Xhevat Rexhaj: Aeroporti i Prishtinës, a Evropë - a Afrikë
Faqja 1 e 1
Xhevat Rexhaj: Aeroporti i Prishtinës, a Evropë - a Afrikë
AEROPORTI I PRISHTINËS, A EVROPË - A AFRIKË
Nga Xhevat Rexhaj
Interesant, ne shqiptarët me shekuj dhe vite kemi kukatur nga të zezat që na i kanë bërë pushtuesit tanë të ndryshëm. Ndonjëherë edhe për paaftësinë tonë fajtorët i kemi pasur të gjetur, ah mos të ishte pushtuesi ku do të kishim mbërritur ne shqiptarët. Zakonisht ka mbizotëruar ajo bindja se ne jemi të zotët, të aftë, të drejtë, të vyeshëm të besës dhe të dashur për atdheun. Në teori kjo ka tingëlluar mirë por ama në praktik rezultatet çaluan dhe çalojnë ende.
Më kujtohen shumë mirë që në vitet kur ishim nën pushtim sllav aty këtu dëgjoja nga njerëz që ishin në poste shoqërore, pra në punë të ndryshme shtetërore atë thënien e shpeshtë ”hajt more sa të mundemi të vjedhim këtë shoqëri, pra shtetin pasi që nuk është i yni është i pushtuesit”, thënë të drejtën shumica e neve që ishim më të ri e konsideronim si diçka reale, pra le të vjedhin se ma mirë këta tonët se serbët deri në Beograd.
Në realitet sa është varfëruar vetë qytetari shqiptar nga kjo hajdutëri ne nuk e dimë se ndoshta për fat të keq nga ai fenomen vuajmë edhe sot.
Shi për këtë edhe unë vendosa të shkruaj diç konkrete, do të ndalëm vetëm në një çështje atë të Koncernit tonë shtetëror pra Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. Vetë fjala ndërkombëtar po tingëllon mirë, gëzueshëm pra disi po njehet një mburrje me këtë fjalë konkrete. Sa mirë që vërtet kemi një aeroport, të administruar nga Institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, jo nga pushtuesit, të udhëhequr nga njerëz shqiptarë, jo nga serbë të Beogradit, të menaxhuar nga , po them profesionist të larmisë përkatëse dhe të rrahur nga mijëra udhëtar kosovar, shumica mërgimtar, por edhe nga shumë diplomatë dhe biznesmen të botës. Nga kjo del se është vërtet madhështi që një aeroport i një shteti të vogël vjelë miliona euro nga udhëtarët dhe agjencitë e ndryshme. Sigurisht që rrogat e atyre të mëdhenjve janë marramendëse, sigurisht që të ardhurat e agjencive janë marramendës dhe sigurisht që edhe shteti e ka hisen e vetë të fitimit, shumë mirë por?
Ka vite që kaloi përmes aeroportit tonë, dhe çdo here i bëj vetes një pyetje, athua more mos po ia bëjnë këta udhëheqësit e aeroportit sikur ata dikur që thoshin ta vjedhim shtetin se nuk është i yni, por këta të sotmit sigurisht mund të mendojnë ta vjedhim sa të mundemi shtetin që është i yni se nuk dihet sa jemi në poste udhëheqëse. Vërtet kjo edhe është reale,pse?
Qe 10 vite të liruar, qe 10 vite vet menaxhues, qe 10 vite vjelje të eurove, ndërsa fotografia e parë e hyrjes në aeroport të jep pamjen e një aeroporti në shtetet afrikane të varfra. Pamja e jashtme katastrofë, parkingu mjerim, dhe godina sikur në kohën e ish j... , me një ndryshim të vogël. Athua nuk ka mjete për ndërtimin e një godine moderne me më shumë kate, një ndërtesë parkingu dhe një pamje ma evropiane.
Mirëmbajtja brenda, WC-ja dhe kinse kafenetë marri. Ishte mëngjes ora 8.00, pyesim për kafe në lokalin në skaj-përgjigja nuk kemi kafe ende, tavolinat të pa pastruara mbushur me “limenka”, dysheme me baltë dhe të pështyrë nga ku me e ditë kush, një grup gjermanësh flisnin në mes vete( i kuptoja shumë mirë), por nuk thash asgjë, pa koment.
Restauranti i madh përball, nuk e di se a është pronë e aeroportit apo e privatit fatkeqësisht asgjë më mirë, shërbimi i dobët i përgjumshëm pa asnjë përshëndetje dhe kupola ishte prapë WC-ja.
Kam dëgjuar herët se nëse dëshiron të shkosh në një restaurant të mirë dhe të ndihesh mirë së pari zbrit deri në WC e pastaj vendos, fatkeqësisht edhe vetë ne qytetarët jemi të pakujdesshëm por ky quhet Aeroport ndërkombëtar.
Punonjësit e agjencive të përgjumur në mëngjes dhe pa asnjë sjellje njerëzore, e kundërta me punonjësit e aeroportit aty me të vërtet të presin mirë dhe janë të sjellshëm.
Një fenomen tjetër, hyrja për kontroll pasaportash plot me njerëz, një udhëtar e përcillnin 4.5.6 familjar pra krijohej tollovi dhe shihej se ende na mungojnë disa norma të sjelljes.
Në këtë aeroport ta vret syrin dhe mendjen edhe kiosku, nuk e di pse por këtu mund të gjesh vetëm gazetën Koha ditore, po ai që nuk e lexon këtë gazetë si unë e shumë të tjerë ç të bëjnë, nuk di pse?
Unë e di që politikanët tanë, menaxherët tanë dhe përgjegjësit për këto, prej daljes apo hyrjes janë në gjipa dhe si VIPa nuk shohin gjë, nuk duan se “ zgjate zot kësi moti”.
Në muajin shkurt në një kontroll trafiku policia e Zvicrës e ka ndalur Z. Sep Blatter, kryetar i Federatës botërore të futbollit dhe pasi që ka qenë nën alkool ia kanë marr lejen e ngarjes së automjetit dhe e kanë dënuar mirë me gjobë me muaj.
Në një emision TV, një ditë një politikane tha kështu” shpesh e ngas veturën shpejt po fatmirësisht policia nuk më dënon”, të njëjtën gje e kam dëgjuar edhe nga disa këngëtar se duke turrur auton për në dasma e koncerte nuk i dënon policia, sa zemërgjerë, kështu fiton shteti a?
A duhet të fillojmë ta duam Shtetin ne shqiptarët ndonjëherë, presim e shohim.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Lajme nga Aeroporti i Prishtinës
» Xhevat Rexhaj:Lindja e LDK-së
» XHEVAT REXHAJ:A KEMI AKADEMI A?
» Xhevat Rexhaj: Realitet i dhimbshëm
» Xhevat Rexhaj: 22 vjet LDK në Zvicër
» Xhevat Rexhaj:Lindja e LDK-së
» XHEVAT REXHAJ:A KEMI AKADEMI A?
» Xhevat Rexhaj: Realitet i dhimbshëm
» Xhevat Rexhaj: 22 vjet LDK në Zvicër
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi