Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Besa Gaxherri: Ramushi, Kryeministër i zorit-Intervistë EXPRES-it

Shko poshtë

Besa Gaxherri: Ramushi, Kryeministër i zorit-Intervistë EXPRES-it Empty Besa Gaxherri: Ramushi, Kryeministër i zorit-Intervistë EXPRES-it

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 09, 2014 2:10 pm

Besa Gaxherri: Ramushi, Kryeministër i zorit-Intervistë EXPRES-it

Besa Gaxherri: Ramushi, Kryeministër i zorit-Intervistë EXPRES-it Largea_besa-gaxherri1404903485


As Isa Mustafa dhe asnjë votues i LDK’së nuk e ka dashur të heqim dorë nga pozita e Kryeministrit. Por, LDK bëri kompromis të rëndë me pozitën e Kryeministrit pasi s’dolëm si parti e parë në zgjedhje. Në një situatë tjetër, LDK nuk do të hiqte kurrë dorë nga udhëheqja e Qeverisë. Deputetja e re e LDK’së, Besa Gaxherri, flet për Express.

Express: Cili është vlerësimi juaj për zgjedhjet nacionale ku LDK doli si parti e dytë?


B. Gaxherri: Pikë së pari, sa rezultateve, unë jam në LDK, dhe sa i përket rezultateve nuk jam aspak e kënaqur pse LDK’së s’ka dalë e para si subjekt politik. Konsideroj se fitorja e LDK’së ka qenë në të mirë të qytetarëve të Kosovës, por realiteti doli ndryshe, për shumë arsye.

Express: Cilat janë ato arsye pse LDK s’doli e para?

B. Gaxherri: Arsyet konkrete janë që z. Thaçi bëri disa koalicione me disa subjekte tjera politike dhe e mbushi atë kuotën. Planifikimi i tij, ndoshta, ka qenë në rregull, por aty janë disa subjekte politike dhe unë konsideroj se kësaj here zgjedhjet ishin fer dhe korrekte. PDK është subjekti i parë politike. Por, edhe marrëveshja e LDK’së me AAK’në dhe Nismën në këtë radhë, unë konsideroj se është bërë mirë dhe ky koalicion është në dobi të qytetarëve të Kosovës. Kësaj radhe, politikanët e Kosovës kanë mundur të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe ky është hap shumë pozitivë t’ju tregojmë se jemi për qytetarët dhe për të ardhmen e vendit.

Express: LDK e sakrifikoi pozitën e Kryeministrit dhe në këtë pozitë e nominoi z. Haradinaj. Si e shihni ju këtë proces?

B. Gaxherri: Nuk ka qenë e lehtë, por natyrisht, ne politikanët jemi të vetëdijshëm se në çdo marrëveshje ka kompromis. Sikur LDK të dilte e para në zgjedhje, në asnjë formë, nuk do të vinte në shprehje që dikush tjetër të merrte pozitën e Kryeministrit. Në cfrado rrethana, sikur të ishim subjekt i parë politik, do të kishte pretenduar dikush t’ia dorëzonte dikujt tjetër pozitën e Kryeministrit, unë nuk do ta kisha votuar një Qeveri të tillë. Por, tash jemi në një situatë krejt tjetër, duhet të jemi real. Për të mos lejuar krijimin e një Qeverie prej PDK’së, atëherë, kemi bërë kompromis dhe kompromisi gjithmonë i takon partisë së madhe.

Express: Ju u patët larguar nga LDD’ja pikërisht pse z. Daci bëri koalicion me AAK’në dhe Ramush Haradinajn e tash po e premtoni votën për z. Haradinaj Kryeministër?

B. Gaxherri: Unë nuk jam pajtuar pse z. Daci ka shkuar me Ramushin. Unë nuk jam pajtuar me mënyrën se si z. Daci ka bërë koalicion. Nuk asnjë qëllim personal ndaj asnjërit prej politikanëve. Natyrisht, s’kam dashur të shkojë as në AAK e as në PDK. Jam qenë kundër që Daci të shkojë në AAK jashtë LDK’së. Për mua ka qenë LDK e para për t’u bashkuar dhe asnjë parti tjetër. Partitë politike nuk janë pronë e asnjë individi. Ato udhëhiqen nga një individ, i cili duhet t’a vejë në funksion të institucioneve.

Express: LDK pritet t’i mbajë zgjedhjet në vjeshtë. LDK prej zgjedhjeve të fundit partiake është udhëhequr nga një humbës i trefishtë, a pritni që kjo parti të ketë një lider të ri?

B. Gaxherri: Është herët për t’u përgjigjur në këtë pyetje.

Express: Dega e LDK’së në Gjermani dhe disa individë brenda LDK’së kanë dalë kundër koalicionit me AAK’në dhe Nismën. Ka rrezik të përçahet LDK’ja nga koalicioni i fundit?

B. Gaxherri: Nuk ka degë të LDK’së që janë kundër koalicionit. Por, siç e dini, duke filluar nga z. Mustafa e deri te votuesi i fundit i LDK’së s’ka pasur dëshirë që ne t’ia japim pozitën e Kryeministrit një subjekti tjetër politik. Por, kemi 1001 arsye që mos t’i jepet, por pas certifikimit të rezultateve nuk ka mundësi pa u bërë kompromise. Ne kemi qenë para asaj se a dëshirojmë të bëjmë një kompromis apo të vazhdojë qeverisja e PDK’së. Dhe, normalisht, ne kemi zgjedhur koalicionin me partitë tjera.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi