Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

M. Lakna:Skena politike duhet të pastrohet nga vrasësit e pasluftës

Shko poshtë

M. Lakna:Skena politike duhet të pastrohet nga vrasësit e pasluftës Empty M. Lakna:Skena politike duhet të pastrohet nga vrasësit e pasluftës

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 01, 2014 6:05 pm

M. Lakna:Skena politike duhet të pastrohet nga vrasësit e pasluftës

M. Lakna:Skena politike duhet të pastrohet nga vrasësit e pasluftës Largea_faik-krasniqi-vrasje1406885908
Vetëm SHIK-u duhet ta paguaj barrën e vrasjeve politike që kanë ndodhur pas luftës në Kosovë.
Kështu vlerëson publicisti Faik Krasniqi i cili thotë se vetëm pas zbulimit të këtyre vrasjeve politika e Kosovës do të kthehet në normalitetin e saj.



Gjykata Speciale e cila pritet të formohet tashmë pas raportit të prokurorit Clint Williamson ndër të tjera do të merret edhe me hetimin e vrasjeve dhe burgosjeve që u bënë me motive politike.
Tashmë ka ardhur koha që shumë familjarë të marrin vesh të vërtetën për vrasjen e më të afërmeve të tyre dhe autorët të dalin para drejtësisë.

Për publicistin Faik Krasniqi, do të ishte lehtësim për familjarët nëse autorët do të merrnin dënimin e merituar.
“Krimi është krim dhe duhet të dënohet, pavarësisht se kush e ka urdhëruar. Njerëzit që janë vrarë nuk kthehen më. Por do të ishte lehtësim i madh për familjarët e viktimave që janë vrarë për motive politike apo për motive të tjera, kur të marrin dënimin e merituar kushdo që ka urdhëruar vrasjen e tyre. Do të ishte edhe në të mirë të shtetit të Kosovës kur do të dalin para drejtësisë urdhërdhënësit dhe vrasësit, sepse sipas raportit të Williamsonit personat përgjegjës për vrasjet e pasluftës janë zyrtarë të lartë të qeverisë, deputetë, ish deputetë, ministra dhe ish ministra dhe zyrtarë të lartë të partive politike”,vlerëson publicisti Krasniqi.
Sipas tij, me dështimin e organeve të drejtësisë në Kosovë për t`i zbuluar me qindra vrasje që ndodhën pas luftës është radha që ato ti hetoj dhe ti zbuloj Gjykata Speciale.
“Kemi me dhjetëra e qindra vrasje politike të pasluftës në Kosovë, kryesisht veprimtarë të LDK-së, ish pjesëtarë të UÇK-së, gazetarë etj, dhe familjarët e këtyre viktimave presin drejtësi. Me që organet e drejtësisë së Kosovës dështuan ta zbardhin edhe një rast të vetëm, Gjykata Speciale mori përsipër t'i gjykoj edhe vrasjet e pasluftës. Bashkësia Ndërkombëtare nuk lejon ta fus në gjirin e saj një shtet që për udhëheqësh të shteti, ka njerëz që i kanë duart me gjak të atyre që i kanë konsideruar kundërshtar politikë apo pengesë për karrierën e tyre politike dhe interesat të ndryshme”, shton Krasniqi.

Ai thotë se prapa të gjitha vrasjeve politike të pasluftës qëndron SHIK-u bashkë me ushëheqësit e tij, duke shtuar se skena politike do të pastrohet kur të dënohen përgjegjësit e krimeve të pasluftës.
“Unë qëndroj prapë në atë siç kam thënë gjithmonë, që prapa këtyre vrasjeve me motive politike qëndron organizata kriminale SHIK-u( Shërbimi Informativ i Kosovës) me në krye Kadri Veselin, Xhavit Halitin, Azem Sylën, Adem Grabovci etj, po pa përjashtuar edhe kryetarin e PDK-së Hashim Thaçin, sepse edhe ai është një ndër themeluesit e SHIK-ut dhe pa dijeninë e tij nuk besoj të ketë ndodhur ndonjë vrasje. Kështu që SHIK-u duhet ta paguaj barrën për krimet e ndodhura pas luftës, qoftë për motive politike, qoftë për arsye të tjera. Vetëm kur të dënohen përgjegjësit për krimet e pasluftës, pastrohet skena politike në Kosovë nga ata që i kanë duart me gjak dhe shteti kthehet në normalitetin e saj. Pëndryshe, e ardhmja e këtij shteti do të jetë tepër i zymtë”, përfundon publicisti Krasniqi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi