Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI:POETËT

Shko poshtë

AGIM GASHI:POETËT Empty AGIM GASHI:POETËT

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 20, 2014 9:19 pm

AGIM GASHI:POETËT Foto%2Be%2Bpoezise%2Bne%2Bpoetet


AGIM GASHI
 
POETËT
 
Poetët janë soj i çuditshëm
Janë transmetues
Trensmetojnë fatet e njerzëve
Janë përçues i ndjenjave kombëtare
Janë ajka e atdheut
 
Poetët ndërtojnë nga fjalët
Krijojnë të pamundshmen
Krijojnë edhe çudira
Shpirtin mbajnë me ardhmëri atdheu
I parandjejnë tragjeditë
 
Poeti i mirëfillt
Shkruan poezi të pastër
Siç shkruante Borhesi
Që me simbole bënte histori
Dhe Bardi ynë Poradeci
Thoshte se me katër vargje
Vlejnë më shumë se kater romane
Por duhet pasë koncizitet
Duhet edhe pastërti
E si Podrimja edhe mjeshtëri
 
Poeti lufton me fjalët
Ato nganjëherë janë të tmerrshme
Janë edhe të dhimbshme
Janë edhe magjike
Plot urrjtje e dashuri
Fjalët lëvizin në poezi
Nganjëherë të pkapshme
Duhet pra mjeshtëri
Për ngrehinën poetike
 
Nganjëherë disa luajnë me fjalët
Imitojnë poetët e i thonë vetes poet
Dhe ndertojnë një kasollë poetike
Duke përdor fjalë plot havari
A eto nuk bëjnë as pë prozë
As pë marketing
Kur se gjen fjalën në kohë e hapsirë
Mos shkruaj poezi
Ora e mjeshtrit nuk pushon
 
Edhe Shkreli na e la amanet
Na thoshte me butësi
“Mos u bëj poet
Nëse s´mund të vdesësh
Për secilin varg
Të vdesësh për secilën fjalë”
O njerz
A e dini se liria
Nuk është vetëm e imja
Andaj kujdes
Këtu ka popull e atdhe
A do të na mallkojnë brezat
 
19.07.2014
Düren

AGIM GASHI:POETËT Ali_Podrimja-620x475AGIM GASHI:POETËT LasgushAGIM GASHI:POETËT PodrimjaAGIM GASHI:POETËT Jorge-Luis-Borges-001
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi