Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kaltrina Pajaziti:“Ku rafsha mos u vrafsha”!

Shko poshtë

Kaltrina Pajaziti:“Ku rafsha mos u vrafsha”! Empty Kaltrina Pajaziti:“Ku rafsha mos u vrafsha”!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 26, 2014 6:20 pm

Kaltrina Pajaziti:“Ku rafsha mos u vrafsha”!
Kaltrina Pajaziti:“Ku rafsha mos u vrafsha”! Kaltrina_1


E shtrirë në divan po mendoja për veten time, për popullin tim, dhe për gjithcka që më rrethonte. E frikuar nga vetë mendimet e mia u mundova të largohem nga një zymtësi që veçse më kishe kapluar mendjen. Entuziazmi dhe vullneti I mirë veçse kanë filluar të shterrojnë, dhe e humbur në një vorbull të pafund që shpesh e quajmë jetë, po mënoja edhe për ëndrrat e lëna në gjysme, edhe për shirtin e këputur të kujtesës, dhe për lirinë tonë të copëtuar e të arrnuar nëpër shekuj. Si për dreq me shkoj mendja tek Besa, kjo fjalë e bukur që populli im dikur agun e mëngjesit dhe mbrëmjen e errët kur hëna mungonte I lidhte me të. Kjo fjalë që besohej se të grit nga varri, po u thye dhe për të cilën ishte murosur Rozafa, sipas legjendës. Jeta dhe vdekja në të njëjtat zanore dhe bashkëtingëllore banonte. Besa kjo fjale e shkurtër sa vet liria e popullit tim, dhe me peshë mali sa edhe vet përpjekjet e tijë për të arritur atë (lirinë). E kam dëgjuar shpesh nga të vjetrit që thonë …dikur në ditët tona…. Ku janë ato dite? Apo ishin vetëm iluzione që banonin në kujtesën e “mykur” të çdo gjenerate, kohe ato që edhe ata donin të besonin se ekzistonte dikur, siç do ti themi ndoshta edhe ne fëmijëve tanë kur rrudhat ballin të na e kenë mbuluar. Besa, krenarija ime dhe e popullit tim. Sot kam menduar pak më thellë për këtë. 

Pse vetëm ne e kemi besën? Pse të tjerët nuk e kishin/kanë? Mos vallë se edhe atëherë ne ishim aq gënjeshtar dhe nuk lidheshim dot për asgjë që premtonim/ thonim, dhe u deshtë që diçka sic është Besa të ngritet në institucion aq të lartë, të shejtërohet, glorifikohet, mistifikohet… vetëm e vetëm që njerzit të mbanin premtimin? Popujt e tjerë që nuk e kan besën, mos I bije se ata ishin më besnik se ne? Nuk dua të besoj, zemra me thot mos beso! Në ishim shumë mikpritës, besnik dhe të dashur, kështu e kanë thënë edhe të tjerët për ne(Miss Edith Durham, Lordi Byron etj). E Cka ndodhi me ne? 

Duke I hedhur një sy asaj që sot po ndodh në cdo sferë të jetës, ku të mashtrosh dhe të bësh “dallavera” është kthyer në normë shoqërore, dhe se ata që nuk I përmbahen një norme të tillë dhe e kanë mundësin, o janë budallenj o diçka nuk është ne rregull me ta, të bënë të ndjehesh keq, për veten, dhe të tjerët, duke përfshirë edhe ata që po e forcojnë këtë normë. Mashtrime, gënjeshtra vjedhje… janë vetëm disa nga “epitete” që mund të ju ipen atyre që po masin e prejnë të ardhmen tonë. Dhe askush nuk merret me ta, por cuditerishtë ne themi “ cka hupt mos u gjet kurr”, se ne gjithmonë e paskemi vjedh shtëpinë tonë, sepse vetëm kështu kjo shprehje ka kuptim… Kjo duhet të më bëjë të ndihem mirë? Situate që ne po kalojmë tani, është vetëm një përseritje e historiës, apo se kështu në fakt kemi qenë gjithmonë, me “këmbë nëpër hekur, me kokë nëpër mjegullë” se pushteti dhe pozita “spo lejkan kan pa u koritë” por megjithatë kësaj pune I thonë “ ku rafsha mos u vrafsha”! 

(MSc.Criminology and Criminal Justice,
Portland State University)


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi