Në shtëpinë e Lavdërim Muhaxherit, flasin familjarët

Një ditë pasi një fotografi e të birit tmerroi botën, dera e shtëpisë së Kjani Muhaxhirit në periferi të Kaçanikut ishte e mbyllur pothuajse gjatë gjithë ditës. Prindërit dhe dy vëllezërit thonë se nuk janë aty. Përreth oborrit bëjnë pothuajse roje axhallarët dhe kushërinjtë.
Në shtëpinë e Lavdërim Muhaxherit të afërmit preferojnë më tepër t’i përgjigjen me heshtje aktit makabër. Ata e pranojnë që fotografia ku vërehet një i mitur me kokë të prerë në duart e Muhaxherit nuk është e rreme. Madje kanë edhe arsyetimin për të.
Janë xhaxhallarët ata që shpjegojnë pse ai i preu kokën një njeriu. Axha i tij, Kadri Muhaxheri thotë se nuk është ndier mirë. “
Por, kjo është luftë. Çka t’i bësh. Edhe këtu ka pas luftë, çka nuk ka ndodhë. Kanë pre koka e gjithçka”, thotë ai për Radio Kosovën.
Kjo fotografi nuk është që i ka bërë të ndihen mirë, por ata e dinë pse Lavdërimi ka ardhur deri tek ky moment morbid.
Në versionin e tyre viktima pa identitet nuk është një i mitur. Sipas tyre bëhet fjalë për dhunuesin e një femre. Në kasaphanën e Sirisë edhe dhunimi i femrave po përdorët si armë lufte. Më tej ata këpusin fijen e shpjegimit. Nuk japin detaje të tjera, përderisa fotoja e ka përçuar tmerrin. Megjithatë nuk është vështirë të shpaloset ndjesia për të nipin. “Djalë më të mirë në Kosovë nuk ka”, thotë Kadriu.
Ajo që shihet në qenësinë e tërë anëtarëve të familjes është një raport mirëkuptimi me veprimet e tij, në zemër të së cilave është “lufta për Xhihad”.
Në asnjë mënyrë ata nuk duket se kundërshtojnë veprimet e tij, asnjë gjë që ai e ka bërë deri më tani.”Është zgjedhja e tij. Ai nuk e ka bërë për pare sepse nuk është që i ka pasur punët keq në aspektin material”, thotë axha i tij Kadriu. Në këtë zgjedhje rrugësh për tek konfliktet ku prerja kokës është një opsion, te Muhaxherët nuk ka distancim. Të paktën jo haptas.
Prej janarit të këtij viti Prokuroria Speciale e Kosovës ka hapur hetimet ndaj Lavdërim Muhaxherit për organizim të grupeve që shkojnë në konflikte jashtë vendit dhe pjesëmarrje në aktivitete të terrorizimit. Por, familjarët e Muhaxherit që publikoi një video ku shihej tek po e griste pasaportën e Kosovës diku në “tokat e Shamit” nuk i besojnë sistemit të drejtësisë në vend. Sipas tyre “në Kosovë nuk mund t’i besosh gjyqësisë”.
Ky pohim mohues bëhej saktësisht në orën kur fotot e Lavdërim Muhaxherit e kishin shty presidenten të mbledh në Prishtinë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Megjithatë që prej një viti që kur sipas tyre Lavdërimi iu bashkua luftës në Siri ata janë të vetëdijshëm se gjërat kanë ndryshuar shumë për ta. Por, thonë se nuk bëhet fjalë krejt për të keq. Madje konsiderojnë se janë familje e respektuar dhe se njerëzit i duan. Ata nuk e mohojnë që djaloshi 25 vjeçar që ka të kryer vetëm shkollën e mesme ka shumë shokë. Disa nga ata sipas tyre janë atje, pas tij. Në shpjegimin e tyre Xhihadi po e tërheq ngadalë armatën nga Kosova, rekrutët më të shumtë të të cilit thuhet se janë po nga kjo anë.
Ata flasin për një rrugë të shkurtër të Lavdërim Muhaxherit prej një të riu të zakonshëm në Kaçanik që ndihmonte të atin në tregtinë me pemë e perime nëpër tregjet e Kosovës deri tek përfshirja në tregun botëror të Xhihadit nën simbolin “Shteti Islamik të Irakut dhe Sirisë” (ISIS). Përcaktues për këtë zgjedhje të tij thonë se ishte koha sa ai po punonte në një bazë amerikane në Irak. Ata i bien me ngulm idesë se ai nuk ka punuar në bazën ushtarake amerikane (Bondsteel) në Kosovë. Por, thonë se ai ka pasur shumë miq amerikanë në Kosovë, të cilët madje i kanë ndihmuar atij që të shkoj në Irak.
E gjitha sipas familjarëve ka nisur në Irak, aty ku ai sipas tyre punonte për amerikanët, por duke hezituar të tregojnë se çka punonte. Pastaj mbyllin rrëfimin për këtë kapitull kohor. Sipas numërimit të tyre kalendarik Lavdërim Muhaxheri ka vetëm një vit që i është bashkuar kësaj lufte. E kjo luftë e tij duket e pakuptimtë për shumë banorë të Kaçanikut.
Një ditë pas, qyteza lindore e Kosovës shfaq tronditjen nga fotot e Muhaxherit. Njerëzit e quajnë hapur krim monstruoz, pavarësisht rrethanave apo shpjegimeve. Ajo që më nuk e fshehin është se rrjetet që po i rekrutojnë ata kanë rrënjët në radikalizëm.
Një pjesë e atyre që e kanë njohur Lavdërim Muhaxherin, thonë se ende është e vështirë të kuptojnë pse ai dhe të tjerë si ai, zgjodhën këtë rrugë.
“Kjo nuk mund të pranohet është e tmerrshme. Asnjë element i fesë nuk lejon krimet tilla”, thotë një komshi i familjes Muhaxheri në Kaçanik.
Ka edhe ndonjë që beson se lufta e tyre mund të jetë e drejtë.” Mendoj që e kanë me të drejtë”.
Të tjerë besojnë se bëhet fjalë për ideologji vrasëse që kanë bazën në dhunë dhe krim.
“ Unë mendoj që njerëzit si Lavdërimi paguhen. Ekziston papunësi e madhe. Mendoj që këta po financohen nga grupe terroristë. Unë për vete po të ishte për Palestinën kisha shkuar të luftoj nesër. Por, për ISIS në Siri e Irak kurrë”, thotë një i ri tjetër që gjithashtu nuk dëshiron t’i përmendet emri.
Në këtë mënyrë, duket se pengesa kryesore për Lavdërimin dhe luftëtarët si ai është që ideologjinë e tyre nuk e ndajnë shumica e të tjerëve në Kaçanik dhe përtej.
Nëse domosdoshmërish janë përcaktuar të ndjekin rregullat e islamit në mënyrën siç i predikon ISIS, e që natyrshëm shpien në dhunë, në Kosovë ata i pret përballja me gjyqin.
Sipas ligjeve të vendit këto grupe duhet t’i përgjigjen drejtësisë.Sidoqoftë “drejtësia hyjnore”, kauza për cilën ata po thonë se po luftojnë, po flet përgjakshëm çdo ditë e më tepër. /rtk/

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shqiptari humb jetën në Siri, flasin familjarët
» REAGOJNË DHE KTHEHEN KUNDER ATA QË E PËRKRAHNIN LAVDËRIM MUHAXHERIN:GËZIM KELMENDI E SHEFQET KRASNIQI
» Familjaret e të pagjeturve në grevë urie
» Babai i Lavdrim Muhaxherit thotë se djali i tij është gjallë
» Kujtim Stojku:T’PAFSHA GJITHMONË N’KRYE T’SOFRËS.(Haxhi Muhaxherit për Ditëlindje)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi