Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LDK në Gjermani kundër nominimit të Haradinajt kryeministër

Shko poshtë

LDK në Gjermani kundër nominimit të Haradinajt kryeministër Empty LDK në Gjermani kundër nominimit të Haradinajt kryeministër

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 08, 2014 3:39 pm

LDK në Gjermani kundër nominimit të Haradinajt kryeministër Largea_1391726410-645x440





LDK në Gjermani kundër nominimit të Haradinajt kryeministër



Një pakënaqësi e hapur në adresë të lidershpit të LDK ka ardhur nga dega më e madhe e kësaj partie jashtë vendit, në Gjermnai. Përmes një letre drejtuar liderit, Mustafa, strukturat partiake të kësaj dege kontestojnë mënyrën dhe metodologjinë e bërjes së koalcioinit LDK-AAK_NISMA, sidomos nomnimin e Ramush Haradnijt për kryeministër.

Më poshtë po japim letrën e plotë të degës së LDk, në Gjermani, nënshkruar nga kryetari i saj Qazim Bajgoraliu:
 
Krysisë qendrore të LDK-së
Kryetarit z. Isa Mustafa

I nderuar z. kryetarë Mustafa, 
të nderuar anëtarë të kryesisë qendrore të LDK-së,
Kryesia e LDK-së, Dega në Gjermani, e konsideron të papërgjegjshme kontrabandimin e votës dhe besimin e elektoratit të LDK-së, për të mundësuar koalicionin qeverisës LDK-AAK-NISMA, të mbështetur nga VV, me kryeministër Ramush Haradinajn dhe me njerëz, sikur janë Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, e të tjerë të padëshiruar nga elektorati i LDK-së.
Lidershipi i LDK-së po bënë gabimin e vet të radhës, i cili është fatal për të ardhmen e LDK-së në veçanti dhe të Kosovës në përgjithësi. 
Pasi LDK-së iu hakmorën gabimet e bëra, si anashkalimi dhe injorimi i shumë figurave kontribuese të LDK-së dhe të proceseve shtetëformuese, qasja politike e liderit të LDK-së dhe e LDK-së në përgjithësi, në raport me zhvillimet politike në këtë mandat të LDK-së si partia më e madhe opozitare, pa alternativë të kjartë, duke mos mbajtë premtimet e proklamuara, si reforma zgjedhore, shkurtimin e mandatit të qeverisë Thaqi, zgjedhjet e parakohëshme parlamentare e presidenciale dhe në vendë të shkarkimit të qeverisë Thaqi, LDK inicioi shkarkimin parlamentit të Kosovës, si veprim i pashembullt në historitë parlamentare. LDK nuk kishte qasje të kjartë dhe të vendosur në raport me fusnotën, me ligjin për amnistinë, për negociatat e Kosovës dhe Serbisë, nuk pati guximin as politik dhe as intelektual të kundërvënies së të gjitha të kqijave, që, Hashim Thaqi dhe qeverisja e tijë i sollën popullit të Kosovës dhe si pasojë e gjithë kësaj anomalie politike, fitohej përshtypja se, LDK dhe lideri i sajë, janë në një koalicion të fshehtë dhe të pashpallur me Hashim Thaqin, pra para ardhjes në krye të LDK-së, pse gjithë ai guxim për ta sulmuar PDK-në dhe Hashim Thaqin, pas marrjes së LDK-së, nuk e hasim guximin kritik kundër PDK-së dhe qeverisë Thaqi, apo ishte qëllimi të merrej LDK dhe të mos kritikohej e kundërshtohej Thaqi e qeverisja e tijë dhe si pasojë nuk u arrit të fitohen zgjedhjet dhe tani po ngutet të bëjë gabime të tjera të radhës, të cilat do të jenë të pariparueshme për LDK-në, për një të ardhme të gjatë. 
Pas shpalljes së rezultatit preliminarë të zgjedhjeve nacionale, lidershipi i LDK-së u ngutë për të treguar papjekurin e tyre politike dhe shtetndërtuese. Kështu që LDK, jo vetëm që nuk ka shenja të reformohet por po deformohet e degradohet dhe po largohet nga rruga dhe vizioni Rugovian i shtetndërtimit. Kryetari Isa Mustafa dhe Kryesia qendrore e LDK-së, po kontrabandojnë votën dhe besimin e elektoratit të LDK-së, duke tjetërsuar në mënyrë indirekte këtë votë, për të sjellë në pushtet një kryeministër dhe njerëz në qeveri, të cilët me votë u ndëshkuan si partia e katërt dhe e pestë, që nuk janë hiq më të mirë se sa Thaçi. 
Kryetari Isa Mustafa, duhet të mbajë fjalën e dhënë, se nuk do të negocioj për asnjë çmim mandatin e udhëheqjes së qeverisë nga LDK, duhet të mbaj zotimin se do të luftoj krimin e organizuar, se do t´i zbardh të gjitha vrasjet politike, që në të vërtetë, me këtë koalicion bënë rehabilitimin e aktorëve kryesor dhe bëhet bashkëpjesëmarrës në këto vrasje.
Në rast të pamundësisë të themelimit të qeverisë nga koalicioni fitues i këtyre zgjedhjeve, LDK duhet të presë afatin kushtetues, si parti e dytë, e cila duhet të nominohet për formimin e qeverisë me kryeministër të nominuar nga radhët e LDK-së. Nëse LDK nuk arrin të formoj qeveri me kryeministër nga radhët e sajë, atëherë të qëndroj në opozitë dhe të luftoj krimin dhe të keqen nga opozita dhe jo të pamundësoj luftimin e krimit dhe të kontrabandës, duke qenë bashkëpjesëmarrëse dhe kontribuuese me njerëz që Kosovën e kanë sjellë në këtë gjendje. 
LDK dhe lidershipi i sajë, duhet të tregojnë pjekuri politike e shtetndërtuese dhe të mos sjellë në pushtet njerëz me bagazh të dyshimtë dhe të papranueshëm për popullin e Kosovës dhe për bashkësinë Europiane e ndërkombëtare. Për këtë, ditë më parë, tërhoqi vërejtjen dhe shprehu shqetësimin, në mënyrë shumë të prerë dhe miqësore, mikja e madhe e Shqiptarëve dhe e çështjes së Kosovës znj. Doris Pack, e cila ndër të tjera shkroi: „Unë jam duke ndjekur me shqetësim zhvillimet në Kosovë. A është LDK e vetëdijshme për rreziqet?“… LDK, nuk guxon të sjellë veten në gjendjen aventureske, joserioze, për të qenë nën ndikimin e partive minore dhe të njerëzve të shantazhuar, me të cilët do të ndërtohej qeveria Haradinaj, e as nën ndikimin e VV, e cila deri dje quante AAK-në dhe Ramush Haradinajn, njerëz të haraçit dhe tani i mundëson për të qenë kryeministër i Kosovës. Pra, sa joserioze është VV, e cila tani po mundëson që haraçi të institucionalizohet nëpërmjet institucioneve të shtetit të Kosovës. LDK dhe strukturat e sajë, duhet të analizojnë mirë veprimet dhe qëndrimet e sajë, shkaqet e mosfitores së sajë në tri palë zgjedhje, për të dalë fitimtare, jo vetëm për hir të LDK-së, por për të ardhmen e shtetit të Kosovës dhe të qytetarëve të sajë.


Kryesia e LDK-së, dega në Gjermani, Bonn-Gjermani, 07.07.2014

Kryetari, Qazim Bajgoraliu
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi