Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nga: VIKTORIA XHAKO (ZHORZH SAND)MË FAL, BABA

Shko poshtë

Nga: VIKTORIA XHAKO (ZHORZH SAND)MË FAL, BABA Empty Nga: VIKTORIA XHAKO (ZHORZH SAND)MË FAL, BABA

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 15, 2011 9:01 am

Publikoi: Kujtim Stojku

Nga: VIKTORIA XHAKO (ZHORZH SAND)MË FAL, BABA Zhorzh-Sand-300x225
Zhorzh Sand - Viktoria Xhako


MË FAL, BABA!

Nga vëllimi i ri poetik “JETË”

Fluturojnë vitet me krahë!
Atëherë…
Një fletë informacion më zgjate…
Një fjali shtove…
Po sytë e tu, baba,
Trishtimin mbyllën,
Dhe çelësi humbi,
Për të mos u gjetur kurrë.

Atëherë…
Edhe më vonë…
Gjer në mesditën e ngrohtë fund tetori,
Kur i mbylli gjumi i përjetësisë.

Më fal, baba, për atëherë…
Edhe për më vonë, më fal…
Më fal,
Që ta prisha edhe fjetjen e gjatë,
Me brengat, dëshpërimin tim!
Më fal, baba,
Për të fundit herë!

Trokas sot në tënden përjetësi,
Ta puth rrudhën e ballit,
Ta puth thinjën e hallit.
Lotët e mi,
Një fletë informacion të zgjasin,
Një fjali të thonë:
-Jam e lumtur, baba,
Si nuk kam qënë kurrë! –

Me krahë fluturuan vitet,
Ma fshinë dëshpërimin sot.
Unë nxitoj drejt teje,
Të vetmit,
Që kuptove, heshte, e mbajte hapur zemrën,
Gjer atë mesditë të ngrohtë fund tetori,
Babai im, i miri!

E martë 25 tetor 2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi