Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Maqedonia po rrezikon të shkojë drejt luftës

Shko poshtë

Maqedonia po rrezikon të shkojë drejt luftës Empty Maqedonia po rrezikon të shkojë drejt luftës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 05, 2014 1:35 pm

Maqedonia po rrezikon të shkojë drejt luftës
Maqedonia po rrezikon të shkojë drejt luftës Protesata123-1404552890



Ngjarjet e djeshme në Shkup, ku policia përdori dhunë mbi protestuesit shqiptarë, kanë tensionuar situatën në vend. Ndaj dhunës së përdorur në protestë ka reaguar edhe faktori ndërkombëtar, ndërsa ish-komandantë shqiptarë të ish-UÇK (Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare) të luftës së vitit 2001 në Maqedoni, kanë paralajmëruar se nuk do të rrinë duarkryq dhe i kanë kërkuar Ali Ahmetit që të braktis qeverinë e Nikolla Gruevskit.
Hamdi Ndrecaj, i njohur në luftën e vitit 2001 si komandant Panteri ka kërkuar nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti që sa më shpejtë të largohet nga qeveria Gruevski.
“Unë, komandant Panteri, do të vihem në mbrojtje të popullatës shqiptare në IRJM dhe do të veproj për organizimin e një guerileje të ngjashme me atë të vitit 2001. Armëpushimi i vitit 2001 nuk vlen më”, tha “Panteri”.
Hamdi Ndrecaj, i njohur në luftën e vitit 2001 si komandant Panteri ka kërkuar nga Ali Ahmeti që sa më shpejtë të largohet nga qeveria Gruevski.
“Unë, Hamdi Ndrecaj, komandant Panteri ish-komandant operativ i batalionit të parë, Brigada 112 Mujdin Aliu, kërkoj nga Ali Ahmeti dhe BDI, që duke parë situatën në IRJM dhe eskalimin e saj në disfavor të popullit tim shqiptar, që urgjentisht të tërhiqen nga qeveria e Gruevskit”, ka shkruar “Panteri”, transmeton “tetova1”.
Ai ka thënë se do të vihet në mbrojtje të popullatës shqiptare.
“Unë, komandant Panteri, do të vihem në mbrojtje të popullatës shqiptare në IRJM dhe do të veproj për organizimin e një guerileje të ngjashme me atë të vitit 2001. Armëpushimi i vitit 2001 nuk vlen më”, tha “Panteri”.
“Nëse shteti i Maqedonisë vazhdon të sillet kështu, në mënyrë çnjerëzore kundër shqiptarëve, ne do të vihemi në mbrojtje të popullatës shqiptare në trojet e Iliridës dhe do të riaktivizojmë një forcë ushtarake të ngjashme me atë të vitit 2001”, ka thënë në fund Panteri.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi