR, ju fton për bashkëpunim. Faqet e KL janë të hapura, pa censurë, në shërbim të artit, letërsisë dhe kulturës në përgjithsi...




Me respekt

Fehmi Ajvazi / kryeredaktor

etnik70@hotmail.com - kalendari.letrar@yahoo.com

Mob. 044. 159-023

prishtinë /

6 maj/ 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi