Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arrestohet një oficer, informonte Dajtin. Tre zyrtarë policie, ende të lirë

Shko poshtë

Arrestohet një oficer, informonte Dajtin. Tre zyrtarë policie, ende të lirë Empty Arrestohet një oficer, informonte Dajtin. Tre zyrtarë policie, ende të lirë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 23, 2009 10:41 pm

Arrestohet një oficer, informonte Dajtin.

Tre zyrtarë policie, ende të lirë
Shekulli Online | 23/11/2009

http://www.shekulli.com.al/2009/11/23/dajti-kerkohet-videoja-e-masakres.html

Eshtë arrestuar në orët e paradites së sotme oficeri i policisë së Durrësit, Marenglen Muça, i cili dyshohet se ishte informator i Dritan Dajtit.

Marenglen Muça, punonte si inspektor policie në zonën e plazhit, pikerisht aty ku ndodhi tragjedia, diten qe u kap Dajti.

Ai u arrestua në Tiranë pas një hetimi nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, nderkohe që Gjykata e Durresit në baze te provave dha masen e sigurise "arrest me burg".

Paraprakisht thuhet se Muça informonte Dajtin, kur i shumëkerkuari i policise ishte në arrati.

Dritan Dajti u arrestua nga policia ne gusht te ketij viti, por operacioni shkaktoi 5 viktima, kater prej te cileve oficere te policise.

Egzistenca e disa numrave telefonike te policise ne komunikimet e fundit te Dritan Dajtit para masakres, u paralajmerua nga gazeta Shekulli në disa artikuj investigativë.
Ne shkrimet mbi masakren ne Shekulli, jane edhe provat mbi nje telefonate paralajmeruese vetrem 20 minuta para masakres. Mareglen Muca eshte vetem nje nga punonjesit e policise te implikuar. Jane edhe te pakten tre funksionare te tjere policore qe komunikonin me Dajtin.

Rrethanat dhe arsyet e mospergatitjes profesionale ne aksionin policor per kapjen e Dajtit ende nuk jane zbardhur plotesisht megjithe premtimet e shefit te qeverise, ne takimet e tij me familjaret e viktimave te masakres.

Ne 27 tetor te ketij viti, policet e vrare në arrestimin e të shumëkërkuarit Dritan Dajti në Durrës u dekoruan. Ministri i Brendshem Basha deklaroi se qeveria do të trajtoje financiarisht familjet e policeve te rene ne krye te detyres, si dhe premtoi nisjen e punes per caktimin e statusit te punonjesit te forcave te rendit.

"Do të mundësojmë sigurimin e të ardhurave derisa fëmijët e policëve të mbushin moshën madhore" u shpreh Basha.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi