Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Alistar Ramadani:Shqipëri, je për gjynah!

Shko poshtë

Alistar Ramadani:Shqipëri, je për gjynah! Empty Alistar Ramadani:Shqipëri, je për gjynah!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 05, 2014 12:03 pm

Alistar Ramadani:Shqipëri, je për gjynah!

Alistar Ramadani:Shqipëri, je për gjynah! Largea_alisetar-ramadani1404544359


Reagimi shterp i mpj i juaji më bëri të ndihem shumë keq, më mirë të mos reagoni si gjynah!


Rrethanat politike në irjm kanë qenë gjithmonë të ndërlikuara, por keni bërë se nuk i shihni, jeni treguar të shurdhër kur është dashur të reagoni! Ju reagoni kur jeni në opozitë për poenë politik se jo se e keni me të vërtetë, siç e bëri ish kryeministri Berisha! Ishte ky reagim shumë i dobët si ish kryeministrit si dhe i mpj tuaj!
Ju të nderuar, nuk doni të dini a ka shqiptarë jashtë shtetit ku ju jeni sherifët e vendit, nuk ju konvenon të dini, sepse si ju edhe ne e dimë se më mirë i pari në katund se i fundit në qytet, apo jo?
Rasti "Monstra" ndodhi dy vite më parë, atëherë si rezultat i bastisjeve të egra policore në shtëpitë shqiptare u burgosën mbi 120 persona, gra e burra! Ju ku ishit? Ah, po, ishte Sali Berisha kryeministër, ndërsa Rama i quajti maqedonasit barbar dhe me aq u mbyll gjithçka! Sot Berisha ngre zërin ndryshe, turp të ketë si atëherë edhe sot! Nga këto bastisje, nuk do të flasim për traumat që kanë përjetuar fëmijët, gratë, pleqtë, këto trauma sidomos fëmijëve vështirë se do t'ju shërohen ndonjëherë!
Pse ndodhë kështu? Do ju them, unë, e ju përdoreni aritmetiken (siç do të shprehej presidenti Klinton në një fjalim të tij)!
Viti 2001 përveç që ndërpreu luftime asgjë nuk ju solli shqiptarëve në irjm! Skënderbeu, universiteti, gjuha shqipe, përfaqësimi i shqiptarëve ne institucione, janë kopalla të partisë në pushtet, sepse për këto gjëra nuk duhej të vriteshin as shqiptarët as sllavo-folësit, kjo do të arrihej me kalimin e viteve siç edhe janë duke kaluar!
Viti 2001 solli një garniturë luftëtarësh që nuk shkrepën asnjë plumb në pozita shumë komfore, me të gjitha privilegjet e mundshme, me mbështetjen e plotë të aparaturës shtetërore që të bëjnë çka të duan dhe si të duan, kjo garniturë nuk numëron mbi 3o persona! Dhe vërtete bënë çka deshën dhe si deshën, u bënë milionerë brenda natës! Për 30 persona janë peng 1 milion shqiptarë! Ju këtë e dini por bëheni kinse nuk e dini sepse jeni një brumë!
Si bëhet që populli t'i voton gjithmonë këta, mbase qenkan aq të këqij?
Populli u mashtrua një herë, dhe i votoi pas 2001 si çlirimtarë, por kur e panë se në të vërtetë nuk janë çlirimtarë por robëruesit e popullit të tyre, nuk i votuan më, ata u vetë-votuan dy herë me radhë! Thamë më lartë se aparatura shtetërore ju lejoi të bëjnë gjithçka, i mori në mbrojtje totale, ju dha të gjitha mundësitë që vetëm ata të fitojnë përsëri, dhe këta në mënyrë shume të lehtë i mbushen kutitë e votimit, disa vota i blenë sepse "mekanizmat" i kishin që eurot të rrjedhin lum kur të duan, disa i frikësuan në palcë duke ju thënë se do t'i pushojnë nga puna nëse nuk votohen ata përsëri, dhe kur i mbledh të gjitha këto mënyre të manipulimit, normal se ata do të dalin fitimtarë! Një ish politikan maqedonas në një rast tha: është vështirë të mundësh krimin shtetëror në Maqedoni!
Dhe ju, kur i patë fotografitë e tmerrit të ushtruar nga policia speciale sllavo folëse mbi protestuesit shqiptarë, mbi të rinjtë dhe të rejat shqiptare, reagoni me një mënyrë të gjynahut! I bëni PALË dy grupe krejtësisht të kundërta, ju në reagimin tuaj e futët edhe atë protestantin e përgjakur në një thes me përdoruesin e dhunës, policinë e shtetit!
Nuk keni ditur asnjëherë të reagoni si shtetet tjera, keni qenë gjithmonë të "kujdesshëm" që mos të shkaktoni skandal diplomatik! Kjo kishte vlerë vetëm për ju, si kishit qenë vetëm ju aq inteligjent bre? Shtetet tjera për popujt e tyre jashtë shtetit nëse përdoret kështu dhunë mbi pjesëtarët e popullit të tyre, janë të gatshme edhe marrëdhëniet diplomatike t'i ndërpresin, e jo si ju, gjynahet e mjerë!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi