Nehat Shaqiri:Çika, Demaçit: Koalicioni Rama-Meta u bekua nga Tadiqi
Faqja 1 e 1

Analisti politik nga Shqipëria, Nebil Çika i është kundërpërgjigjur deklaratës së veprimtarit të çështjes shqiptarë Adem Demaçit, i cili ka thënë se kryeministri shqiptar Edi Rama për këto 300 ditë ka bërë më shumë sesa 20 vjet që janë bërë deri më tani.
Çika për gazetën “Bota sot”, thotë se, këto të dhëna nuk e din se ku i gjen z. Demaçi që del në këtë përfundim për 300 ditshin në pushtet të Edi Ramës, por ai kështu ka thënë edhe për 50 vitet e Enver Hoxhës, gjë që e bën të pa besueshëm për veshët e shqiptarëve të përgjegjshëm.
“Por le të rrimë të Rama dhe300 ditët e tij në qeverisje. Mendoj që nuk mund të konsiderohen si sukses por si regres i dukshëm e i prekshëm për të gjithë ata që jetojnë nën këtë qeverisje. Për të gjykuar një qeveri krahasimi duhet të bëhet me atë që ajo ka premtuar në këmbim të votave 300 ditë më parë. Besoj se suksesi elektoral i z. Rama erdhi kryesisht për shkak të premtimeve të tij të mëdha si mjekësia dhe legalizimi i ndërtimeve pa leje falas. Në fakt nuk realizoi as njërën as tjetrën përkundrazi i ngriti çmimet e tyre. Mjafton vetëm ky premtim i kthyer ne mashtrim i z. Rama për të kuptuar se sa të suksesshme ishin 300 ditët e para të tij”, thekson Çika.
Çika mendon se, regresin më të madh qeveria Rama e ka në aspektin e të drejtave të njeriut dhe respektimin e shtetit ligjor në Shqipëri.
“E filloi punën jo me legalizimin e ndërtimeve pa leje siç kish premtuar, por me hedhjen në erë të atyre me leje vetëm se ishin pronë e kundërshtarëve të tij politik. Kjo situatë krijoi në klime terrori ndaj biznesit sidomos atij të huaj duke bërë shume investime të planifikuar të tërhiqeshin duke e çuar ekonominë në prag kolapsi. Bllokoi ligjin për nëpunësin civil duke spastruar administratën nga nëpunësit që nuk ishin militante të tij duke e kthyer administratën shtetërore në një shtojcë të strukturave politike te partive të koalicionit qeveritar”, vlerëson ai.
Sipas tij, ky veprim i qeverisë u konsideruar si shkelje kushtetuese dhe u rrezua nga Gjykata Kushtetuese gjë që nuk besoj se e klasifikon atë si suksese.
“Shumica e këtyre 300 ditëve u karakterizua nga një valë e pa parë krimi e terrori që kulmuan me shpërthimet e përditshme të bombave shumica e të cilave ende nuk janë zbardhur nga policia. Trafiku i drogës arriti parametra të frikshëm deri në përdorimit të avionëve çarter për transportin e sajë. Qeveri mburret vetëm me Lazaratin një qendër e prodhimit të kanabis ndërkohë që fqinjët tanë kanë bllokuar me mijëra kg droga të forta kokainë dhe heroine të trafikuar nga Shqipëria”, thotë Çika.
Ai thekson se, vrasjet e biznesmenëve të njohur në vend dhe pamundësi për ti zbuluar këto vrasje nuk beson se përben ndonjë sukses për qeverinë.
“Acarimi i situatës politike dhe sulmet deri fizike ndaj opozitës dhe përfaqësuesve politik të sajë janë një regres i dukshëm ndërkohë që sulmet dhe përpjekjet e dhunshme të qeverisë për të marrë me çdo kusht nën kontroll politik drejtësinë, sipas parimit leninist “i gjithë pushteti sovjetëve”, përben një nga regreset dhe kërcënimet me të mëdha që po i kanosen demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri. Po tu shtosh këtyre edhe ndërhyrjet në Kushtetute për ti hequr kompetenca presidentit dhe shtuar kryeministrit kuptohet që jemi përpara një dështimi të madh”, potencon Çika.
Ai thotë se, në planin ideologjik e historik suksesi i vetëm i qeverisë Rama është rikthimi i nderimit të diktatorit komunist Hoxha në ceremonitë zyrtare të shtetit shqiptar.
“Kjo besoj që do të ketë qenë edhe arsyeja kryesore e përfundimit në mendim pozitiv të z. Demaçi ndaj qeverisë Rama dhe 300 ditëve të sajë. Qeverisja e z. Rama ka marrë më shumë kundërshtime masive e nga të gjitha shtresat në 300 ditë sa asnjë qeveri tjetër shqiptare në demokraci. Grupe të interesit si nëpunës civil apo të burgosur politike të komunizmit kanë organizuar greva urie të gjata në kërkim të të drejtave të tyre të premtuara por të shkelura hapur nga qeveria”, thotë ai.
Ai thekson se, në planin patriotik kjo qeveri ka dëshmuar hipokrizinë e sajë. z. Rama ka kohë që po përpiqet të shkoje në Beograd por kjo nuk i ishte mundësuar nga qeveria serbe.
“Koalicioni qeveritar Rama- Meta u bekua nga ish kryeministri serb Tadiq dhe duket se linja pro serbe edhe si trend historik i të majtës shqiptare vazhdon ende. Ftesa dhe pritja si hero në Tiranë e kryepeshkopit serb Irinej një antishqiptar i njohur e i deklaruar, për të deklaruar edhe nga Tirana që Kosova është Serbi përbën edhe provën më të qartë të dështimit të Ramës. Qëndrimi inferior i qeverisë Rama ndaj zhvillimeve në Maqedoni dhe stepja pas kërcënimit të Gruevskit flasin për një raport të brishtë e krejt indiferent të qeverisë për shqiptarët në Maqedoni e vise të tjera etnike përtej kufijve shtetëror të Shqipërisë”, vlerëson Çika.
Çika thotë se, nuk e din ku mund të gjenden argumentet për ta konsideruar sukses këtë qeverisje, por për një njeri normal e mendoj si të pa mundur një qasje të tillë.
"Nuk besoj se konstatimet e z. Demaçi janë të vlefshme e të besueshme po të kemi parasysh vetëm deklarimin e para pak ditëve të shefit të diplomacisë amerikane Xhon Kerri që jepte alarmin për demokracinë e rrezikuar në Shqipëri. Unë, po besoj edhe shumë shqiptarë të tjerë, jam shumë më i prirë të besoj konstatimin e një qeverie serioze e demokracie të madhe si z. Kerri e SHBA se sa enveristin e thekur Adem Demaçi për të cilin këmbëngul se e mjafton për “suksesin” e 300 ditëve të z. Rama në qeveri, vetëm nderimi veçantë e publik i diktatorit Hoxha nga kjo qeveri. Se si është qeveria Rama më mirë se shqiptaret e tjerë e dinë ata që jetojnë në Shqipëri dhe i kane ç’do minutë mbi shpinë,”sukseset” e tij”, thotë analisti politik Nebil Çika.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Nehat Shaqiri:Ahmeti, Thaçi dhe Rama tradhtuan grupin e Kumanovës?!
» NEHAT SHAQIRI:“Koalicioni paszgjedhor u përjetua "dritë në fund të tunelit", si dritë shpresëdhënëse”
» Meta: Koalicioni PD-LSI do të fitojë edhe një mandat në 2013
» Nehat Shaqiri:17 Shkurti
» Nehat Shaqiri:“Baba”, a do t’i han “fjalët”!?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi