Fadil Lepaja:Uniteti në mendësinë ballkanike
Faqja 1 e 1

Fadil Lepaja
Këto ditë nga ministrat e Qeverisë së Kosovës, përfshi edhe kryetarët serb të komunave, të cilët me dëgjueshmëri të paparë, u përgjigjen të gjithë në ftesën e kryeministrit të tyre, Aleksandar Vuçiç dhe shkuan krejt shënd e verë në Beograd. Ndërkohë, vetëm para disa javësh shkuarja e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, në veri, në mision human, për të lëshuar në çarkullim një urë që lidhë dy lokalitete me komunitete pakicë, u pa nga të njëjtit si një “demonstrim i muskujve” nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Le anash se Qeveria e Kosovës, që nga “sulmi” i famshëm i Policisë së Kosovës në veri, i urdhëruar nga ish kryeministri Thaçi, he i udhëhequr nga drejtues aktual të Policisë së Kosovës, ka dëshmuar që Republika jonë e brishtë, jo vetëm se nuk do por edhe nuk ka muskuj për minoritetet, kështu që akuza për demonstrim force drejtuar kryeministrit aktual nuk ka as argumentim për të qenë, e madje as kuptim. Qeveria ka muskuj për këdo që merr dritën e gjelbër, he atë. Tash për tash ka vetëm “muskuj” ndërkombëtar. Po e dini ma!
Pra , pas takimit në Beograd, ku u ri-arrit uniteti serb, me të cilin politika serbe gjithnjë ishte e preokupuar jashtë mase, ndërkaq politika shqiptare gjithnjë e përdorte si gogol, u paralajmërua me gëzim edhe ardhja në Kosovë, e kryeministrit serb për të pritur me kosovarët krishtlindjet ortodokse.
Kosovarët, të prirur për festa edhe këtë krishtlindje e festojnë, me gëzim, dhe këtë ditë e kanë pushim zyrtar. Uniteti i demonstruar, me siguri nuk është i motivuar me interesa të një politike qiellore, por krejtësisht tokësore. Shqetësues gjithësesi nuk është vetë uniteti i ri-krijuar serb, sa drejtimi i vetë politikës serbe në Ballkan. Në kohën e paralajmërimit të blerjes së armëve të sofistikuara ruse, festimi i kryeministrit serb, bashkë me ne, pa ndonjë ftesë zyrtare, nuk do të ishte shqetësuese vetëm nëse do të ishte private. Po nuk është private...!
Shikuar nga ky kënd, pra shkuarja e diciplinuar në Beograd dhe ardhja zyrtare e kryeministrit serb, në veri, pa ftesë zyrtare nga institucionet e Kosovës, shplon se koncepti i përfaqësuesve politik të serbëve të Kosovës, për Asociacionin, është bashkëqeverisja. Pra, bashkëqeverisja e komunave serbe në mes të qeverive të Serbisë dhe asaj të Kosovës, vetëm për aq sa kjo e dyta të jetë koperuese me qeverinë e Beogradit. Pra, dyshtetësi!
Vendimet të cilat u morën, në takimin në Beograd, pritet të zbatohen me përpikëri dhe disiplinë nga zyrtarët e qeverisë së Kosovës, ku gjithashtu pritet që të rikthehet në qeveri edhe ministri i larguar nga Lista Serbe, pasi paraprakisht të ketë liruar vendin, ministrja e emëruar nga Kryeministri i Kosovës. Nga ajo, pritet dorëheqja. Kështu, duke pasur parasyshë edhe paralajmërimin nga ky takim se Asociacioni do të shpallet edhe nëse Qeveria e Kosovës nuk e bënë vet një gjë të tillë, kompletohet skena ku do të tregohen muskujt... pra se kush ka muskuj. Nuk hqetëson uniteti, sa shqetëson drejtimi!
Deklaratat e kryeministrit të Kosovës se një ministër i Qeverisë së Kosovës nuk mundet të japë deklarata kundër qeverisë së vet, pritet të shihet sa janë të realizueshme, pasi që rikthimi i ministrit të larguar mund të bëhet vetëm me aprovimin tij. A do të aprovojë kryeministri i Kosovës, vendimet e kryeministrit të Serbisë?
Duke pasur parasyshë përrallat ballkanike, për ujqit të cilët e kanë veç një ngjyrë dhe një qëllim,por edhe historinë e tërë shekullit të kaluar, uniteti i serbëve, tingëllon si fjalë e frikshme. Ne të cilët emndojmë veten si qengja, që blegërijnë pafajshëm “ BE” dhe vetëm “BE”, nuk është se nuk jemi shqetësuar.
Por thirrjet për unitet nuk janë veç dukuri serbe. Klithma të tilla ka edhe ndër shqiptarët, apo popujt e tjerë të Ballkanit.
Për shembull, për unitet ftojnë edhe të gjitha strukturat politike shqiptare, në Shqipëri dhe Kosovë, dhe kjo ftesë së fundmi u drejtohet partive politike shqiptare në Maqedoni. Konsiderohet se “fuqia ballkanike e barotit” shumë më lehtë mund të shpërthej atje, se në Kosovë, dhe pasojat do të ishin shumë më fatale.
Thirrjet për unitet, shkojnë edhe për partitë politike në Luginën e Preshevës, e cila po ashtu përmes përfaqësuesve të tyre politik e ka shpallur një Asociacion komunash me shumicë shqiptare, pak a shumë si një kopje e asociacionit serb në Kosovë. Natyrisht, uniteti shqiptar nuk e ka fuqinë shkatërruese të atij serb, ose kush e di për çfarë arsye, Qeveria e Serbisë as që do të dëgjoj për ndonjë asociacion komunash shqiptare në Serbi edhe pse nga takimi i fundit në Beograd, del kërcnimi se Asociacioni i Komunave Serbe do të implementohet nga shteti serb, nëse Kosova dhe bashkësia ndërkombëtare nuk e bëjnë këtë.
Sido që të jetë, nuk pritet që Kryeministri i Kosovës, apo ai i Shqipërisë të shkojnë për Bajram të madh apo të vogël dhe të festojnë atje, pa ftesën e homologut të tyre serb dhe njëkohësisht të kërcnojnë qeverinë e Serbisë se do të bëjnë asociacionin, nëse ata nuk e bëjnë. Eh, muskujt!
Kur jemi te asociacionet,para pak kohësh, edhe shqiptarët, formuan një asociacion, shumështetërorë madje, të komunave, kur në Tiranë u takuan kryetarët shqiptar, të komunave në Kosovë, Shqipëri, Serbi, Maqedoni dhe Mal të Zi. Dallimi është se kjo ka një karakter regjional, sepse në këtë takim marrin pjesë kryetarë komunash nga pesë shtete. A po formësohet kështu edhe një politikë unike shqiptare në Ballkan? A po bëhet kërcënues edhe uniteti shqiptarë? Duke qenë se iniciator i kësaj nisme ishte kryebashkiaku i Tiranës, është e arsyeshme të besohet se ky është edhe një instrument i politikës regjionale, të shqiptarëve, e më konkretisht të kryeministrit shqiptar i cili ka marrë rol ndërmjetsues në regjion.
Pas zgjedhjeve në Maqedoni, dhe pat pozicionit të krijuar, Edi Rama ftoi politikanët shqiptarë nga ky vend, për vizitë në Tiranë. Edhe ky me gjasë e shpalosi politikën unike shqiptare. Shto kësajë edhe bashkësinë orthodokse shqiptare në Maqedoni, të formuar së voni, krejt kjo jep gjasa që edhe Rama mund të festojë në maqedoni ndonjërën nga festat fetare. E mira e pozitës së tij është se mund të zgjedh se cilën do e festoj, dhe ku .
Çfarë mund të nxirret si e përbashët nga këto takime, në të cilat farkohet politika gjithëkombëtare në Ballkan? A janë këto produkt i takimeve të Nishit? A duhet të frikësohen shqiptarët nga uniteti serb apo serbët nga uniteti shqiptar? Apo duhet të shihet si një proces i paqes në Ballkan, një strukturim i tij, përmes një marrëveshje shqiptaro-serbe, dhe të sponsorizuar nga bashkësia ndërkombëtare Euro-Atlantike? Apo duhet të shihet si një marrëshim i ri serb, mbi kalin e çmendur të nacionalizmit dhe i sponsorizuar nga ariu rus që po lëvizë shqetësueshëm me armatim të rëndë nëpër zona urbane?
A është Asociacioni shqiptar përgjigjje unitetit serb apo lëvizje autoktone?
Viti 2017 shumë nga këto pyetje do i stolisë me përgjigjje sikur të ishin pemë të vitit të ri...! Disa mbase do mbesin edhe për vitet apo dekadën tjetër e cila nuk është larg.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» FADIL LEPAJA:“Vrasësit” shëtisin në lagje!
» Fadil Lepaja:Dosja sekrete e Mihanes
» FADIL LEPAJA:RRETHI VICIOZ I FITORES
» Fadil Lepaja:Njerëzit e paqes dhe të (pas)luftës!
» Fadil Lepaja:Parlamenti lindi binjakë!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi