Midis Prishtinës dhe Beogradi apo midis Kosovës dhe Serbisë?
Faqja 1 e 1

Kontrabandimin e terminologjisë “legjislative” në Kosovë e legalizojnë dokumentet zyrtare me të cilat punojnë “ndërkombëtarët”, të cilët respektojnë nocionet shtetërore të shtetit të Serbisë, duke filluar nga emri i shtetit “Kosovo” (e jo Kosova) dhe deri në aktet më të thjeshta, që janë edhe fletë-ftesat për kremtime dhe manifestime të “ndërkombëtarëve” në Kosovë. Natyrisht kjo terminologji zyrtare është kontrabanduar edhe në variantin anglisht të Kushtetutës. Themi “variantin” e nuk themi “përkthimin” për shkak se respektimi i natyrës së gjuhës në të shkruarit e saj është shkelje e nocioneve përcaktuese ligjore. Në instancën ndërkombëtare (në OKB) dokumenti i Kushtetutës së Kosovës anglisht përkthehet nga serbishtja, e jo nga shqipja, sepse edhe në shqip vjen nga anglishtja. “Ky lëshim” “gjuhësor” ka prapavijën e identifikimit të një gjuhe të legjislacionit që shpreh sovranitet sipas aktit (edhe aktualisht zyrtar) që quhet Rezoluta 1244. Po këto janë, fundja, çështje me të cilat e spekulojnë (gjuhësisht) legjislacionin kushtetutës të Kosovës, pavarësisë së shtetit, kështu që punë e madhe pse një pjesë “ndërkombëtare” nuk e pranon pavarësinë e Kosovës dhe përpiqet ta mohojë madje edhe nëpërmjet falsifikimit gjuhësor të legjislacionit. Shkelja (vulgarizimi gjuhësor) i nocionit terminologjik (në këtë rast gjuhësor) ka domethënie që shpreh qëndrim jo më gjuhësor, por qëndrim politik. Nocionet nuk përkthehen, as emrat nuk përkthehen, e sidomos në gjuhën juridike, dhe kur “përkthehen” kjo bëhet për të spekuluar substancën kuptimore të ligjit, në këtë rast Kushtetutës. Si quhet shteti i Kosovës në Kushtetutë? Dhe kush e quan ndryshe, mund ta respektojë natyrën e gjuhës së tij, por jashtë përdorimit politik, dhe vetëm për përdorim gjuhësor. Shembulli më i mirë është ky si spekulohet emri i shtetit me emrin e qytetit, kur Kosova (në relacione të marrëdhënieve të saj të imponuara nga UNMIK-u me Serbinë) quhet “Prishtinë”. 12 takime në vitin e ardhshëm, sipas raportit më të ri të Ban Ki Moon-it, do t’i “lehtësojë” UNMIK-u bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit. Pra jo midis Kosovës dhe Serbisë si dy shtete sovrane, po midis Prishtinës dhe Beogradit si qytete brenda “territorit” 1244, Serbisë. Spekulimi me trajta gjuhësore i sovranitetit të Kosovës nuk bëhet jashtë të gjitha akteve të “protektoratit” jolegjitim 1244. Sipas 1244-shit Prishtina dhe Beogradi janë në Serbi, e sipas Kushtetutës së Kosovës Beogradi nuk gjendet më në Kosovë, Kosova është e pavarur definitivisht dhe deri ditën e fundit të ekzistimit të botës. Përpjekja të “lehtësohen” bisedimet e “Prishtinës” me “Beogradin” në zbatimin (tash thonë të 6 fushave), e shpjegojnë më së miri vetë “gjashtë fushat” (6-pikëshi). E keqja është që edhe media, edhe konsiliumi i politikanëve të Kosovës, sikur e përdorin tog emrat Prishtinë-Beograd me aq lehtësi, duke harruar kështu përfaqësinë shtetërore të Prishtinës dhe duke e barazuar për përfaqësinë shtetërore të Serbisë. Deshi a nuk deshi Ban Ki Mooni dhe Tadiqi (dhe delegati i tyre Zanieri, me shegertët e tij nëpër “organizata” të ombrellës) Kosova nuk quhet “Prishtinë”, por Kosovë. Nëse Beogradin e nuk e pengon që në “marrëdhëniet” bilaterale me Kosovën të prezantohet si “Beograd”, këtë nuk ke si ua ndalon, por atëherë ne do të themi bisedimet e shtetit të Kosovës me Beogradin, madje edhe me Kragujevcin, Kushumlinë…Kur themi “Prishtinë” mendojmë në prefekturën e saj, dhe për Prishtinën çdo lloj marrëdhënieje me shtete dhe qytete të botës mund të bëjë komuna, përkatësisht Isa Mustafa. Prishtinën e përfaqëson komuna, e jo Qeveria, Kuvendi, apo Presidenca. Por UNMIK-u me Beogradin e përdorin (për bisedime bilaterale) shtetërore Prishtinë, duke e eskivuar Kosovën, që do të thotë shtetin. Kur thua Kosova, thua shteti i Kosovës. Kur thua Prishtinë, thua komuna e Prishtinës. Por provenienca politike e Kosovës tashmë është deklaruar: nuk do të lejojnë që mediat t’i mësojnë si procedojnë politikë dhe legjislaturë! Kështu që edhe ky editorial është shkruar për kot fare!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Xhesika Vula:Ka kontrast midis Washington-it e Brukselit?
» Dallimet midis rastit të Gjermanisë dhe Kosovës
» SI NJË ISHULL MIDIS OQEANIT
» Rita Ora midis Moskës: Jam krenare qe jam shqiptare VIDEO
» Te zgjedhesh midis familjes dhe njeriut te jetes .......!!!!!!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi