Muslimanët e devotshëm ndryshojnë fytyrën e një lagjeje të Prishtinës

“Çdo gjë ka ndryshuar tashmë. Ato ndërtesat e larta, dyqanet dhe gjërat e tjera kanë krijuar një pamje që nuk duket fare si Prishtinë,” thotë Raif Rifati, një banor i vjetër i lagjes.
Për zemërimin e disa banorëve, lagjja është bërë edhe qendra jozyrtare e muslimanëve praktikantë. Burra me mjekër me pantallona treçerekshe dhe gra të mbuluara – madje edhe vajza të vogla – janë gjithnjë e më të zakonshëm në Vellushë, krahas dhjetëra dyqaneve në shërbim të muslimanëve të devotshëm.
“Kjo lagje është bërë si lagjja jonë,” thotë Xheljane Morina, e cila punon në një dyqan për veshje grash.
“Ne shesim tekstile për vedhje islamike, shalla, hixhabe dhe fustane të gjata – çdo gjë që një grua ka nevojë për të mbuluar veten,” shtoi Morina, duke shpjeguar se biznesi i saj bazohet rreth frekuentuesve të xhamisë së Hasan Begut aty pranë.
Ajo gjithashtu thotë se baza e klientëve të saj po rritet dhe se ajo gjithnjë e më shumë shet veshje për vajzat që blejnë për herë të parë një shami.
Në fillim të rrugës, fare pranë Teatrit Kombëtar, qëndrojnë zyrat e Partisë së Drejtësisë, një parti për konservatorët fetarë që mbron të drejtat e nxënëseve për të veshur shami në shkollë.
Më poshtë përgjatë rrugës, ndikimi i botës arabe është i dukshëm nëpër vitrinat e dyqaneve. Manekinët e tyre i kanë trupat, kokat dhe në disa raste, edhe fytyrat, të mbuluara sipas interpretimeve të ndryshme të stilit islamik. Emrat e disa dyqaneve janë në arabisht, shpesh në alfabetin arab me ngjyrë të gjelbërt apo të zezë.
Këto dyqane sheshin produkte që vështirë se gjenden në pjesë të tjera të Prishtinës: furçë dhëmbësh mistvak, të cilin thuhet se e ka përdorur profeti Muhamed; erëza orientale dhe parfume pa alkool; libra fetarë.
Një grua e veshur me hixhab qe po ecte përgjatë rrugës, tha se kjo lagje nuk përbënte ndonjë gjë të veçantë për të me përjashtim të faktit se mund të gjente çdo gjë që kishte nevojë në një vend.
“Nuk mund të them se kjo është bërë një bashkësi e ndarë por është mirë këtu për shkak se mund të gjej lehtë çdo gjë që kam nevojë,” tha ajo duke refuzuar të japë emrin e saj.
Islami ka qenë i pranishëm në Kosovë për më shumë se 500 vjet, që kur Osmanët pushtuan Ballkanin. Gjithsesi, një formë e rreptë e Islamit është një import i kohëve të fundit nga Lindja e Mesme, e cila ka ardhur përmes organizatave bamirëse e të tjera.
Veprimet e ekstremistëve fetarë kanë dominuar lajmet në Kosovë gjatë kohëve të fundit për shkak se disa kosovarë kanë udhëtuar në Siri dhe Irak dhe i janë bashkuar luftërave atje.
Në mes të gushtit, qeveria arrestoi 40 njerëz të dyshuar për aktivitete të lidhura me terrorizmin, të tilla si rekrutimi i luftëtarëve për konfliktet në Lindjen e Mesme. Policia konfiskoi gjithashtu eksplozivë dhe armë në posedim të disa prej të arrestuarve.
Mes të arrestuarve qe edhe një hoxhë. Shefqet Krasniqi, një hoxhë i njohur dhe imam në Xhaminë e Madhe të Prishtinës u mor në pyetje në dyshimin e nxitjes së urrejtjes fetare, kombëtare dhe rracore.
Faton Morina, pronar i njërit prej dyqaneve në lagje dhe bashkëshorti i Xhejlanes, thotë se arrestimet thjeshtë sa i kanë “hedhur benzinë zjarrit”.
“Ato që po bëjnë qeveria dhe policia është që po provokojnë diçka më të keqe,” tha ai. “Akuzat kundër imamëve dhe besimtarëve janë të pabaza dhe mund të provokojnë revoltë mes njerëzve,” shtoi ai.
“Asnjë nga hytbet që unë kan dëgjuar nuk nxiste urrejtje, megjithëse nëse ka patur raste të tilla, unë i mbështes arrestimet,” shtoi ai.
Ndërkohë, biznese të reja të orientuara për besimtarët vijojnë të hapen në Vellusha.
Shumë javë më parë, Kafeja e Paqes, e cila gjendet pas xhamisë së lagjes, u hap dhe filloi të shërbejë pije joalkoolike.
Pronari, Erolli, thotë se kafeja nuk shet alkool për shkak se nuk dëshiron të japë shembull të keq.
Megjithëse ai nuk pranon hapur se e ka hapur kafenenë për të tërhequr klientë muslimanë, muret janë të mbuluara me fotografi xhamish.
“Unë nuk mund të vendos foto kishash këtu,” thotë ai kur pyetet për dekorin.
Poshtë Kafesës së Paqes dhe pranë xhamisë, një supermarket MAXI gjithashtu nuk shet pije alkoolike, ndryshe nga shumica e supermarketeve të këtij rrjeti.
Ndërsa të devotshmit dukshëm ndjehen mirë në rrugën Bajram Kelmendi, të tjerët e gjejnë atmosferën konservatore bezdisëse.
Blerta Thaci, një studente që së fundmi gjeti banesë në këtë lagje thotë se përshtypja e saj e parë aty qe që ai nuk qe e mikpritur.
“Nuk kam asgjë kundër dyqaneve, por në një farë mënyre ata po përpiqen të na imponojnë gjëra ne,” tha ajo.
“Disa ditë më parë unë shkova te një nga këto dyqane dhe shitësi që m’u afrua më ofroi menjëherë një Kuran,” tha ajo.
Një vajzë tjetër tha se parapëlqente të mos kalonte fare nga kjo lagje. “Nuk pëlqej mënyrën se si më shohin njerëzit”, tha ajo. /Preportr
Ka shumë pak ndjesi historie në Rrugën Bajram Kelmendi në Prishtinë. Lumi që i ka dhënë lagjes Vellusha emrin që mban u mbulua gjatë viteve 1980. Ndërtimet e shumta që pasuan luftën e vitit 1999 përgjithësisht pa leje apo plan urban – zhdukën pothuajse çdo gjurmë në zemrën e vjetër të Prishtinës.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ja pse i urrej malokët dhe muslimanët/ Velo: Ne ortodoksët po qeverisim Shqipërinë
» Fran Buzhala:”Fytyrën ja shohim por shpirtin s´ju njohim?!”
» Dodë Gjergji lutet që politikanët të ndryshojnë dëshirën lakmitare
» PD: Rama si Millosheviçi, ndjehet më i fortë pas humbjeve elektorale
» Erleta “urim” special për Ganimete Musliun: Mos ta pafsha fytyrën

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi