Kozeta Zylo:Poeti Lazëri mbeti stërkalë mbi qytetin blu të Sarandës dhe në kujtimet tona si lexues të Tij
Faqja 1 e 1
Kozeta Zylo:Poeti Lazëri mbeti stërkalë mbi qytetin blu të Sarandës dhe në kujtimet tona si lexues të Tij
Poeti Lazëri mbeti stërkalë mbi qytetin blu të Sarandës dhe në kujtimet tona si lexues të Tij
Nga Kozeta Zylo
Të nderuar lexues, me hidhërim morëm lajmin e vdekjes së poetit Valter Lazeri. Në datën 4 gusht ne publikuam poezinë“S`QE DALLGË, ISHTE MALL”. Siç mund t’a vëreni edhe Ju aty ndihet malli i mërgimtarit për valët e detit Jon që poeti e ka aq larg. Duke falenderuar zonjën Zylo, në emër edhe të lexuesve të Tribuna Shqiptare, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së poetit dhe miqëve dhe dashamirësve të tij të shumtë. Ajet Nuro, Montreal, Kanada
Për çdo njeri që ikën nga kjo botë çdokush zemërnjeriu ndjen dhimbje, për më tepër nëse e ke njohur dhe komunikuar vazhdimisht gjatë jetës. Këtë radhë është fjala për poetin lirik të mirënjohur nga qyteti i Sarandës Valter Lazëri, i cili u nda para disa ditësh nga kjo botë.
Poezitë e tij i kënduan me tërë forcën e dashurisë dhe të shpirtit, Sarandës, Atdheut, gruas, detit… Pena e tij dukej sikur ishte e ngjyer në stërkalat Blu të Jonit dhe pikturonte peizazhe të magjishme në kanavacën e qiellit, atje ku ai është ngjitur dhe kundron nga larg detin që s’ju nda gjithë jetës, qoftë dhe në imagjinatë.
Ai ishte djalë deti, kishte lindur atje, por koha e hodhi në vend tjetër që edhe pse i larguar s’rreshti kurrë së shkruari dhe menduari për të…sikur ta kishte të dashuren e tij reale që e miklonte çdo ditë, por me mistere krejt të panjohura që i dinte vetëm poeti, pa përplasje si Titaniku në Ajzberg.
Poezitë e tij duken sikur kanë ndaluar në breg të Detit Jon dhe presin poetin e Stërkalës, e presin me mall të zjarrtë si vetë vargjet e prushta që shkruajti Ai.
Vargjet e tij janë të kthjellta si kaltërsia e Jonit me metaforën e mallit të ikjes larg nga Saranda e tij që s’e ndau deri në çastin e fundit të jetës.
Poeti është mirëpritur nga lexuesit për lirizmin e tij të butë dhe të ngrohtë në vargjet e tij. E dashuronte marrëzisht natyrën e bukur, nuk e duronte dot natën pa yje dhe kjo ndihet më së miri në poezinë “Eja LUCIERGANA”, që në spanjisht do të thotë “Eja Xixellonja”.
Ai kërkon xixellonjat sepse Hëna është zhdukur fare dhe në natën pus duket si një thelë e zezë, ku sytë dhe zemra e poetit duket që nuk e shohin, nuk e kundronin nga larg bukurinë magjepsëse të Hënës. E kush nuk ka kapur xixellonja kur ka qenë fëmijë, dhe nuk ka ndjerë aq pranë Diellin, Hënën, Dritën…Ja këtë ka ndjerë poeti kur Hëna nuk ka dalë dhe e kërkon Xixëllonjën: “Eja Luciergana”!
Ndonëse poetet ikin fizikisht ata përjetësohen me librat e tyre, te cilat i ruaj si të çmuara ne biblioteken time dhuruar nga Ai. Ato jane siç thote poeti Lazëri si një vapor mbi det me një kuvertë me halle, që mbush e zbraz dhimbje të madhe.
Në të shumtën e poezive ndjejmë mallin përvëlues të poetit për vendlindjen, Sarandën e bukur, ai mezi e kishte pritur ditën kur do të vinte për herë të parë pas kaq vitesh ta vizitonte atë, të përulej dhe t’i puthte ballin fisnik me mall dhe ja si shprehet në një poezi:
Eh,ç’do bëjmë çastin e parë/ kur të shoh unë syt’ e tu! Do t’përpij me mall e lotë/do t’gënjej/:“Kam qenë këtu!”“Për tek ti tani jam nisur”
Kam pasur fatin të komunikojmë së bashku dhe si anëtare të Shoqates sëShkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, e cila me të drejtë e ka vlerësuar me çmimin “Pena e artë”.
Poeti ishte njëkohësisht dhe themelues i forumit “Stërkala”, një forum që botonte më së shumti kulturën, artin… është interesant fakti, se ndonëse janë krijuar shumëforume, ku janë pjesëmarrës mijëra anëtarë, në forumin “Stërkala” kam ndjerë nga afër botimin e materialeve plot kulturë, mirësi dhe mospublikimin e materialeve të tëtjerëve joprofesionale, mediokre, me mllefe, çka tregon dhe njëherë mirësinë që e kishte në thelbin e zemrës, po aq dhe kulturën. Lirizmi në vargjet e tij për dashurinëështë tejet i ndjerë, i bukur, mbresëlënës. Këto i lexojmë më së miri në poezinë: “Evjeni”:
“Shumë fjalë të huaja qenë tonat/ ashtu trazuar/ Eh , Evjeni/ kësaj botë me ty jetuar/ Në zemër të Europës/ dhe më tutje/ me ty në dashuri/ Eh, Evjeni! Me ty dhe pa ty/ Shikoj sërisht valët e detit/ Dajtin më të lartin mal që jam ngjitur/Dhimbjet shpërthejnë si vullkani/ Si vullkan/ Evjeni! Në llavën e tij/ me ty e pa ty, Evjeni”!
Lajmi i ikjes së poetit marrë nga shkrimtari i mirënjohur qeparotas z.Petraq J.Pali ishte krejt papritur për këdo, ngase mosha e tij ishte e re për t’u ndarë nga kjo botë…
Para një muaji kur hodha poezinë e mirëseardhjes në këtë jetë për mbesën time Saranda në rrjetin social f/b, poeti Lazëri më uroi njerëzisht, plot emocion dhe mall për Atdheun, poetikisht për pagëzimin e bebes të sapoardhur me emrin e bukur Saranda, dhe ja si më shkruante midis të tjerash:
“Personalisht dua t`ju falënderoj juve që e përcollët dhe në faqen time.
Ndjej mall dhimbje për gjithë Shqipërinë. Njëzet vite të ikura me siguri që ngarkon më shumë botën emocionale të çdo njeriu që ndjen diçka për të shkuarën e tij. Veç dua të shpreh dhe atë që mund ta quajmë “lokalizëm”; për Sarandën ndjehem i dobët kur e kujtoj e që asnjëherë s’ka ikur jashtë meje. Kjo më përlot dhe më shumë, kur një Amerikan vë emrin e qytetit tim tek bija e tij.
Çoi urimet tona Klodianës dhe Kurtit, Saranda e vogël të rrojë e të gezojë gjithë lumturitë e kësaj jete”.
Me lot e lexova kur jua ridërgova përsëri prindërve të Sarandës dhe i njoftova se poeti kishte ndërruar jetë…Ata të dy u prekën shumë dhe më thanë se këtë urim do ta mbanin si gjë të shenjtë për bijën e tyre Saranda dhe kur ajo të fillonte të kuptonte do t’i mësonin poezi nga poeti i qytetit Saranda, Valter Lazëri.
Poeti mbeti stërkalë mbi qytetin blu të Sarandës dhe në kujtimet tona si lexues të Tij.
17 Gusht, 2012
Staten Island, New York
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kozeta Zylo:Nga Ura me Tri Harqe tek Ura e Verrazano-s By Robert J.Boyd Perkthehu dhe pershtati Dr.Valbona Zylo Watkins
» Mentor Thaqi:EMËR PËR ZEMËR
» Poezi nga Kozeta Zylo
» Nga Keze (Kozeta) Zylo
» Keze Kozeta Zylo: Ai ringjallet poetikisht
» Mentor Thaqi:EMËR PËR ZEMËR
» Poezi nga Kozeta Zylo
» Nga Keze (Kozeta) Zylo
» Keze Kozeta Zylo: Ai ringjallet poetikisht
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi