Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

TRI POEZI NGA VIKTORIA XHAKO(ZHORZH SAND)

Shko poshtë

TRI POEZI NGA VIKTORIA XHAKO(ZHORZH SAND) Empty TRI POEZI NGA VIKTORIA XHAKO(ZHORZH SAND)

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 23, 2014 9:29 pm

TRI POEZI NGA VIKTORIA XHAKO(ZHORZH SAND) 1609666_784339841593530_1938138035_n

TRI POEZI NGA VIKTORIA XHAKO(ZHORZH SAND)


JE... UNË
 
Ajër je rreth trupit tim,
Në cep syri je lot i varur.
Lapsin sa herë marr në dorë,
Fletës zbret, ëndërr e mardhur.
 
Nuk je mungesa e përjetshme,
Zjarr i shuar nuk je ti.
Je diell që ngroh zemrën time,
Je Muza prush mbuluar në hi!
 
Dhe unë... bëhem ti!
 
E enjte 28 qershor 2012 ora 22:30
 VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)


NËN BLI
 
Një ditë do të vij aty tek ti,
Tek gjysmë adresa mbi zarf, e prishur,
Në bulevardin e heshtur do takohemi përsëri,
Tek bliri i vetëm që dikur na kishte pritur.
 
Në rrënjët e tij e mbolla zemrën time,
Pengun tim të vetëm, që të më kthejë tek ti.
Mbase s’do të ketë të bukura agime,
Nën tymnajë heshtjeje që, mbështjellë na ka të dy.
...
Mbase trishtueshëm do të shihemi në sy!
...
Por zemra ime rreh nën atë bli...
 
E premte 15 qershor 2012 ora 13:00
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)
 
 
MË BËNI TË BUKUR
 
Ndihmomëni, ju lutem, ta vesh gëzimin tim...
Bëmëni, ju lutem, vetëm për një çast, të bukur...
 
Unë të pres mbështjellë me trishtimin e ftohtë,
Në skajin e harruar të botës mure verdhë,
Ku fjalë të përdala të një kohe të marrë,
Erë e çmendur m’i uturinte me kamzhikë në veshë.
 
Ti vjen tek unë gaz i viteve të ngrira,
Një copëz kaltërsi ma shtrin mbi mermer,  
Dy portokaj m’i lë në grushtet e mbyllura,
Dhe hënën, më të florinjtë, mbi sy ma zbret.
 
Si ta vesh fustanin tim të bardhë? Si ta vesh?
I ngushtë ky shtrat, më shtrëngon tek supet.
Ndihmomëni, ju lutem, ta vesh gëzimin tim,
Bëmëni për ty, i dashur, vetëm për një çast, të bukur.

E premte 18 korrik 2014 ora 22:30



TRI POEZI NGA VIKTORIA XHAKO(ZHORZH SAND) 10410920_876048019089378_6433835183344349624_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi