Bislim Ahmetaj:Megi (nuk) do të shkojë në gjimnaz!
Faqja 1 e 1
Bislim Ahmetaj:Megi (nuk) do të shkojë në gjimnaz!
Bislim Ahmetaj:Megi (nuk) do të shkojë në gjimnaz!
BISLIM AHMETAJ
Megi është një vajzë e zakonshme 14-vjeçare. Javën që shkoi ka dhënë provimin e Matematikës si të paktën 60 mijë nxënës të shkollave 9-vjeçare në Shqipëri. Megi nuk është nxënëse e shkëlqyer, ajo është nxënëse mesatare, ajo pret të marrë ndoshta një tetë në Gjuhë dhe një shtatë në Matematikë. Ky është pretendimi i saj. Megi jeton rreth tridhjetë kilometra prej qendrës së Tiranës, në një fshat ngjitur me një fabrikë çimentoje. Familja e saj është “vendali den baba den”, siç thotë i ati: “Zhvendosja e vetme ka ndodhur para nja 100 viteve, por edhe kjo brenda nahijes. Stërgjyshërit zbritën nga qyteti dhe blenë toka pasi, si thonë, shtëpia u shtua shumë dhe s’po ia dilnin me zejet e pakta dhe dyqanin e vogël. Ne që zbritëm këtu, për fat të keq humbëm zanatin e trashëguar nga brezat dhe bujq s’u bëmë kurrë. Rroftë fabrika që në vite na ka ushqyer. Tani, si gjithë të tjerët…!”. Por, historia e Megit s’ka shumë lidhje me ekonominë e kësaj familjeje. Ata jetojnë shumë mirë ekonomikisht. Ajo s’do të mund të shkojë në gjimnaz këtë vit. Megi është vajzë, Megi është shumë e bukur. Megi nuk mund ta vazhdojë shkollën se është vajzë, se është shumë e bukur!!! Megi jeton vetëm 30 kilometra larg nga qendra e Tiranës. Ajo nuk flet, nuk i ankohet askujt për këtë. Deri tek e ëma mund ta çojë ankesën e saj Megi. E ëma me gjysmë fryme e përcjell deri tek i shoqi, që është babai i Megit. Këtu mbyllet cikli i ankesës. Ai është Gjykata e Shkallës së Parë, së Dytë, Gjykata e Lartë, ajo e të Drejtave të Njeriut në Strasburg! Ai është kryeplaku, kryetari i komunës, i qarkut, ministri i Brendshëm, Kryeministri, Presidenti. Ai është ambasadori i OSBE-së, i BE-së dhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës njëherësh.
Unë u takova me personazhet e kësaj minidrame rurale fundjavën e shkuar në shtëpinë e Megit. Kam një lidhje të largët me këtë familje, por nuk e di nëse ishim takuar ndonjëherë më parë. Ndoshta nëpër dasma ku të bëjnë me gisht gratë e thonë paska ardhur edhe dhëndri i filanit. Megi me të ëmën vrapuan nëpër kopshtie derisa e mbërthyen pulën që do të “ekzekutohej” për drekën tonë. Megi gatoi, shtroi tavolinën, shërbente me aq kujdes dhe delikatesë, sikur të kishte studiuar me vite artin e kulinarisë dhe turizmit. Megi nuk fliste, vetëm buzëqeshte, përgjigjet e saj ishin të shkurtra, por shumë logjike. Kur e pyeta se çfarë shkolle të mesme do të vazhdonte, sytë e saj mbetën të ngrirë tek i ati. Kjo e nxiti bisedën, e cila po shkonte deri në atë kohë vaj. Asnjë arsye serioze s’ekzistonte pse Megi s’duhej të vazhdonte shkollën e mesme. E vetmja arsye e dukshme qe se Megi është vajzë, Megi është e bukur! S’po arrija ta kuptoja pse të qenit vajzë dhe e bukur përbënte pengesë për Megin. Megi e pa se u bë e tepërt në sallonin modern të shtëpisë së saj dhe doli jashtë. Ne vazhduam edhe për pak kohë të bisedonim rreth kësaj teme, që ndoshta ishte tema me e nxehtë dhe më e rrahur e asaj familjeje prej muajsh. Ika pa e marrë premtimin e plotë se Megi do t’i vijonte studimet në gjimnaz këtë vit, por vura re se burri që i mbante të gjitha “pushtetet” në atë shtëpi u tërhoq pak, ndoshta u thye apo u ndie si në faj. U ndava me të me premtimin se drekën tjetër mund ta hanim nga shtatori, kur Megi të ishte regjistruar në gjimnaz apo në një shkollë tjetër të mesme. Megi premtoi se do të gatuante e shërbente me shumë dëshirë.
Ndoshta Megi do të regjistrohet këtë vit në një shkollë të mesme, po sa shoqeve të saj në të gjithë Shqipërinë do t’iu mohohet nga prindërit e tyre kjo mundësi? Frika e prindërve duket shpesh e justifikuar kur shikon para dyerve apo rreth rrugicave të gjimnazeve gjithfarë kalaboshësh, shpesh edhe me armë. Por, edhe sa vajza 14-vjeçare do të shndërrohen në shërbëtore të “devotshme” dhe të përulura në pritje të një martese me mblesëri duke shkëmbyer foto me djem që enden rrugëve të Europës? Sa prej këtyre vajzave 14-vjeçare do të përplasen me fate edhe më të trishta që pas “fejesave të lumtura” dhe të shndritshme do të përfundojnë trotuareve të braktisura nga çdo shenjë jete normale?
Në mënyrë që numri i vajzave 14-vjeçare që nuk do të regjistrohen në shkollat e mesme të vendit të jetë sa më i vogël, kërkohet një angazhim total i shoqërisë. Nisur nga familja, që në të shumtën e rasteve është hallka më e fortë ushqyese e këtij fenomeni, pushteti vendor që duket as që e ka në objektivat dhe planet e veta të punës me komunitetin këtë çështje, qeveria qendrore me mekanizmat e saj dhe ajo e ashtu quajtura “shoqëri civile”, “organizatat (jo)fitimprurëse” që “plasën” duke i mbrojtur të drejtat e njerëzve nëpër trotuaret e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nga sallat luksoze të hotel “Sheratonit” deri tek ato të hotel “Tirana Internacional”, që gërryhen e zhgërryhen nëpër ekrane televizionesh, të shqetësuar vetëm se kush do të zgjidhet president apo anëtar i këshillit mbikëqyrës të REI-t, KEI-t, LEI-t, MEI-t apo QEI-t.
Nëse Megi shkon në shkollë këtë vit, unë do të ndjehem shumë mirë. Do të më duket vetja sikur kam “shpëtuar” dikë nga thonjtë e një fati të pamerituar. Në fund të fundit, në librat e shenjtë thuhej: Ai që shpëton një njeri ka shpëtuar gjithë botën! Bëje edhe ti lexues! Act now! Vepro tani! – na mësojnë miqtë tanë amerikanë, ata që na shpëtuan dy herë brenda një shekulli. Kësaj here në rrugën drejt dritës dhe emancipimit duhet ta shpëtojmë vetveten.
Panorama
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Bislim Ahmetaj:Dy data që përgjaken lirinë!
» Re: Pse UDB-ashi Bedri Islami dikur drejtonte LPK-ne?!
» Dardan Drenica i kundervihet Bislim Elshanit
» Fritz Radovani: Kush ka hakërri për Enverin... të shkojë në...!
» Demir Krasniqi: Shyt Mareci - Bislim Zeqiri
» Re: Pse UDB-ashi Bedri Islami dikur drejtonte LPK-ne?!
» Dardan Drenica i kundervihet Bislim Elshanit
» Fritz Radovani: Kush ka hakërri për Enverin... të shkojë në...!
» Demir Krasniqi: Shyt Mareci - Bislim Zeqiri
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi