Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiptari humb jetën në Siri, flasin familjarët

Shko poshtë

Shqiptari humb jetën në Siri, flasin familjarët Empty Shqiptari humb jetën në Siri, flasin familjarët

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 12, 2014 3:18 pm

Shqiptari humb jetën në Siri, flasin familjarët Largea_humbi1399840007
Shqiptari i vrarë sot në Siri ishte fetarë i rregullt

“Sherif Taushani njihej si person jo problematik. Ai punonte tokat me traktor në Mollas dhe ishte fetar i rregullt. Ndiqte një rrymë radikale, dhe ishte nisur nga shtatori drejt Sirisë, ndërsa herën e fundit kur shkoi në Siri mori edhe familjen me vete. I bëjmë apel shtetit të sjellë trupin sa më parë”, thotë djali i hallës së 35-vjeçarit të vrarë në Siri
Një tjetër shqiptar ka humbur jetën gjatë luftimeve në Siri. Ai është 35-vjeçari Sherif Taushani nga Elbasani. Sipas familjarëve të Taushanit, ai ishte fetar i rregullt dhe herën e fundit që shkoi në Siri në shtator 2013, ai ka marrë me vete familjen e tij, bashkë me 3 fëmijët.


Kushëriri i Taushanit thotë për “A1 Report”, se 35-vjeçari nuk njihej si person problematik, ndërsa i bën apel shtetit të sjellë trupin e tij sa më parë në vendlindje, si dhe të rikthehet pjesëtarët e familjes së tij.

Sipas korespondetit në Elbasan, Andi Qosja “në Turqi atyre u kanë grisur pasaportat në mënyrë që të mos ktheheshin me në Shqipëri”.
“Sherif Taushani njihej si person jo problematik. Ai punonte tokat me traktor në Mollas dhe ishte fetar i rregullt. Ndiqte një rrymë radikale, dhe ishte nisur nga shtatori drejt Sirisë, ndërsa herën e fundit kur shkoi në Siri mori edhe familjen me vete. I bëjmë apel shtetit të sjellë trupin sa më parë”, thotë djali i hallës së 35-vjeçarit të vrarë në Siri.
35-vjeçari Sherif Taushani jetonte në Siri me gruan fëmijët dhe prindërit, ndërsa vetë merrte pjesë në luftë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi