Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Shko poshtë

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 Empty Ka nisur Mesha e Shenjtë, shiu nuk pengon vizitorët e Tiranës (LIVE video)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 21, 2014 12:35 pm

Ka nisur Mesha e Shenjtë, shiu nuk pengon vizitorët e Tiranës (LIVE video)
VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 Z_3814

Mesha e Shenjtë e drejtuar nga Papa ka nisur, derisa, aktualisht, në Tiranë është duke rënë shi. Kjo nuk po i pengon aspak shqiptarët të qëndrojnë para udhëheqësit të Vatikanit, i cili ka nisur vizitën e tij në Shqipëri

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 Empty Me flamurin Dardan në pritje të Papës!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 21, 2014 12:38 pm

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 1474412_729092503793510_7924095740328109362_n

Gjergj Paloka ne Tirane ne pritjen e Papes me flamurin e tij Dardan , Istogasit kembngules ne simbolet tona perfaqesuese Iliro-Arberore-Dardane...!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 Empty “Euronews”: Papa shkon të konfirmojë harmoninë fetare

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 21, 2014 12:50 pm

“Euronews”: Papa shkon të konfirmojë harmoninë fetare

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 Eurooo-1411292420


Ndërsa “Euronews”, teksa ka vënë në pamje të parë një foto nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, i zbukuruar së fundi edhe me fotot e martirëve në sfond, i bën një analizë bashkëjetesës fetare në vendin tonë, të cilin e quan një vend kryesisht laik, por ku muslimanët vijnë pas tyre.
Siç thotë “Euronews”, kjo është vizita e parë dhe domethënëse e Papa Françeskut në një vend ku, nën regjimin komunist të Enver Hoxhës nga 1944-1985, katolikët janë persekutuar dhe besimi ishte i ndaluar prej vitit 1967.
“Nuk është e rëndësishme për mua, nëse jam katolik, ortodoks apo musliman”, citon “Euronews” një qytetar. “Papa vjen të shohë vendin tonë, një vend që ka vuajtur shumë dhe po vjen të thotë shumë gjëra, përfshi edhe sugjerimin për ta ruajtur bashkëjetesën paqësore fetare mes besimeve të ndryshme”.
Kisha në Derven, 30 kilometra në Veri të kryeqytetit, shihet si një simbol i harmonisë. Ajo u ndërtua për herë të tretë vitin e kaluar, me ndihmën e 15 familjeve lokale muslimane.
“Shqipëria është një shembull i mrekullueshëm i harmonisë dhe Papa Françesku vjen të konfirmojë këtë harmoni, paqe dhe vëllazëri mes të gjithë besimtarëve”, tha një famulltar me emrin Carmine Leuzzi.
Katolikët përbëjnë vetëm 10 përqind të popullsisë në Shqipëri, por ata e shohin vizitën e Papës si një konfirmim i dëshirës së tyre për t’iu bashkuar Europës pas kaq shumë vitesh izolim gjatë epokës komuniste. / Top Channel
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 Empty Re: VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 21, 2014 12:51 pm

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 1520642_10152681558620470_5833700612203382117_n

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 10698696_10152681558685470_4781910783427493692_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 Empty Re: VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 21, 2014 12:55 pm

Historia “Shqipëri-Vatikan”
VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 V_8134

​Edhe pse ne pese shekujt e fundit marrëdhënia jone kulturore dhe shpirtërore me Europen ka kaluar kryesisht nga dyert e Shën Pjetrit, duke njohur kulmin me heroin kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeu, e pastaj me Gjon Buzukin,

 “Meshari” i te cilit ruhet nga Biblioteka Apostolike, marrëdhënia jone me Vatikanin përjetoi edhe kohen e harresës gjate komunizmit. Këtë 7 Shtator u mbushen plot 23 vjet te vendosjes se marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Selisë se Shenjte e Shqipërisë ne rang Nunciature Apostolike per Vatikanin dhe Ambasade per Shqipërisë. Ambasadori i pare i Selisë se Shenjte ne Shqipëri u emërua me 28 tetor te vitit 1991, imzot Ivan Dias, i cili sot është kardinal. 
Ndërsa ambasadori i pare i Shqipërisë pranë Vatikanit u emërua ne vitin 1993, Villy Kamsi, i cili Letrat Kredenciale tek Papa Gjon Pali i paraqiti me 22 Prill 1993, tre dite para vizites historike te Atit te Shenjte ne Shqiperi. Por, qe ne vitin 1951, sekretaria e Shtetit te Vatikanit vendosi qe Radioja e Papes te flase edhe ne gjuhen shqipe. Ndërsa ne tetor te vitit 1960, gjate vizitës ne Otranto te Italisë, Papa Pali iu drejtua per here te pare popullit shqiptar me nje mesazh i cili edhe pse pertej brigjeve shprehte dashurinë per klerin e martirizuar nga diktatura komuniste.
Ishte viti 1988, kur nje grup shqiptaresh te diasporës se Amerikës shtegtuan drejt Romes per te takuar Papa Gjon Palin. Ky ka qene edhe takimi i pare i drejtpërdrejte i Karol Vojtiles me shqiptaret. Me pas ne vitin 1989 do te ishte edhe vizita e pare e Nene Terezes ne Shqipëri, e cila u rikthye me Papa Gjon Palin ne vitin 1993. Pas vizitës se tij, Ati i Shenjte, emëroi edhe kardinalin e pare shqiptar, hirësinë e tij Mikel Koliqin ne nëntor te vitit 1994.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 Empty Re: VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 21, 2014 1:10 pm

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 Z3_5201
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 Empty Ja kush është Papa 77-vjeçar që ka rrëmbyer zemrat e botës!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 21, 2014 1:11 pm

Ja kush është Papa 77-vjeçar që ka rrëmbyer zemrat e botës!
VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 Z3_5201
Horge Mario Bergoljo u zgjodh Papa i 266-të i Kishës Katolike më 13 Mars 2014, në ditën e dytë të Konklavës që u mblodh pas dorëheqjes së BenediktitXVI. I lindur në Buenos Aires në vitin 1936, me të dy prindërit emigrant italianë, para se të merrte pozicionin më të lartë në Kishën Katolike ai ka shërbyer si Kardinal i Kishës Katolike Argjentinase nga viti 2001 deri në vitin 2013.
Ai është Papa i parë jo evropian pas më shumë se 1000 vitesh dhe është i pari nga urdhri Jezuit. Që në momentin e parë të përzgjedhjes, Papa bëri mjaft përshtypje me stilin e tij të thjeshtë.
Ndryshe nga Papët paraardhës ai u shfaq në ballkonin e Katedrales së Shën Pjetrit, i veshur vetëm me rasën e bardhë dhe pa mantelin e kuq që simbolizon autoritetin e Papës. Me po aq thjeshtësi ai i uroi të pranishmit mirëmbrëma!
Pas darkës me kardinalët ai nuk pranoi të udhëtonte me makinën e Papës, por u kthye në hotel duke udhëtuar në të njëjtin autobus me kardinalët e tjerë. Të nesërmen në mëngjes, pas një vizite në Kishën e Shën Mërisë, i kërkoi shoferit të ndalonte në hotelin ku kishte qëndruar në ditët para Konklavës, për të paguar dhomën.
Pse mban emrin Fançesku
“Disa nuk e dinin pse Ipeshkvi i Romës ka dashur të quhet Françesku. Kishte nga ata që mendonin për Françesko Saverion, Françesko di Sales, por edhe për Françeskon e Asizit. Do t’jua e tregoj unë historinë. Gjatë zgjedhjeve unë kisha pranë arqipeshkvin e Sao Paulos, Kardinalin Klaudio Humes: mik i mirë, mjaft i mirë! Kur u kuptua se ishte zgjedhur Papa ai më përqafoi dhe më tha: ‘mos i harro të varfrit’. Dhe ajo fjalë më mbeti në mendje. Dhe menjëherë, në lidhje me të varfrit m’u kujtua Françesko i Asizit. Kështu zgjodha këtë emër, të njeriut të varfërisë, paqes… Ah, sa do të doja edhe unë një Kishë të varfër dhe për të varfrit!” sqaron ai.
Papa ka kaluar një rini me motor dhe vallëzime
Në rini Papa ka qenë pronari i një motori “Harley Davidson”, i cili u shit vetëm para pak kohës në ankand për 241 mijë dollarë, para këto që shkuan për bamirësi, për ndërtimin e një mense për të varfrit në Romë.
Dhe nëse do t’ju vijë rasti t’i afroheni gjatë vizitës së tij në Tiranë, mos ngurroni të nxirrni telefonin për të bërë një selfie, pasi nuk do të thoshte “jo”. “Papa është një njeri që qesh, qan, flenë mirë dhe ka miq si të gjithë të tjerët: një person norma”, tha ai për mediet italiane para pak kohësh.
Personi i vitit nga “The Times”
Papa u zgjodh Njeriu i Vitit nga revista “Time”, e cila e vlerësoi Atin e Shenjtë si një person mjaft të dashur për publikun, që ka treguar përulësi në detyrën e tij pavarësisht se kryeson organizatën më të vjetër në historinë e botës dhe ka më shumë se 1 miliardë e 200 milionë ndjekës në të gjithë botën.
Homoseksualët, Papa: Kush jam unë për të gjykuar
Edhe pse në vitet e rinisë në Argjentinë, si një prift i ri, ai shihej si konservator, duke qenë se sulmonte ashpër legalizimin e martesave mes homoseksualëve, gjatë kthimit nga Brazili, në një konferencë shtypi të pazakontë në avion, Papa çuditi të gjithë me shprehjen e famshme “Kush jam unë për të gjykuar!”
“Nëse një person është gay, por sërish është në kërkim të Zotit, e ka dëshirë të mirë, kush jam unë për të gjykuar? Mjaft bukur këtë e shpjegon katekizmi i Kishës Katolike… Këto persona nuk duhet të marxhinalizohen për këtë arsye!”, tha ai.
Një tjetër veprim mjaft fisnik i tij mund të konsiderohet edhe larja e këmbëve të 12 të rinjve të burgosur në Romë, si pjesë e një rituali para festës së pashkëve. Duke thyer traditën, Papa kishte mes 12 të rinjve edhe dy femra, ku njëra prej së cilave ishte një serbe myslimane.
“Mes nesh, ai që qëndron më lart duhet t’i shërbejë të tjerëve. Ky është një simbol, është një shenjë, larja e këmbëve tuaja do të thotë që jam në shërbimin tuaj”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 Empty Re: VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 21, 2014 1:12 pm

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 PAPA-FRANCESKU-n%C3%AB-tiran%C3%AB-436x250
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 Empty Re: VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 21, 2014 1:15 pm

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 10698712_10152388553999077_2311713831771858034_nVIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 10522774_613709265416274_5035401519026547967_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 Empty Papa: Shqipëria, vend i lirive fetare dhe mendimit të lirë(LIVE)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 21, 2014 1:52 pm

Papa: Shqipëria, vend i lirive fetare dhe mendimit të lirë(LIVE)

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 10616709_10152388592319077_4221948912399740902_n

Nishani – Papa Franceskut: Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut. Sot kjo shtëpi është dy herë e juaja



Ati i Shenjtë, Papa Françesku prek tokën shqiptare për të bekuar njerëzit e saj. Papa i të thjeshtëve zgjodhi për të filluar vizitën e tij në Evropë një vend si Shqipëria. Ati i Shenjtë zgjodhi Tiranën më shumë se sa një nga kryeqytetet e mëdha, për të përgëzuar një kishë në rritje në një vend që ka dale nga një diktature e tmerrshme dhe që ka një bashkëjetesë të përsosur mes feve.
Ati i Shenjtë, përshkoi me makinën e tij Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke u përshëndetur me duartrokitje nga mijra qytetarë dhe besimtarë që kishin mbushur si asnjëherë tjetër rrugët e sheshet e Tiranës për të pritur me entuziazëm Papa Françeskun, në këtë vizitë historike në vendin tonë. Automjeti ku ndodhet Papa është tërësisht e zbuluar dhe pa xhama të blinduar.
Gjatë rrugëtimit në Bulevard, Papa dha shenjë të ndalohej dhe ia bëri me shenjë rojes së sigurisë ti afrojë një vogëlushe rreth 2 vjec që ndodhej me prindërit në turmë. Ky moment u përsërit dhe për disa vogëlushë të vegjël që patën fatin që Papa ti puthë dhe japë bekimin. Njërit prej tyre, Papa i vari dhe shallin e tij të veladonit të bardhë që mbante veshur.


VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 Pope-francis_3045967b
Entuziazëm, emocione të mëdha dhe kaq shumë duartrokitje, fotografi, buzeqeshje, teksa Papa Francesku levizi në Bulevardin kryesor të Tiranës ku mijëra persona e pershendeten me shume dashuri.
Papa tha se është për tu përgëzuar bashkëjetesa fetare mes shqiptarëve në kohën kur bota rrezikohet nga ekstremistët që përdorin fenë për të përhapur dhunë e urrejtje.
“Ka kaluar një çerek shekulli që kur Shqipëria ka gjetur rrugëtimin e saj drejt rindërtimit. Do ketë bashkëpunim me Europën dhe botën mbarë, kemi mundësi të shikojmë me besim dhe shpresë se si rritet bashkëjetesën me fqinjët e më shumë. Bashkëjetesa paqësore mes besimeve fetare, klima e respekti mes ortodoksëve, katolikëve dhe myslimanëve është një dukuri speciale në kohën e ekstremistëve, në kohën kur besimi po kthehet në faktor përplasjesh dhe dhune”.
Papa Francesku shton 'Zoti ju ishte prane shqiptare, ju priu e ju ngushelloi ju ngriti ne krahe shqiponje;.


Predikimi i Atit të Shenjtë gjatë meshës në Sheshin Nënë Tereza: Paqe për kombin e shqiponjave

Ora 12:00- Ungjulli i sotëm na thotë se përveç 12 Apostujve Jezusi thërret shtatëdhejtë e dy nxënës të tjerë dhe i nis ndër fshtara e qytete për të kumtuar mbretërinë e Hyjit. Ai erdhi për të sjellë në botë dashurinë e dëshiron ta përhapë përmes bashkimit e vëllazërisë. Prandaj formon menjëherë bashkësinë e dishepjve, bashkësi misionare, e atje i stërvit për mision për të shkuar. Metoda misionare është e qartë dhe e thjeshtë dishepujt shkojnë nëpër shtëpi e kumti i tyre nis me një përshëndetje plot kuptim”Paqe në këtë shtëpi”. Nuk është thjesht përshëndetje, është edhe dhuratë, paqja. Duke ardhur sot mes jush të dashur motra e vëllezët të Shqipërisë, në këtë shesh kushtuar bijës së madhe e të përvuajtur të këtyre trojeve, Nënë Terezës së Kalkutës, Dëshiroj ta përsëris këtë përshëndetje, Paqe në shtëpitë tuaja, paqe në zemrat tuaja, paqe në Kombin tuaj.
Në misionin e shtatëdhjetë e dy dishepujve pasqyrohet përvoja misionare e bashkësisë së krishterë të të gjitha kohëve: Zoti i ringjallur e i ngjallë nuk nis vetëm të dymbëdhjetët, por nis Kishën mbarë, nis çdo të pagëzuar për ti’a u kumtuar Ungjillin gjithë popujve. Në rrjedhë shekujsh jo gjithnjë u pranua kumti i paqes i sjellë nga lajmëtarët e Jezu Krishtit: nganjëherë ia mbyllën portat. Në një të kaluar jo të largët edhe porta e popullit tuaj u kyç, u mbyll me vargonjtë e mohimeve e ndalimeve të një sistemi që mohonte Zotin e pengonte lirinë fetare.
Ata që kishin frikë nga e vërteta e liria , bënin ç’ështe e mudnur që të dëbonin Hyjin nga zemra e njeriut e ta përjashtonin Krishtin e Kishën nga historia e vendit tuaj, ndonëse ai qe ndër më të hershmit që mori dritën e Ungjillit. Në leximin e dytë dëgjuam të përmendet Iliria, që në kohët e apostullimit të Palit, përfshirë edhe troejt e Shqipërisë së sotme.
Duke sjellë përsëri në vëmendje dhjetëvjeçaret e vuajtjeve e të persekutimeve të egra kundër katolikëve , ortodoksëve e myslimanëve mund të themi se Shqipëria ka qenë tokë martirësh: shumë ipeshkvij, meshtarë rregulltarë e besimtarë laikë e paguan me jetë besnikërinë e tyre. Nuk munguan provat e guximit të madh e të qëndrimit të pandshëm në shpalljen e fesë. Sa e sa të krishterë nuk u përkulën përballë kërcënimeve, por vijuan pa luhatje udhën e filluar !. Shkoj sot , shpirtërisht, pranë atij muri të varrezës së Shkodrës, vend-simbol i martirizimit të katolikëve, ku kryheshin pushkatimet dhe i prekur thellë në shpirt , vë lulen e lutjes e të kujtimit.

Zoti ishte pranë jush, të dashur vëllezër emotra , për t’ju mbajtur në këmbë. Ai ju priu e ngushëlloi e së fundi ju ngriti lart mbi krahë shqiponje, siç pati bërë me popullin e lashtë të Izraelit. Uroj që Shqiponja të cilën e shikojmë në flamurin e vendit tuaj, tju kujtojë gjithnjë shpresën për ta mbështetur përherë besimin tuaj në Hyjin, që nuk zhgënjen, por është gjithnjë përkrah nesh, posaçërisht në çaste të vështira.
Sot portat e Shqipërisë janë të hapura e përparon stina e protagonizmit të ri misionar për të gjithë ata që bëjnë pjesë në popullin e Hyjit. Secili i pagëzuar e ka një vend e një detyrë për ta kryer në Kishë e në Shoqëri. Secili duhet të ndjejë veten të thirrur për të punuar bujarisht në kumtimin e Ungjillit e në dëshmimin e dashurisë: për të fuqizuar lidhjet e solidariteti, për të krijuar kushte jete më të drejta e më vëllazërore për të gjithë. Sot erdha t’ju jap zemër e ta përforconi shpresën në ju e rreth jush: t’i vini në lëvizje breznitë e reja; të ushqeheni përherë me fjalën e zotiti, duke ia hapur zemrat Krishtit: Ungjilli i Tij ku tregon udhën! Feja juaj duhet të jetë ngazëlluese e rezatuese, duhet të tregojë se takimi me Krishitn i jep kuptim jetës së njerëzve të çdo njeriu.
Me frymën e bashkimit ndërmjet ipeshkvijve, meshtarëve, rregulltarëve e besimtarëve, laikë ju inkurajoj t’i jepni hov të ri veprimtarisë baritore e të vijoni kërkimin e formave të reja të pranisë së Kishës në gjirin e shoqërisë.
Posaçërisht ju drejtohem të rinjve: mos keni frikë t’i përgjigjeni bujarisht Krishtiti, që ju fton që ta ndiqni!.
Në thirrjen meshtarake e rregulltare do të gjeni pasurinë dhe gëzimin e dhurimit të vetvetes për t’i shërbyer Hyjit e vëllezërve tuaj. Shumë burra e gra presin dritën e Ungjillit e hirin e sakramenteve
Kishë që jeton në tokën e Shqipërisë, faleminderit për shembullin e besnikërisë ndaj Ungjillit! Shumë nga bijtë e bijat tuaja vuajtën për Krishtin edhe deri në flijimin e jetës. Uroj që dëshmia e tyre t’i mbështesë hapat tuaj, të sotëm e të nesërm në udhën e dashurisë, të lirisë e drejtësisë e të paqes. Amen!

Ora 11:30- Papa Françesku, po kremton Meshën e Shenjtë së bashku me 2 kardinalë, 18 ipeshkvinj, 240 meshtarë, 10 seminarista dhe 4 diakonë.
Në meshë marrin pjesë të gjithë besimtarët dhe pelegrinët nga e gjithë Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, si dhe nga vende të ndryshme të botës.

Në hapësirën para altarit, janë të vendosur një grup të sëmurësh, për të cilët Papa Françesku ka gjithmonë kujdes të veçantë, disa të rinj të dioqezave të Shqipërisë, të Kosovës dhe të Malit të Zi, si edhe një numër personash, të ftuar nga Kisha Katolike, ndër këtë zyrtarë të lartë të shtetit, përfaqësi diplomatike në Shqipëri, besimtarë dhe persona që i kanë qëndruar pranë Kishës në këto 20 vite. Pjesëmarrësit kanë zënë vend në shesh që prej orëve të para të mëngjesit.


PAPA BEKON SHQIPËRINË ME FJALËT E PAPA GJONPALIT 

Ora 10:53- Një fjalim mbreslënës dhe një bekim për gjithë shqiptarët. E çfarë më shumë se kaq mund të na gëzojë në këtë ditë!

Fjalët e Papa Françeskut dukeshin sikur buronin nga thellësia e shpirtit të tij të bardhë, e ishin zgjedhur për të na bërë më shumë se krenarë.
“Jam shumë i gëzuar që gjendem në tokën e fisme të Shqipërisë. Në një tokë heronjsh që u flijuan për pavarësi. Është tokë e martirëve. Ju falenderoj për ftesën në atdheun tuaj të quajtur toka e shqiponjave”, tha Ati i Shenjtë në nisje të fjalës së tij.
Bashkëjetesa fetare në Shqipëri, - tha më tej Ati i Shenjtë,- është një shembull nga i cili duhet të frymëzohemi të gjithë! Në bekimin e tij Papa Françesku citoi lutjen e bërë para 21 vitesh nga Papa Gjon Pali në Shqipëri. "Falenderoj me gjithë zenmër secilin prej jush për mikpritjen e ngrohtë dhe si Shën Gjon Pali i II , në prill të 1993 , i lutem Marisë , Nënës së Këshillit të Mirë, ta mbrojë Shqipërinë dhe i besoj asaj shpresat e mbarë popullit shqiptar. Hyji dikoftë mbi Shqipërinë hirin dhe bekimin e vet!.


Më poshtë fjala e plotë e Atit të Shenjtë:


Zoti President,
Zoti Kryeministër,
Të nderuar anëtarë të trupit diplomatik,
Shkëlqesi, zonja e zotërinj

Jam shumë i gëzuar që gjendem mes jush në tokën e fisme të Shqipërisë, tokë heronjsh që kanë flijuar jetën për pavarësinë e vendit, tokë martirësh të cilët e kanë dëshmuar fenë në kohët e vështira të përndjekjes. Ju falënderoj që më ftuat të vizitoj atdheun tuaj, “tokën e shqiponjave”, si edhe për pritjen tuaj kremtore.
Ka kaluar tashmë gati një çerek shekulli që kur Shqipëria e gjeti përsëri udhën e mundimshme, por edhe joshëse të lirisë. Kjo udhë i krijoi mundësitë shoqërisë shqiptare të niste ecjen e rindërtimit material e shpirtëror, të vinte në lëvizje shumë energji e nisma, të ishte e gatshme për bashkëpunim e shkëmbim me vendet afërta të Ballkanit e të Mesdheut, të Evropës e të mbarë botës.
Liria, të cilën e gjetët përsëri, ju ka lejuar ta shikoni ardhmërinë me besim e shpresë, të nisni projekte e të rilidhni marrëdhënie miqësore me kombet e afërta e të largëta.
Respektimi i të drejtave njrëzore, ndër të cilat spikat liria fetare dhe ajo e shprehjes së mendimit, është kushti paraprak për vetë zhvillimin shoqëror e ekonomik të një vendi.
Kur respektohet dinjiteti i njeriut dhe njihen e garantohen të drejtat e tij lulëzon edhe shpirti krijues e nismëtar, e personaliteti njerëzor mund t’i shpalosë nismat e veta në dobi të së mirës së përbashkët.
Ju përgëzoj posaçërisht për një karakteristikë fatlume të Shqipërisë, që duhet ruajtur me shumë kujdes e vëmendje; e kam fjalën për bashkëjetesën paqësore dhe bashkëpunimin ndërmjet anëtarëve të feve të ndryshme.
Klima e respektit dhe e besimit të ndërsjellë ndërmjet katolikëve, ortodoksëve e myslimanëve, është pasuri e çmueshme për vendin dhe fiton rëndësi të veçantë në kohën tonë, në të cilën grupet ekstremiste e shtrembërojnë kuptimin e vërtetë fetar dhe i përçudnojnë e instrumentalizojnë dallimet ndërmjet besimeve të ndryshme, duke i kthyer në faktorë të rrezikshëm përplasjeje e dhune, e jo në mundësi për dialog të hapur e të respektshëm, për persiatje të përbashkët rreth domethënies që ka besimi në Hyjin e zbatimi i ligjit të tij.
Askush të mos mendojë se mund të përdorë Hyjin si shqyt, kur sheston e kryen akte dhune e mujshie! Askush të mos e përdorë fenë si pretekst për veprimet që bien në kundërshtim me dinjitetin e njeriut e me të drejtat e tij themelore, në radhë të parë me të drejtën e jetës dhe të lirisë fetare të të gjithëve!
Kjo që ndodh në Shqipëri tregon, përkundër, se bashkëjetesa paqësore dhe e frytshme ndërmjet njerëzve dhe bashkësive me përkatësi të ndryshme fetare jo vetëm që urohet, por është e mundur dhe e zbatueshme konkretisht. Bashkëjetesa paqësore ndërmjet bashkësive të ndryshme fetare, në të vërtetë është pasuri e paçmueshme për paqen dhe zhvillimin e harmonishëm.
Është vlerë që duhet ruajtur e duhet ushqyer çdo ditë me edukimin për të respektuar dallimet dhe identitetet specifike të gatshme për dialog e bashkëpunim në dobi të të gjithëve duke e njohur dhe nderuar njëri- tjetrin.Ështe dhuratë që duhet t’ia lypim gjithmonë Zotit , në lutje. Uroj që Shqipëia ta vijojë këtë udhë duke u bërë për shumë vende shembulll frymëzimi.
Zoti President, pas dimrit të izolimit e të përndjekjeve , erdhi më në fund pranvera e lirisë. Përmes zgjedhjeve të lira e strukturave të reja insitucionale është përfocuar pluralizmi demokratik dhe kjo ka ndihmuar në rihapjen e veprimtarive ekonomike. Shumë vetë, veçanërisht në fillim të shtyrë nga kërkimi për punë e kushte më të mira jetese, morën rrugën e emigrimit dhe ndihmojnë si e sa munden për përparimin e shoqërisë shqiptare.
Shumë të tjerë i gjetën arsyet për të ndenjur në atdhe e për ta ndërtuar nga brenda . Mundimet dhe flijimet e tyre kanë ndikuar në përmirësimin e kushteve të përgjithshme.
Kisha Katolike nga ana e vet mundi të rinisë jetën normale duke rindërtuar hierarkinë e saj dhe duke rilidhur fijet e një tradite të lashtë.
U ndërtuan ose rindërtuan vendet e kultit, ndër të cilët spikat Shenjëtorja e Zonjës së Këshillit të Mirë në Shkodër, u hapën shkolla dhe qendra të rëndësishme edukimi e asistence në shërbim të të gjithë qytetarëve. Prania e Kishës dhe veprimi i saj shikohen me të drejtë, prandaj jo vetëm si shërbim ndaj bashksëisë katolike, por ndaj mbarë kombit.

E lumja Nënë Terezë bashkë me martirët që e dëshmuan fenë me heroizëm -atyre u takon mirënjohja jonë më e thellë e lutja jonë – sigurisht galdojnë në Qiell, për punën e burrave e të grave vullnetmira në rilulëzimin e shoqërisë dhe të Kishës në Shqipëri.
Mirëpo tani paraqiten të tjera sfida , që presin përgjigje. Në një botë që priret ndaj globalizmit ekonomik e kulturor, duhet bërë çdo përpjekje që rritja e zhvillimi të jenë në shërbim të të gjithëve e jo vetëm të një pjese të popullsisë. Gjithashtu ky zhvillim nuk do të jetë i vërtetë, nëse nuk do të jetë i përballueshëm dhe i barabartë, dmth nëse nuk do t’i ketë mirë parasysh të drejtat e të varfërve dhe nëse nuk do të respektojë mjedisin.
Globalizimit të tregut duhet t’i përgjigjet globalizimi i solidaritetit; rritja ekonomike duhet shoqëruar me më shumë respekt për botën e krijuar; bashkë me të drejtat individuale duhen mbrojtur edhe ato të realiteteve të ndërmjetme mes individit e shtetit me në krye familjen. Shqipëria sot mund të përballet me këto sfida në kornizën e lirisë dhe të stabilitetit që duhen përforcuar dhe që japin shumë shpresa për të ardhmen.
Falenderoj me gjithë zenmër secilin prej jush për mikpritjen e ngrohtë dhe si Shën Gjon Pali i II , në prill të 1993 , i lutem Marisë , Nënës së Këshillit të Mirë, ta mbrojë Shqipërinë dhe i besoj asaj shpresat e mbarë popullit shqiptar. Hyji dikoftë mbi Shqipërinë hirin dhe bekimin e vet!.
VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 Largea_topi-papa-2014-09-21-um-10-30-311411288510


Nishani-Papës: Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut, sot është dy herë e juaja 

Ora 10:00- Pasi ka lënë mesazhin për shqiptarët në Librin e Përshtypjeve në Presidencë Ati i Shentë Papa Françesku dhe Presidenti Bujar Nishani kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat. Harmoni fetare ku krishterimi dhe islamizmi dinë të dialogojnë dhe bashkëjetojnë më së miri në Shqipëri ishte mesazhi thelbësor i fjalës së Presidentit të Republikës Bujar Nishani. Ai theksoi se Shqipëria është një vend me vetëdije të fortë kombëtare. 



“Fort i nderuar At i Shenjtë. Është nder dhe privilegj, është emocion i madh për mua të kem si më të shquarin e miqve në Presidencë. Është një ngjarje e madhe historike për kombin, për të gjithë shqiptarët të cilët një zëri ju thonë mirë se erdhët në Shqipëri!
Faleminderit nga zemra që na zgjodhët ne të parët për udhëtimin tuaj në Evropë dhe çdo bashkëkombasi mund të identifikoj vetëm mirënjohje te ju Shenjtëri! At i Shenjtë ne shqiptarët jemi një popull i vjetër, me vetëdije të fortë kombëtare, kemi një gjuhë të rrënjosur e përbashkuese, por i falemi zotit me mënyra të ndryshme. Këtë akt themelor e kemi bërë në paqe me njëri- tjetrin. Krishterimi dhe Islamizmi këto dy besime të cilat në gjirin e këtij populli të lashtë dinë veç të dialogojnë”- u shpreh Presidenti Nishani.
Më tej Presidenti Nishani renditi vlerat e vendit tonë dhe përpjekjet që ajnë bërë për të mbrojtur besimin deh krishterimin edhe gjatë diktaturës komuniste. “Si të tillë kemi mbërritur te pavarësia jonë në 28 nëntor 1912 deri sot në vitin e 102-të të shtetit shqiptar, jemi krenar për këtë. Mes nesh nuk ka diskriminim, nuk ka intolerancë, nuk ka ekstremizëm, por respekt reciprok të trashëguar brez pas brezi. Harmoni dhe barazi të plotë të komuniteteve fetare, të garantuar nga kushtetuta e shtetit tonë laik. Ne përjetuam për 50 vite një diktaturë të egër ku komunizmi tentoi të ndryshojë antropologjinë humane, të krijoj njeriun e ri pa zot, pa besim, pa kulte. Unë dhe bashkëkombësit mendojmë se kisha katolike dhe komunitetet fetare i kanë rezistuar në mënyrë heroike komunizimit duke i dhënë kombit martirë të denjë në jetë të jetëve për këtë status. Fjalët e fundit të shumë prej priftërinjve katolikë para skuadrave të pushkatimit ishin; “Rroftë Shqipëria! Rroftë Papa!”.
Në emër të binomit atdhe e fe, ishin me dhjetra klerikë që dhanë jetën e tyre. Ky eksperiment fatkeq, kundër natyrës së njeriut na rezulton pa etalon, krahasimi në epokën e modernitetit. Fal zotit ai dështoi. Ishte një sfidë që shqiptarët e përballuan të gjithë së bashku si vëllezër, si bij të të njëjtit zot. Myslimanë e të krishterë u ringritën nga hiri i lirisë dhe besimit. Krishterimi zu fill herët në Shqipëri, me gjasë që në kohën e Apostullit Pal. Historia katolicizmit shqiptar pjese e rëndësishme e historisë së katolicizmit botëror. Ne të gjithë jemi krenarë që gjuha shqip e shkruar ngjizet me një formulë të shenjtë; “Unë të pagëzoj në emër të atit, të birit dhe shpirtit të shenjtë!”, ky bekim e ruajti atë nga zhdukja që i kanosej. Jo rastësisht libri i parë i gjuhës shqipe është një meshar i murgut Gjon Buzuku”- u shpreh presidenti.
Presidenti nuk harroi ti kujtojë Atit të Shenjtë se populli shqiptar është populli i misionares “Nënë Tereza”. “Po ashtu nga tradita e kësaj kishe dhe e këtij vendi doli modeli madhështor i besimit, sakrificës, mirësisë që modifikoi fytyrën e një shekulli të mbarsur me luftë, ajo është e lumja “Nënë Terezë”. Ne jemi populli i Nënë Terezës. Shenjtëri nga historia më rezulton që selia e shenjtë i ka ofruar gjithmonë ndihmë të pa kushtëzuar kombit tim. Heroi kombëtar Gjergj Kastrioti ishte aleat i zgjedhur i Vatikanit”- theksoi Nishani.

Më tej ai bëri me dije se populli shqiptar ka një histori tragjike por që në asnjë moment nuk i ka humbur virtytet siç është mikpritja. Ai falënderoi Atin e Shenjtë për ndihmën që Vatikani i ka dhënë Shqipërisë në gjithë rrjedhën e historisë. ”Ne jemi një popull me histori tragjike, por kemi mbijetuar jemi ringritur dhe me besim ecim drejt të ardhmes. Virtytet nuk na kanë braktisur asnjëherë dhe një prej tyre është mirënjohja. Ne e kemi ndjerë dorën e Vatikanit kur miqtë nuk i kishim të shumtë.
Ndjej kënaqësi të thellë tek ju falënderoj për mbështetjen që na dhatë për Pavarësinë Kombëtare. Kaq e rëndësishme ka qenë mbështetja dhe zëri i selisë së shenjtë kundër tiranisë gjatë stinës së vetmisë së madhe në komunizëm. Mbështetja vinte në emër të zotit ,në emër të lirisë. Kemi marrë prej jush një zë shprese, një horizont lirie nga valët e Vatikanit. Në memorien time është skalitur kujtimi i Pappa Gjon Palit të Dytë që thirri fuqishëm kundër dhunës ateiste dhe totilitarizmit. Ishte ky burrë i ndritur dhe i shenjtë që në vitin 1993 erdhi në Shqipëri për të bekuar një popull të vuajtur për të ringritur kishën katolike dhe nxitur paqen. Kam ndjekur ligjërata tuaja nga sheshi “Shën Pjetër”, janë një leksion i ndritur besimi dhe humanizmi.
Janë një reflektim i madh shpirtëror dhe etik mbi fatet e njeriut dhe perspektivën e tij. Individi dhe shoqëria ,pasuria dhe skamja, shoqëria dhe institucionet, besimi dhe e drejta për ta ruajtur atë, shteti dhe demokracia, bashkëjetesa mes religjioneve, tema të mëdha të trajtuara nga ju janë tepër të dobishme për demokracinë dhe botën mbarë. Shqipëria sheh tek ju një personalitet të madh të gjithë njerëzimit, një mik të shtrenjtë. Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut. Sot kjo shtëpi është dy herë e juaja”- u shpreh Presidenti Nishani.
“Janë një reflektim i madh shpirtëror dhe etik mbi fatet e njeriut dhe perspektivën e tij. Individi dhe shoqëria ,pasuria dhe skamja, shoqëria dhe institucionet, besimi dhe e drejta për ta ruajtur atë, shteti dhe demokracia, bashkëjetesa mes religjioneve, tema të mëdha të trajtuara nga ju janë tepër të dobishme për demokracinë dhe botën mbarë. Shqipëria sheh tek ju një personalitet të madh të gjithë njerëzimit, një mik të shtrenjtë. Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut. Sot kjo shtëpi është dy herë e juaja”- u shpreh Presidenti Nishani.
Shqipëria në 24 vite liri ka bërë progres të madh. Nga vendi më i izoluar në Evropë sapo kemi marrë statusin kandidat fal edhe mbështetjes suaj. Nga një vend ateist, jemi një vend i besimeve fetare. Pak vite më parë jemi bërë anëtarë të NATO-s . Sot kemi një ekonomi dinamike që nuk i është dorëzuar krizës dhe një demokraci të re funksionale që është në kërkim dhe aplikim të standardeve ndërkombëtare. Kemi vullnet dhe energji për tu përballur në emër të së ardhmes evropiane të Shqipërisë. Integrimi është kryefjala e politikës shqiptare. Në këtë kontekst Shqipëria marrëdhëniet me shtetin e Vat
Ora 09:50- Një pritje madhështore, një popull që brohoret dhe gëzohet për ardhjen e një Pape. Në çdo rrugë Papa përshëndetet dhe nderohet. Nga Rinasi ai iu drejtua Presidencës ku u prit me të gjitha nderimet nga kreu i shtetit.
Në takimin e Papa Françeskut me Presidentin e vendit Buajr Nishani, është ekzekutuar fillimisht himni i Vatikanit e më pas ai i Shqipërisë. Më tej Papa është shoqëruar në ambientet e brendshme të Presidencës ku ka lënë një mesazh për popullin shqiptar në librin e përshtypjeve të Presidencës. Kreu i Shtetit e ka shoqëruar më pas të takojë një pjesë të të ftuarve e më pas janë zhvendosur në sallën Skëndërbeg.
Ora 09:46- Një pritje madhështore, një popull që brohoret dhe gëzohet për ardhjen e një Pape. Në çdo rrugë Papa përshëndetet dhe nderohet. Nga Rinasi ai iu drejtua Presidencës ku u prit me të gjitha nderimet nga kreu i shtetit.
Papa drejt Tiranës, në shesh mijëra besimtarë
Ora 09:24- Pamje madhështore vijnë nga sheshi Nënë Tereza, aty ku qindra e mijëra shqiptarë por jo vetëm, presin Papën e të thjeshtëve, i cili tashmë është nisur nga Rinasi, në drejtim të Tiranës.

Ora 09:16- Në takimin e hapur për mediat kryeministri Edi Rama i ka dhuruar Atit të shenjtë, kupën me dheun e tokës së shqiptarëve. Kjo kupë mbante këtë mesazh: “Shenjtërisë së Tij, Papës Françesku, me lutjen e zjarrtë që duke bekuar këtë grusht dhe, nga trualli që shkeli në këtë ditë, të shtrijë mirësinë e Zotit mbi të gjithë vendin e shqiptarëve”.
VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 2183aca32e904f25600f6a7067000352
Ishte ora 09:06 minuta kur Ati i Shenjtë Papa Françesku preku tokën shqiptare. Ai u takua me kryeministrin Rama si dhe delegacionin që e priste në aeroportin “Nënë Tereza”, ndërsa pritet që për rreth minuta në ambientet e këtij aeroporti do të zhvillojë një takim prej 15 minutash me kreun e qeverisë.
Ora 08:51- Avioni, tip ”Airbus A321”, i kompanisë ”Alitalia”, është ulur në Rinas në orën 08:51 minuta, ndërsa në pritje të Papa Françeskut ka dalë Kryeministri Edi Rama, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati si edhe përfaqësues të Kishës Katolike.
Ndërkohë që edhe në sheshin 'Nënë Tereza' mijëra besimtarë të krishterë e myslimanë janë në pritje të Atit të Shenjtë.
Mesazhi i parë i Papa Françeskut: Paqja mes feve shenjë e mirë për botën
Ora 08:40-Vizita e Papa Françeskut ka bërë jehonë në mbarë botën. Mediat po transmetojnë hap pas hapi vizitën e Atit të Shenjtë në tokën shqiptare. Shqipëria është një vend që ka vuajtur aq shumë por pastaj arriti të gjejë paqe me dallimet fetare. Dhe kjo është një shenjë e mirë për botën, paqja dhe ekuilibri janë në favor të qeverisjes”- është shprehur Papa gjatë fluturimit shkruan Tg com.

Ora 07:30- I hipur mbi një makinë, tip ”Ford”, me targa SCV, papa Françesku iu drejtua sot aeroportit të Fiumicinos për t’u nisur për në Shqipëri, vizita e tij e parë në Evropë që nga koha kur u zgjodh në krye të Kishës Katolike. Përpara se të hipte në avionin, tip ”Airbus A321”, i kompanisë ”Alitalia”, papa Bergoglio u përshëndet personalisht me të gjithë përfaqësuesit e aeroportit dhe të policisë. Pasi u përshëndet edhe me gazetarët dhe fotoreporterët, të vendosur rreth 100 metra larg avionit, gjithmonë me çantën e tij të zezë në dorën e majtë, papa Françesku hipi në avionin e pagëzuar “Piazza della Signoria – Gubbio”.
Besimtarë nga i gjithë Ballkani në Tiranë për Papën
Ora 07:15- Mijëra besimtarë të krishterë nga të gjitha trojet shqiptare dhe Ballkani janë nisur me autobusë prej orëve të para të mëngjesit për të pritur dhe përshëndetur Papa Françeskun në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet.
Rreth 2000 qytetarë të Kosovës kanë kaluar pikën kufitare të Morinës. Po në këtë pikë kufitare kanë kaluar edhe sy autobusë me ushtarë të KFOR-it. 3 autobusë me rreth 250 besimtarë janë nisur nga qyteti i Fierit, rreth 280 besimtarë janë nisur nga Berati ndërsa 4 autobusë me besimtarë janë nisur nga qyteti i Durrësit. 200 autobusë me besimtarë janë nisur nga i gjithë Qarku i Lezhës. Ati i Shenjtë pritet të zbresë në tokën shqiptare në orën 09:00.

Dom Gjergj Meta: Lutjet e besimtarëve do lexohen nga një i verbër e një vajzë rome
Ora 07:00- Shefi i zyrës së shtypit për vizitën e Papa Françeskut, Dom Gjergj Meta bëri me dije detajet e fundit për pritjen e Papës. Ndërsa ripërmendi pikat kryesore të axhendës së vizitës njëditore të Papës në Shqipëri, Dom Gjergj Meta tha se leximet gjatë meshës do të lexohen nga dioqeza të ndryshme të Shqipërisë, ndërsa lutjet e besimtarëve do të lexohen nga një person i verbër dhe nga një vajzë romë. Leximet do të jenë nga Ungjilli, fjalimi misionar i Lukës, si dhe letra e Shën Palit. Ai bëri të ditur edhe detaje për meshën që do të mbahet në sheshin ‘Nënë Tereza”. “Në meshë do të lexohet libri i “Daljes” dhe letra drejtuar “Romakëve”, - u shpreh Dom Gjergj Meta. Më tej ai sqaroi se pas meshës Papa do të takojë Ipeshkvijtë dhe krerët fetarë. Ai theksoi se ditën e sotme vizita e Papës do të ndiqet me regji qendrore përmes satelitit të RTSH. Lëvizjet e mediave sqaroi ai do të jenë të kufizuara. Dom Gjergj Meta theksoi se Papa vjen në Shqipëri për inkurajim. Sikundër është bërë e ditur sot në ora 16:00 në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Papa do të takohet me krerët e besimeve të tjera dhe komuniteteve të krishtera. Ati i Shenjtë, duke vlerësuar bashkëjetësën fetare në Shqipëri ka shprehur dëshirën të takojë personalisht përfaqësues të komuniteteve fetare të vendit tonë. Në këtë takim do të marrin pjesë përfaqësues nga komuniteti mysliman, ortodoks, bektashian, katolik dhe protestant. Ky takim do të zhvillohet pa praninë e mediave.

Vizita maratone 11 oreshe
Vizita do të jetë një maratonë prej 11 orësh, gjatë së cilës Françesku do të takojë krerët shqiptarë, do të celebrojë një meshë në sheshin Nënë Tereza në Tiranë, më pas në Universitetin e Këshillit të Zonjës së Mirë do të përshëndesë krerët fetarë, dhe do të mbledhë në katedralen e re rininë katolike për mbrëmësoren. Kjo ditë, historike për gjithë shqiptarët do të përfundojë në një qendër sociale, “Bethanie”, rreth 20 kilometra larg nga Tirana, ku do të takojë jetimë handikapatë.

Papa me NishaninVizita e tij është një bekim i madh sot për cdo shqiptar, të cilët Papa i ka përshkruar si “njerëz që kanë ditur të ndërtojnë një qeveri të unitetit kombëtar mes myslimanëve, ortodoksve dhe katolikeve, me një këshill ndërfetar të ekuilibruar”. Prania e tij këu do shërbejë për t’i thënë gjithë popujve se mund të punohet së bashku. Pra një mesazh për Evropën, e tunduar nga islamofobia dhe Lindja e Mesme e tronditur nga luftërat ndërfetare. Papa do të takohet gjithashtu me krerët e feve të tjera, ortodoksë, protestantë, mysliman, bektashinj dhe hebrenj.
Ky udhëtim i Papa Françeskut ndodh 21 vite pas vizitës historike dhe të paharrueshme të bërë nga Papa Shën Pali i II, më 25 prill 1993, në agimin e asaj “dite të re” që për Shqipërinë, pas rënies së komunizmit, shënoi hapjen e demokracisë, të lirisë fetare dhe të të gjitha të drejtave themelore të burrit dhe të gruas. Eshte udhëtimi i katërt i Tij ndërkombëtar që kur u zgjodh Ipeshkëv i Romës më 13 mars 2013. /bw
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 Empty Re: VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 21, 2014 2:09 pm

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 10665279_10152388589339077_979225157038895421_nVIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 Rugovs-rugova
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 Empty Re: VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 21, 2014 2:52 pm

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 10445982_10152794252637962_5208384512300378924_nVIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 10387344_10152794252692962_1792048725281190209_n
VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 10653312_10152794252847962_2436956457871364734_nVIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 10615979_10152794252932962_7145070572758996048_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 Empty Re: VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 21, 2014 3:00 pm

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 1234186_835876673111112_6935196670392742966_n

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 10356698_835867626445350_1428604554855426622_nVIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 10689621_835815686450544_5326441072029870710_nVIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 10563060_835732149792231_5346565413246046630_n

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 10635833_835728626459250_4063432267864181490_n

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 10665680_835574696474643_7201048358662608343_nVIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 10635988_835574109808035_1052712714446434439_nVIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 10350548_835098546522258_8375292962180264609_nVIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 10628565_833673713331408_2815077096683916751_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 Empty Vizita e Papës përmes 12 fotove

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 21, 2014 4:29 pm

Vizita e Papës përmes 12 fotove
VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 7_2725

Vizita e Papës në Shqipëri është ndjekur drejtpërdrejtë në shumë media të botës. Agjencia e lajmeve AP përmes fotografive ka përshkruar vizitën e Atit të Shenjtë në shtetin e shqiptarëve

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 1_9186
VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 2_6172
VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 3_3813
VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 4_5716
VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 5_2615
VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 6_4653
VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 7_9641
VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 8_7421
VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 9_3937
VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 10_7179
VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 11_6360
VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 12_7859
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 Empty Papa: Askush nuk duhet ta përdorë fenë si pretekst për të kryer akte të dhunshme

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 21, 2014 4:34 pm

Papa: Askush nuk duhet ta përdorë fenë si pretekst për të kryer akte të dhunshme
VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 Z_9587

Papa Françesku, në atë që mund të konsiderohet si kritika më e ashpër ndaj militantëve islamik deri më sot, është shprehur gjatë vizitës historike të tij në Shqipëri se “asnjë grup fetar, i cili përdor forcën apo shtypjen, nuk mund të pretendojë të jetë ushtria e Zotit”

Ati i Shenjtë i bëri këto komente gjatë vizitës në Tiranë, teksa fliste pas takimit në pallatin presidencial me Presidentin Bujar Nishani, duke e quajtur vendin si një “model të harmonisë ndërfetare”, për shkak të marrëdhënieve të mira mes muslimanëve dhe të krishterëve.
“Mos lejoni askënd ta quajë veten ‘forcë’ e Zotit, teksa planifikon apo kryen akte të dhunshme dhe shtypjeje’, tha ai gjatë adresimit ndaj popullit shqiptar, në krah të Presidentit Nishani.
“Askush nuk duhet ta përdorë fenë si një pretekst për të kryer akte kundër dinjitetit njerëzor dhe kundër të drejtave themelore të çdo burri e gruaje, e mbi të gjitha kundër të drejtës për të jetuar e të drejtës për të besuar lirshmërisht”, tha Ati i Shenjtë.
Papa Françesku nuk bëri asnjë referencë të drejtpërdrejtë ndaj militantëve të Shtetit Islamik, të cilët kanë pushtuar territore të tëra në Siri dhe Irak, por ishte e qartë që ngjarjet në Lindjen e Mesme ishin në qendër të vëmendjes së tij.
Shteti Islamik ka deklaruar krijimin e “kalifatit” në territoret e kontrolluara prej tyre dhe kanë vrarë apo dëbuar të gjithë të krishterët, muslimanët shiitë dhe persona të feve të tjera, të cilët nuk i nënshtrohen versionit ekstrem të islamizmit sunit të tyrin.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 Empty Re: VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 21, 2014 4:39 pm

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 10672220_10203942140746103_6304359201373926114_n

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 10689639_10205091854278827_3355368756769610374_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 Empty Re: VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 21, 2014 5:12 pm

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 1452240_10152485693909748_2559835318732128423_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 Empty Re: VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 21, 2014 5:18 pm

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 9r80fb
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 Empty Re: VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 21, 2014 5:19 pm

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 10665261_585896584855077_2143342757136561110_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 Empty Re: VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 21, 2014 5:22 pm

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 10258071_520158761462417_8752511757389588714_nVIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 1450063_520110148133945_2238039543989720774_nVIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 1601460_520128994798727_8000669232243508402_n

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 10690270_520108201467473_4231261219455787315_nVIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 10635864_520100734801553_7650783028032938264_n
VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 10653844_520094471468846_3177351896738607692_nVIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 1604853_519833124828314_3025060565786641508_nVIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 10636000_519754311502862_2846163080193004950_n

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 10649583_519749691503324_7420072049496694228_nVIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 10629775_10202966513787365_1613651883450678720_n
VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 10541987_641780622586470_4475461745187002642_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 Empty Re: VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 21, 2014 7:33 pm

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 10665104_905606196135453_6839165278375603111_nVIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 10574286_904146932948046_1875280622542828095_nVIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 10687179_769103923152872_3529533592897450596_nVIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 10676132_769061563157108_1369370477925682246_nVIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 10659226_769027259827205_4430571360650954247_nVIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 10665220_769027256493872_33061856403991479_nVIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 10372512_769020739827857_7257897056386890949_nVIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 10302025_769026956493902_491163671208485689_nVIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 10685452_769002423163022_8823417984568141702_n
VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 10356025_768129873250277_1245076555502106279_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 Empty Re: VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 21, 2014 8:26 pm

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 10626531_10204833818551057_1785467013578044932_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 Empty Re: VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 21, 2014 8:53 pm

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 10685804_10152389242014077_1392610860233033959_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 Empty Re: VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 21, 2014 8:54 pm

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 10635815_10204178641200172_5390399208008276427_n

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 10410740_10204178641160171_1908167438866213252_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 Empty Re: VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 21, 2014 9:05 pm

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 10712918_10152389276624077_6036014706919641463_n

Papa me krerët e komuniteteve fetare: “Ju jeni modeli dhe kam shumë nevojë për juve!”


Papa Françesku zhvilloi sot pasdite një takim me krerët e besimeve dhe komuniteteve të tjera fetare në Shqipëri, të organizuar në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në Tiranë.
Papa Francesku e kishte vleresuar qe me pare bashkejetesen fetare ne Shqiperi. Bashkejetesa fetare ka qene edhe nje prej arsyeve te vizites se Papa Franceskut ne Tirane.
Ne mesazhin e tij, Papa Francesku, shprehu keqardhje per vuajtjet dhe veshtiresite qe ka kaluar populli shqiptar gjate historise se tij.
Papa Francesku u beri thirrje perfaqesuesve te besimeve fetare ne Shqiperi qe ta mbajne dhe ta thellojne traditën e marrëdhënieve të mira ndërmjet bashkësive fetare në Shqipëri dhe të ndjehen të bashkuar në shërbimin ndaj atdheut të shtrenjtë.
Më poshtë fjala e plotë e mbajtur nga Papa Françesku në këtë takim:
Të dashur miq,
Jam vërtet i gëzuar për këtë takim, ku janë mbledhur përgjegjësit e besimeve fetare kryesore të pranishme në Shqipëri. Përshëndes me respekt të thellë secilin prej jush dhe bashkësitë që përfaqësoni; e falenderoj nga zemra imzotin Massafra për fjalët e tij, me të cilat paraqiti dhe hapi takimin. Është e rëndësishme që jeni këtu së bashku: është shenjë e dialogut që jetoni ditë për ditë, duke u përpjekur të lidhni me njëri-tjetrin marrëdhënie bashkëpunimi vëllazëror, për të mirën e mbarë shoqërisë.
Për fat të keq, Shqipëria ka qenë dëshmitare e dhunës dhe e dramave që mund të shkaktojë përjashtimi përdhuni i Hyjit nga jeta vetjake dhe shoqërore. Kur, në emër të një ideologjie, synohet përjashtimi i Hyjit nga shoqëria, arrijmë të adhurojmë të tjerë idhuj e shumë shpejt edhe vetë njeriu përhumbet, i nëpërkëmbet dinjiteti e i dhunohen të drejtat. Ju e dini mirë çfarë mizorie mund të shkaktojë mohimi i lirisë së ndërgjegjes e i lirisë fetare dhe si, nga të tilla plagë, natyra njerëzore varfërohet gjer në palcë, sepse i mungon shpresa dhe pikësynimet ideale.
Një ndër rrjedhojat pozitive të ndryshimeve që filluan në vitet ’90 të shekullit të shkuar është edhe krijimi i kushteve për liri të mirëfilltë fetare. Kjo i krijoi secilës bashkësi kushtet të rigjallërojë traditat, të cilat nuk ishin shuar asnjëherë, pavarësisht nga përndjekjet e egra, dhe bëri të mundur që të gjithë të japin ndihmesën e vet në dobi të rindërtimit moral të vendit, para atij ekonomik, duke u mbështetur tek bindjet fetare përkatëse.
Në të vërtetë, sikurse pati pohuar Shën Gjon Pali II gjatë vizitës së tij historike në Shqipëri më 1993, “liria fetare […] nuk është vetëm dhuratë e çmuar e Zoti për ata që kanë hirin e fesë: ajo është dhuratë për të gjithë, sepse është garancia që qëndron në themel të çdo shprehjeje tjetër të lirisë […] Asgjë më shumë se feja nuk na kujton se, po të kemi një krijues të vetëm, jemi edhe vëllezër, të gjithë! Liria fetare është mburojë kundër të gjithë totalitarizmave dhe ndihmesë vendimtare për vëllazërinë njerëzore” (Mesazhi drejtuar kombit shqiptar 25 prill 1993).
Por, duhet të shtojmë menjëherë: “Liria e vërtetë fetare i shmanget tundimit të mostolerancës e të sektarizmit dhe mbështet qëndrimet e respektit dhe të dialogut konstruktiv” (po aty). Nuk mund të mos e pranojmë se mungesa e tolerancës ndaj atij që ka bindje fetare të ndryshme nga tonat është armik posaçërisht tinëzar, që sot, fatkeqësisht, po shfaqet në rajone të ndryshme të botës. Si besimtarë, duhet të jemi veçanërisht syhapur, që shpirti fetar dhe etika, të jetuara me bindje dhe të dëshmuara me pasion, të shprehen gjithmonë me sjellje të denja për misterin që duan të nderojnë, duke i përjashtuar me vendosmëri si të pavërteta, sepse të padenja për Hyjin e për njeriun, të gjitha ato forma që përfaqësojnë përdorimin e shtrembër të fesë. Feja e vërtetë është burim paqeje e jo dhune! Askush nuk mund ta përdorë emrin e Hyjit për të ushtruar dhunë. Të vrasësh në emër të Hyjit është sakrilegj i madh! Të diskriminosh në emër të Hyjit është çnjerëzore.
Nga kjo pikëpamje, liria fetare nuk është një e drejtë që mund të garantohet vetëm me anë të sistemit ligjor në fuqi, gjithashtu i domosdoshëm: është hapësirë e përbashkët, mjedis ku mbizotëron respekti e bashkëpunimi, që duhet realizuar me pjesëmarrjen e të gjithëve, edhe të atyre që nuk kanë asnjë besim fetar. Më lejoni të paraqes dy qëndrime, që mund të jenë veçanërisht të dobishme për zhvillimin e kësaj lirie themelore.
I pari është ai, sipas të cilit shohim tek çdo burrë e grua, edhe tek ata që nuk i përkasin traditës sonë fetare, jo kundërshtarë, aq më pak armiq, por vëllezër e motra. Kush është i sigurt për bindjet e veta, nuk ka nevojë të imponohet, të ushtrojë trysni tek të tjerët: e di se e vërteta ndryn në vetvete forcën rrezatuese. Të gjithë, në fund jemi, shtegtarë mbi këtë tokë, e në këtë udhëtim, ndërsa dëshirojmë me gjithë shpirt të vërtetën dhe amshimin, nuk jetojmë si qenie të mëvetësishme dhe të vetëmjaftueshme, as si individë, as si grupe kombëtare, kulturore apo fetare, por varemi nga njëri-tjetri, i jemi besuar kujdesit të të tjerëve. Çdo traditë fetare, nga brendia e vet, duhet të jetë në gjendje të japë llogari për ekzistencën e tjetrit.
Qëndrimi i dytë është angazhimi në dobi të së mirës së përbashkët. Kur pjesëmarrja në traditën fetare përkatëse shërben si frymëzim për t’i shërbyer mbarë shoqërisë me më shumë bindje, me më shumë bujari e pa interes, aty gjendet ushtrimi i vërtetë i lirisë fetare dhe thellimi i saj. Ajo, atëherë, nuk shfaqet vetëm si hapësirë e autonomisë së kërkuar me të drejtë, por si një mundësi e fuqishme, që e pasuron familjen njerëzore, me ushtrimin e saj të mëtejshëm. Sa më shumë të jemi në shërbim të të tjerëve, aq më shumë jemi të lirë.
Le të shikojmë përreth nesh: sa nevoja kanë të varfrit, sa nevojë kanë shoqëritë tona të gjejnë ende udhët për tek drejtësia sa më e përhapur shoqërore, drejt zhvillimit ekonomik gjithëpërfshirës! Sa shumë ka nevojë shpirti njerëzor të mos e humbë kuptimin e thellë të përvojave të jetës dhe të rigjejë shpresën! Në këto fusha veprimi, burra e gra të frymëzuar nga vlerat e traditave të veta fetare mund të japin një ndihmesë të rëndësishme, madje të pazëvëndësueshme. Ky është një truall veçanërisht pjellor edhe për dialogun ndërfetar.
E pastaj, një gjë, pa identitet, nuk do të ishte dialog. Do të ishte dialog fantazmë, apo jo? Do të ishte… por, gjithçka është relative, relativizëm… Parimi është i qartë: nuk mund të dialogohet, nëse nuk nisemi nga identiteti vetjak, nuk shërben. Secili nga ne ka identitetin e vet fetar, është besnik ndaj tij. Por, Zoti e di sa mbart historia. Ecim duke u nisur nga identiteti ynë, pa u shtirë sikur kemi një tjetër: kjo nuk shërben, Nuk ndihmon. Ky është relativizëm. Ajo që na bashkon, është udha e së mirës… E kështu, si vëllezër, ecim së bashku. E secili nga ne ia ofron tjetrit dëshminë e identitetit të vet e dialogon me tjetrin. Pastaj, dialogu mund të shkojë përpara në çështje teologjike: e kjo është vërtet e bukur! Por ajo, që është më e rëndësishme, është të ecim së bashku, pa e tradhtuar identitetin tonë, pa e maskuar, pa hipokrizi…. Më bën mirë kur e mendoj këtë.
Të dashur miq, ju bëj thirrje ta mbani dhe ta thelloni traditën e marrëdhënieve të mira ndërmjet bashkësive fetare në Shqipëri dhe të ndjeheni të bashkuar në shërbimin ndaj atdheut tuaj të shtrenjtë. Eh? Me pak sens humorizmi, mund të themi se kjo duket si një skuadër futbolli, jo? Katolikët, kundër gjithë të tjerëve…
Të gjithë bashkë, për të mirën e Atdheut e të njerëzimit! Vijoni të jeni për vendin tuaj, e jo vetëm, shenjë që tregon se janë të mundura marrëdhëniet e përzemërta dhe të bashkëpunimit të frytshëm ndërmjet njerëzve me përkatësi të ndryshme fetare. E, ju kërkoj një favor: të luteni edhe për mua. Edhe unë kam nevojë. Shumë nevojë.
Faleminderit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI - Faqe 2 Empty Re: VIZITA E PAPËS NË SHQIPËRI

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi