Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halit Bogaj: Iljaz Prokshi ‘’Vajza e trëndafilave’’, përmbledhje tregimesh për fëmijë

Shko poshtë

Halit Bogaj: Iljaz Prokshi ‘’Vajza e trëndafilave’’, përmbledhje tregimesh për fëmijë Empty Halit Bogaj: Iljaz Prokshi ‘’Vajza e trëndafilave’’, përmbledhje tregimesh për fëmijë

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 10, 2009 3:26 pm

Iljaz Prokshi ‘’Vajza e trëndafilave’’, përmbledhje tregimesh për fëmijë
Nga Halit Bogaj
Prozatori ynë i mirënjohur dhe poeti i dëshmuar, Iljaz Prokshi, ka bërë emër të shquar në lëmin e prozës dhe poezisë shqiptare, me dhjetra vepra deri në ditët e sotme.
Bën pjesë në radhët e shkrimtarëve tanë të njohur që nga ditët e para të studimeve të tij në Gjuhën dhe letërsinë shqipe. Ai është i matur me shkrimet e veta dhe përpiqet që të jetë sa më i afërt me lexuesit e tij të shumtë. Fuqimisht është i angazhuar që veprat e tij të jenë sa më kompozicionale. Rrëfimet e tij të rrjedhshme, spontane, përmbajtësore dhe të qëlluara lexohen me një frymë dhe me dashuri të madhe nga të vegjlit. Çdo tregim i tij ka një porosi të qartë patriotike, duke u bazuar në ngjarjet tronditëse të historisë sonë të dhembshme të cilat na kujtojnë sërish se në çfarë golgotash të tmerrshme u gjend ky popull i vuajtur.
Iljaz Prokshi me vite të tëra ishte i angazhuar në afirmimin e letërsisë sonë kombëtare dhe me një elan vullkanik nuk pushoi asnjëherë nga qëllimi i tij sublim që artin letrar ta kishte njërën ndër dashuritë e tij kryesore jetësore
Autori i veprës’’Vajza e trëndafilave’’ mbështetet në traditën tonë letrare të Rilindjes sonë kombëtare nga e cila e kishte thithur nektarin e dashurisë ndaj gjuhës dhe letërsisë shqipe.
Përmbledhjen e tij e fillon me’’Mesharin’’ e Gjon Buzukut si vepra jonë e parë e botuar në vitin 1955, duke hyrë në lashtësinë tonë të errët, për ta përfunduar tregimin me një sukses të madh. Dhe na duket se po i shohim dialogët e personazheve kryesore të cilat zhvillohen para syve tanë, duke na kthyer me nostalgji në një epokë të ndritur kur lindi vepra jonë e parë letrare.
Shkrimtari me një imagjinatë të bujshme, arrin të na bëjë kureshtarë përkitazime kohën kur u krijuan veprat tonë të mirëfillta, që deri atëherë nuk kishim ndonjë dokument më të gjatë se Formulën e pagëzimit.
Iljaz Prokshi synimet letrare i arrin për mrekulli me formën e tregimit të shkurtër duke mbetur përherë i pa harruar në ndërdijen e lexuesve. Nga ky aspekt duhet shikuar aftësinë e tij si tregimtar i dalluar, duke na siguruar një dhuratë të tillë për të vegjlit tek të cilët fillon krijimi i identitetit kombëtar e njerëzor.
Në tregimin’’Meshari’’ janë të fuqishme mendimet’’Nëpër qiell tani nisi të fluturonte një shqiponjë dhe deshi të përpinte mallkimin që kishte rënë mbi të shkruarit e arbërit’’.’’Sundimtarët megjithatë humbin gjithmonë,- i thashë’’.’’Ofshana thellë dhe e dija se rruga që e përshkonin ishte një betejë nëpër errësirë, por që shpinte drejt dritës dhe shquante shkrimin shqip’’.
Tregimi për’’Mesharin’’ e Gjon Buzukut është një qasje e re dhe e mirëseardhur ngase sërish bëhet fjalë për një vepër që i përket lashtësisë sonë qindravjeçare dhe arealit tonë gjuhësor.
Në vijim kemi tregimin’’Zogu i mbërthyer’’ ku autori hyn në lashtësinë e Dardanisë, duke ecur drejt realitetit tonë të hidhur i cili kishte filluar të zbehej dhe nëpërkëmbej nga pushtuesi më i egër që e ka parë ndonjëherë raca njerëzore.
Okupuesi i tmerrshëm, që ishte lëshuar mbi ne si Apokalipsa më e përgjakshme , rëndonte si plumb edhe mbi shpirtin e tregimtarit tonë të devotshëm për çështjen tonë kolosale kombëtare.
Armiku ishte bërë si një demon që e gërryente dheun dhe atdheun shqiptar, ndaj në përmbledhjen e tij autori është i lidhur ngushtë dhe përjetësisht me fatin e pafat të këtij populli të lodhur dhe të robëruar nga fallangat famëkeqe serbe. Duke iu referuar gjendjes sonë aq të rëndë, ai ekzalton qëndrueshmërinë e pabarabartë të popullit ndaj armikut të përbetuar që rrinte si lubi mbi kokat tona.
Ndër tregimet më të njohura është edhe ‘’Hidhërimi i Pimit’’, kushtuar Teutës, mbretëreshës sonë të njohur që ka lënë gjurmë të pashlyera në historinë tonë ilirike, kur ajo në shpirtin e saj kishte vetëm një ëndërr- krijimin e shtetit tonë të athershëm.
Hija e Zezë, të cilën e përshkruan me maturi të madhe Iljaz Prokshi, donte ta gllabëronte gjithë qytetin dhe Ilirinë, që korrespondon me rënien e Perandorisë egjiptiane të udhëhequr nga Kleopatra, kur Oktavian Augusti i kishte dërguar atje forcat e tij të shumta.
Është mjaft simpatik dhe interesant edhe tregimi’’Kusari’’, në të cilin Prokshi hedhë dritë se edhe kusarët duhej ta njihnin autoktoninë e tyre dhe vendin e dashur, duke u përpjekur që ta gjenin drejtësinë njerëzore.
Në tregimin’’Lyra’’ shtrohen mendime të fuqishme filozofike, siç janë’’Pak shëndet, pak lumturi dhe pak hapësirë’’, që na bëjnë të mendojmë për jetën tonë të përditshme dhe për shpirtrat e këqinj që sjellin kob, ngatërrime dhe luftra të reja.
Tek’’Vajza e trëndafilave’’ autori aludon në një mëshirë të madhe njerëzore ndaj pëllumbave si simbole të paqes së përgjithshme njerëzore. Dhe vajzës i dhemb shpirti për pëllumbin që nuk mund të flutronte. Këtë sëmbim shpirtëror të saj ai e përshkruan me vargun’’Jashtë bënte ftohtë dhe vajza ishte vënë në pikë të hallit. Ishte preokupuar me shërimin e plotë të atij pëllumbi’’.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi