Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NEHAT SHAQIRI:“Koalicioni paszgjedhor u përjetua "dritë në fund të tunelit", si dritë shpresëdhënëse”

Shko poshtë

NEHAT SHAQIRI:“Koalicioni paszgjedhor u përjetua "dritë në fund të tunelit", si dritë shpresëdhënëse” Empty NEHAT SHAQIRI:“Koalicioni paszgjedhor u përjetua "dritë në fund të tunelit", si dritë shpresëdhënëse”

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 09, 2014 3:23 pm

NEHAT SHAQIRI:“Koalicioni paszgjedhor u përjetua "dritë në fund të tunelit", si dritë shpresëdhënëse” 10313356_653383378082263_4143597250048330243_n

NEHAT SHAQIRI:“Koalicioni paszgjedhor u përjetua "dritë në fund të tunelit", si dritë shpresëdhënëse”

NEHAT SHAQIRI:“Koalicioni paszgjedhor u përjetua "dritë në fund të tunelit", si dritë shpresëdhënëse” Largea_unnamed-31404900953
Koalicioni paszgjedhor LDK-AAK-Nisma dhe mbështetja e tyre nga Lëvizja Vetëvendosje, që u krijua dy ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ka për qëllim agjendën e përbashkët të tyre për realizimin e ndryshimit të qeverisjes aktuale, gjë që e kishin premtuar gjatë fushatës parazgjedhore secili prej tyre veç e veç, thekson analisti politik Nehat Hyseni.


Ai pohon se, meqë rezultati i zgjedhjeve doli i disfaforshëm për LDK-në, e cila pretendonte se do të dilte fituese e këtyre zgjedhjeve, madje e vetme dhe pa bërë koalicion me asnjë parti apo subjekt politik.
Sipas Hyseni, llogaritjet e LDK-së, se PDK ishte dobësuar me ndarjen e fraksionit partiak të Nismës me Fatmir Limajn dhe Jakup Krasniqin, si dhe me aferat dhe kritikat e shumta që e karakterizonin përformancën problematike të Qeverisë Thaçi, dolën të gabuara.
“Sepse, fushata e PDK-së, e mbështetur edhe me përdorimin e aseteve qeveritare, që e kishte filluar tre muaj para zgjedhjeve, si dhe koalicioni i saj me një grumbull partishë të vogla, të cilat nuk kishin shpresë për ta kaluar pragun zgjedhor prej 5% si të vetme, ia siguruan edhe kësaj here PDK-së vendin e parë me 37 deputetë të fituar. Kurse, LDK kishte 30 deputet dhe u radhitë si parti e dytë”, thotë ai.
Ai pohon se, prandaj, LDK-së nuk i takonte e drejta e mandatarit për formimin e qeverisë së re.
“Natyrisht se edhe AAK, Nisma e VV nuk ishin në gjendje që të bënin diçka si të vetmuara. Prandaj, ato u bashkuan dhe formuan koalicionin për nevoja krejtësisht pragmatike, e kurrsesi jo siç thotë Thaçi se ky ishte "koalicion i inatit". Sepse, vetëm si të bashkuara këto parti, siç thamë, mund ta ndryshonin keqqeverisjen, me plotë afera e skandale korruptive e mafioze të Qeverisë Thaçi”, shton ai.
Hyseni thekson se, edhe ky veprim u pritë me përkrahje dhe mbështetje nga populli i Kosovës, duke ia shtuar shpresat se më në fund do të ndodhë ndryshimi i shumëpritur i kësaj gjendje të padurueshme dhe të papranueshme.
“Pikërisht, ky koalicion u përjetua në opinion si "dritë në fund të tunelit", si dritë shpresëdhënëse se më në fund do të përfundoj keqqeverisja dhe se gjërat do të marrin të mbarën. Natyrisht se shqetësimet akoma nuk kanë përfunduar. Presidentja Jahjaga ka caktuar mbledhjen konstituive të Kuvendit të ri, të dalur nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 qershorit 2014, në të cilën do të verifikohen mandatet, do të formohen grupet parlamentare dhe eventualisht do të zgjidhet kryetari i Kuvendit”, thotë Hyseni.
Sipas tij, formimi i grupeve parlamentare do ta qartësoj edhe termin "fitues i zgjedhjeve".
“Pra, se a do të jetë koalicioni i PDK-së me 37 deputetë, apo ai i koalicionit LDK, AAK, Nisma dhe VV, që kanë shumë më tepër deputetë dhe automatikisht këtij koalicioni, sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i takon e drejta e mandatarit për formimin e qeverisë së re, pa pasur nevojë që koalicionit të PDK-së t'i jepen 15 ditë afat për formimin e qeverisë”, thotë ai.
Ai thekson se, kjo, juridikisht do të ishte e padrejtë, kurse praktikisht është e panevojshme dhe humbje kohe.
“Sepse, nuk ka mundësi ta krijoj mazhorancën qeverisëse. Tek e fundit, z. Thaçi dhe përkrahësit e tij do të duhej ta pranonin krejtësisht si normale situatën e këtillë, meqë edhe PDK dhe partitë tjera, tetë muaj më parë vepruan ngjashëm në zgjedhjet lokale 2013, kur në balotazh, me një koalicion të heshtur i bashkuan të gjitha partitë votat kundër Isa Mustafës për mandatin e tretë si kryetar i komunës së Prishtinës dhe e bënë Shpend Ahmetin kryetar”, vlerëson Hyseni.
Ai potencon se, votat e PDK-së ishin shumë të rëndësishme aty, si dhe roli i z. Thaçi në këtë teprim. Prandaj, z. Thaçi nuk ka të drejtë morale që ra kritikoj koalicionin e tanishëm të partive politike kundër PDK-së.
“Pikërisht, sepse ai vet para tetë muajsh të njëjtën gjë ia bëri Isa Mustafës dhe LDK-së. Por, megjithatë në këto veprime që i përmenda rreth mobilizimit të partive politike kundër mandatit të tretë të Isa Mustafës dhe LDK-së në komunën e Prishtinës, si dhe tani kundër mandatit të tretë të PDK-së dhe Hashim Thaçit për Qeverinë e Kosovës, e shohim si dukuri pozitive rreth pengimit të marrjes së mandatit të tretë të qeverisjes, meqë po krijohet një arrogancë e padurueshme dhe e papranueshme e (keq) qeverisjes".
"Ndoshta është koha e duhur që tani të mendojmë që t'i fusim në Kushtetutën e Kosovës praktikat e mira të demokracive të zhvilluara, si p.sh atë të SHBA-së për ndalimin e mandatit të tretë për funksionet dhe postet kryesore të pushtetit”, thotë analisti politik Nehat Hyseni.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi