AGIM GASHI-PARA SE TË BËHEJ HOXHË AI ISHTE SHQIPTAR(Kujtim për mikun tim Myderriz Idriz Kokrriki-Kosova)
Faqja 1 e 1
AGIM GASHI-PARA SE TË BËHEJ HOXHË AI ISHTE SHQIPTAR(Kujtim për mikun tim Myderriz Idriz Kokrriki-Kosova)
AGIM GASHI
PARA SE TË BËHEJ HOXHË AI ISHTE SHQIPTAR
(Kujtim për mikun tim Myderriz Idriz Kokrriki-Kosova)
Edhe kur e falte Namazin, ai mendjen e kishte te Zoti, kombi e atdheu!
„Nuk të vyen feja kur jemi të përqarë“?- Mulla Idriz Kokrruku.
Ishin vitet e tetëdhjeta para se të burgosesha.Kisha dëgjuar për një hoxhë shqiptar që Zoti e kishte derguar në vend të Mulla Idriz Gjilanit. Ai lutjet Zotit po ia bënte shqip, aminin e bukës shqip, mevludin e këndonte shqip e bile edhe „tallkinin“ te varri njerzëve ua këndonte shqip. Kudo flitej për të, por unë akoma në asnjë dasëm se kisha takuar.
Fshati Balaj (Baliq) i Ferizajit më kishin në qef mua si këngëtar në dasmat e tyre. Poqëse isha i zanun, ndodhte që ta shtynin „vaden“ që të u këndoj unë. Më bënin pritje fantastike dhe se gjatë këndimit tim në Balaj kishte qetësi dhe dhimbje lotësh. Ata e ndjenin këngën time andaj këtu vinte në shprehje se patriotizmi është me të indur e jo me të blerë. Balajt ishin kombëtar të vërtetë. Më paten thënë se nusen do ta merrnin në Pozhoran të Vitisë.
Nata e së shtunes kali mrekullueshëm. Këndova deri ora dy pas mesnate.Të nesërmen aty kah ora 11 u nisem ta marrim nusen.
Pozhoranasit na priten me një livadh të mrekullueshëm dhe me numer ishin tubuar më shumë se sa që ishin ne krushqit e marrjes së nuses. Në mesin e shumë hoxhollarëve dasllova një hoxhë shkurtak, me një mjekërr të shkurtër e të rregulluar me estetikë i cili ma shtëngoi doren fortë. E ndjeva se ky njeri kishte diçka të veçant nga njerzorja dhe se menjëherë më hyri në zemër.Nuk e mendoja se Hoxha Mulla Idriz Kosova-Kokrruki, ishte ai hoxhë që Zoti na e kishte derguar ta zëvëndsonte Mulla Idriz Gjilanin.
Rebdet e gjata ku do të uleshin krushqit ishin rregullar për mrekulli.Ishte dasëm e madhe andaj edhe veni ishte mjaft i zgjeruar. Përballë krushqëve zuren vendin mikëpritësit, ndërsa mua si zakonisht ulesha në mesin e fushës ku mi kishin shtru disa dyshek. Pas shkepjes së llokumit e ëmbëlsirave tjera, pas përshëndetjes së zakonshme, Hoxha që akoma nuk e njifja u ngrit dhe foli me një gjuhë të pastër shqipe që e dëgjoja nga të rrallë hoxhollrë:
-Mirëse keni ardhë. Ndjehuni rehat në Pozhornin tonë. Ju këngëtarin e keni dëgjuar mbrëmë, andaj falnaj ta dëgjojmë edhe ne. Mu drejtua mua:
-Nisja një për komb e atdhe!
Zemra ime filloi të rrahë më shpejt se zakonisht.Ky njeri nuk ishte vetëm hoxhë, thashë me vete. Dhe rroka sharkinë, e qita në „dyzen“ dhe ja fillova me sa zë që kisha këngën: „Kthimi i Skënderbeut në Krujë“.Ushtonte Pozhorani kur i bërtitsha në vend të Skënderbeut atij Pashait turk:
„Shpejt fermanin me ma shkrue
Se në Kruj po du me shkue”!
Shiqoja se si hoxhës i ndrrohej ngjyra e fytyrës dhe se si dëgjonte këngën me aq shumë emocione. Asnjë zë nuk dëgjohej por zërit tim dhe sharkisë sime. Fundit të këngës ia zgjata fjalët në këngë:
“Sa ke gjall Skënderbeu
Kurr turku nën kamë smujti me e shtrue“!
Mbarova këngën. Një qetësi definitive. Për një moment Hoxha u ngrit në këmbë. Nxori kuleten dhe afrohej afer meje. Ma zgjati doren.Mua më erdhi keq të ia zgjas ulur dhe u ngrita.Më përqafoi foert dhe faqet e mia mi lagen dy pika loti të Mulla Idriz Kosovës-Kokrrukut. Më tregoi se është Idriz Kosova. Ulu, në tha ndersa në dorë mbante 500 banka ose 5000 dinar të ri. Filloi të fliste me zë të lartë:
-Ndëgjoni o vllëzër shqiptar.Këtij këngëtari ia kam borgj edhe jetën e jo vetëm këto para letre. Duhet të ia kemi borgj të gjithë. Ky sot na e msoi të gjithëve një pjesë të historinë së lavdishme të kombit tone pa lexuar libra.Ky na e lexoi sot historinë. Falë këtij e shumë rapsodëve tanë, odave tona që mund të quhen shkolla, ne e ruajtëm identitein tonë.
Fliste hoxha dhe askush nuk bëzënte.Të gjithë e dëgjonin me vëmendje. Vazhdoi:
-Ne si popull jemi i vogël, andaj duhet të duhemi shqip, të këndojmë shqip e të qajmë shqip nëse duam të egzistojmë. A po i shifini këta hoxhollarë? Dhe u kthye duke bërë me gisht nga dhjetë e më shumë të tillë që ishin ulur në dyshekët e butë.
-Ja këta hoxhollarë po i shërbejnë popullit mbrapsht, po e rrejnë dhe po e vjedhin popullin. Të gjithë këta e marrin rrogen nga shteti dhe me atë rrogë duhet me i sherbye popullit. Këta hoxhollarë pos rrogave të tyre, popullit u marrin para për të vdekur, për lutje tjera, për dasma e për Qelime Kjo është vjedhje klasike.
Vazhdoi akoma me fjalim të zjrrtë.Askush smund të bënte një ndikim aq të madh se sa Hoxha inderuar dhe kënga ime që u bë shkaktare e këtij fjalimi pothuajse maratonik.
U ngrita dhe u përqafuam vllëzërisht. Te veshi i thashë:
-I dashur vlla, ne do të jemi tani e tutje miqë të pa ndarë.
-Po vlla, patjeter.Kemi nevoj për forca demokratike e atdhetare në vendin tone.
Por ne më nuk u takuam deri në vitin 1990. Thuase fjalët tona gjatë përqafimit i kishte dëgjuar UDB. Më ndiqnin, më thirrnin në biseda informative, më hoqen nga proçsi arsimor dhe në fund, në një mengjes të hershëm kur akoma ishte errsirë, u rrethova me forca të mëdha policore ku pos meje burgosen dhe vllëzër e motra.
Shpesh edhe në burg e kemi pasë fjalen e Mulla Idriz Kosovës-Kokrrukut për të cilin hoxhë flisnin me simpati disa hoxhollarë tjerë, rinia dhe pjesa intelektuale e kombit. Atë e urrenin forcat e errëta, hoxhollarët e shitur dhe ata që ishin mësuar ta zhvatin popullin.
Në vitin 1990 u takuam përsëri. Miqësia jonë vazhdoi tepër e forcuar saqë nuk ndaheshim dot. Më ftoi edhe në shtëpinë e tij, njoha familjen, bashkëshorten dhe fëmijët, njoha atdhetarin e kombit. Në pajtime gjaqesh gjithmonë shoqrohej me Don Lush Gjergjin, Profesor Anton Çetten, Dr.Zekiria Canen etj. Ai nuk ndahej nga rinia jonë heroike e atëhershme.
Gjithmonë thoshte se kombi është i pari pastaj feja. Nuk ka fe pa atdhe e pa komb. Dikujt nuk i vinte mirë ky gufim patriotik i Mulla Idriz Kosovës-Kokrrukut. E kërcnonin e bile edhe e sulmonin. Por nuk trenej e as nuk tundej nga bindjet e veta.Ai ishte si shkëmb i Arbërit. Ai para se të bëhej hoxhë ishte shqiptar.
Mbaroi edhe viti i pajtimeve. Unë detyrohem të iku. Ika njëherë në Slloveni, Kroaci, Bosne e pastaj më 1992, kalova kufirin shqiptaro-shqiptar nëpër mallet e Elez Hanit, kalova në Maqedoni, nga andej në Austi e pasta në Gjermani ku gjendem edhe sot.
Edhe nga mërgimi interesohesha për hapat maratonik të Myderriz Idriz Kokrrukit.
Mulla Idriz Kosova ishte imam në disa fshatra të Kosovës, në botën arabe, pastaj punëtor në Arkivin e Kosovës, mori pjesë në pajtimin e gjaqeve, ishte në radhët e UÇK-së, punoi në Komitetin e Bashkuar Saudit dhe së fundi imam në një xhami në Çikago.
Ai emigroi në Amerikë. Në Çikago u zgjodh imam i xhamisë së atjeshme. Ishte i pari që inicoi aksionin që në xhamitë shqiptare të vehej flamuri kombëtar. Në xhaminë e Çikagos valonte flamuri Kuq e Zi i Mulla Idriz Kokrrukit-Kosovës. Dhe, dikush smund ta duronte që në xhami të valonte flamuri shiptar. Ata ishin mësuar që xhamia shqiptare të jetë më shumë e sektashëve tjerë se sa shqiptare. E sulmuan disa herë. Thuhet se në tadhëti edhe e helmuan.
Trupi i pajetë i Mulla Idriz Kokrrukit u gjet më 06.11. 2008. Dhjetë ditë më vonë u soll në atdhe për tu prehë në tokën të cilën e dashti.
Më 16.11. 2008 në oren 13, në varrezat e Fushë Kosovës u vrros Patrioti Idriz Kosova.
Mbi varrin e Hoxhës shqiptar folen shumë bashkëpuntor, kolegë e luftëtar.
Aty foli edhe bashkëpajtimtari i gjaqeve dhe miku i Tij i ngushtë Don Lush Gjergji. Folen edhe bashkëluftëtarët e Tij të luftës për liri.
Shteti i Kosovës ia ka brgj hetimet për zbulimin e shkaktarit të vdekjes. Vrasësit duhet të përgjigjen para Zotit dhe para ligjit.
Kujtimi për veprën dhe mirësinë njerzore e patriotike të Myderriz Idriz Kokrrukit-Kosova, nuk do të shuhen kurrë. Adheu dhe ne krenohemi që e kishim.
26.07.14
Düren
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» AGIM GASHI:PËR MIKUN TIM DR.FITIM SELIMIN, PËR BURGOSJEN E GRUPIT TONË DHE PËR TË TANISHMEN
» AGIM GASHI - KUSH TA DHA TY HOXHË FJALIMIN
» Agim GASHI - DITIRAMB PËR MIKUN
» AGIM GASHI - Një mollë për mikun në amshim!
» Agim Gashi:Një kujtim-Shkolla Normale
» AGIM GASHI - KUSH TA DHA TY HOXHË FJALIMIN
» Agim GASHI - DITIRAMB PËR MIKUN
» AGIM GASHI - Një mollë për mikun në amshim!
» Agim Gashi:Një kujtim-Shkolla Normale
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi