Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LOJË E FËLLIQTË GJYQËSORE, POLITIKE E MEDIALE ME UKË RUGOVËN

Shko poshtë

LOJË E FËLLIQTË GJYQËSORE, POLITIKE E MEDIALE ME UKË RUGOVËN  Empty LOJË E FËLLIQTË GJYQËSORE, POLITIKE E MEDIALE ME UKË RUGOVËN

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 25, 2014 3:00 pm

LOJË E FËLLIQTË GJYQËSORE, POLITIKE E MEDIALE ME UKË RUGOVËN


LOJË E FËLLIQTË GJYQËSORE, POLITIKE E MEDIALE ME UKË RUGOVËN  61ff5edac309ecdec6b52e266bd7e24e_L


 
Shkruan Bajrush Morina


Ukë Rugova pritet të lirohet! Ukë Rugova u lirua! Ukë Rugova u arrestua!
Këta tituj kontravers jo vetëm për nga përmbajtja e kanë mbajtur në ankth familjen e presidentit Rugova, vetë Ukë Rugovën dhe opinionin në Kosovë dhe jashtë saj, gjatë këtyre ditëve të fundit.
Këto lajme I kanë bërë kontradiktore vetë lansuesit e këtyre lajmeve. Ka qenë gjyësia kosovare ajo që ka prodhuar fillimisht lajme kontradiktore me vendimet e veta kontradiktore. Një trup gjykues (Gjykata e Apelit) merr vendim për lirimin e Ukë Rugovës pas 4 muajsh të mbajtjes në paraburgim. Në të njëjtën kohë, vetëm pas pak minutash, një vendim tejtër i Prokurisë Speciale të Kosovës sjell një vendim për mbajtjen në paraburgim të Ukë Rugovës.
Pra drejtësia e Kosovës e luan lojën e pistë politike në rastin e Ukë Rugovës.  Pjesë e kësaj loje të pistë bëhet edhe EULEX-i.  Ndërkaq prapa gjithë kësaj drejtësie politike qëndron parapolitika kosoare.
„Viktimë“ e kësaj loje të pistë juridike e politike bvëhet edhe opinioni dhe mediet kosovare. Njëherë jepet lajmi për lirimin, e vetëm pas pak minutash demtahot ky lajm.
Në një situatë të tillë kujt na mbetet t’i besohet: drejtësisë së ndikuar nga politika e pistë, medieve që „vrapojnë“ pas lajmeve të pavërtetuara apo spekulimeve të kuluareve!
Në gjithë këtë lojë të pistë juridike, politike e mediale më së shumti po e pëson familja e presidentit Ibrahim Rugova dhe vetë Ukë Rugova!
Drejtsia në Kosovë është e poltiizuar!
Lajmi në Kosovë është i demantuar!
E vërteta, drejtësia  dhe Ukë Rugova mbesin të burgosur!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi